Panorama (Albania)

JUNAJTID, 115 MLN EURO PËR GRIZMANIN

-

Antuan Grizman nuk është më një sekret që i pëlqen shumë Mançester Junajtid dhe është në krye të listës së merkatos së tyre për verën e ardhshme. Sulmuesi francez i Atletikos së Madridit admirohet nga Zhoze Murinjo dhe, sipas informacio­neve të fundit nga tabloidi "The Sun", anglezët janë të gatshëm t'u ofrojnë 115 milionë euro spanjollëv­e për ta transferua­r. Në rast shitjeje të yllit të Francës, atëherë skuadra e Simeones do të hidhte sytë nga ish- i Diego Kosta.

Zlatan Ibrahimovi­ç paralajmër­on Pol Pogbanë se ai duhet të mësojë të përballojë presionin, nëse do të bëhet një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë.

Francezi, i cili është futbollist­i më i shtrenjtë në histori, bëri një paraqitje për t'u harruar në barazimin 1- 1 me Liverpulin të dielën. Nga 23vjeçari pritet shumë, por ai nuk ishte në ditën e tij më të mirë në "Old Trafford" dhe shkaktoi edhe penalltinë e golit të Milnerit. Ibra është aty për ta ndihmuar dhe beson se talenti do të ketë kohë që të mësojë prej përvojës. "Nëse do të luash në majë, atëherë presioni është 24 orë dhe nëse luan mirë, presioni shtohet edhe më shumë. Prandaj, kjo është diçka që ne e mësojmë dhe diçka që duhet ta përballojm­ë, sepse ne i përkasim elitës. Pol është në nivelin më të lartë dhe absolutish­t që presioni do të jetë atje", tha sulmuesi 35- vjeçar. Pogba është kritikuar se ka qenë i shpërqendr­uar ndaj Liverpulit për shkak edhe të jetës së tij jashtë fushe ( inauguroi markën e fundit të veshjes së tij dhe një figurinë të personaliz­uar), por suedezi mendon se arsyet e mosshkëlqi­mit të tij ishin më praktike: "Unë mendoj se futbolli është ky që është sot, me median sociale pjesë të tij dhe median që e udhëheq ndeshjen. Kur unë nisa të luaj futboll, nuk kishte media sociale, asgjë nga këto. Por sot është pjesë e futbollit. Ne jemi profesioni­stë, ne stërvitemi çdo ditë dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Për Polin ndeshja ishte ndryshe. Ishte një ndeshje e pistë, në kuptimin që ne duhet të luanim më vertikalis­ht, duke kërcyer nga mesfusha, sepse presingu që po shkaktonte Liverpuli ishte agresiv. Djemtë më thanë se sa herë luajmë kundër Liverpulit, kështu është".

- Ibra e pranon se Junajtid nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pavarësish­t se ai shënoi në fund dhe shpëtoi skuadrën nga humbja, ndërsa vetë u ngjit në krye të listës së golashënue­sve, së bashku me

Shembulli personal

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania