Panorama (Albania)

Juventusi, logoja e re "e kopjuar" nga një fabrikë... sallamesh

-

"Ta lëmë të shkuarën prapa, përfshirë edhe humbjen me Fiorentinë­n". Të hënën në mbrëmje, në Muzeun e Shkencës dhe Teknologji­së, në Milano, Juventusi ka prezantuar logon e re, një revolucion total kundrejt së kaluarës, sepse ndërsa gjithmonë ka figuruar një stemë normale, mes ngjyrave bardhezi dhe një zebre, tani e në vazhdim klubi bardhezi do të ketë vetëm një "J", më saktë një dopio "J", të dizenjuar nga kompania "Interbrand­s". Prezantimi i kësaj logoje është shoqëruar nga një mbrëmje madhështor­e, me shumë të ftuar "VIP", ku ato që spikatën ishin modelja Emili Rajtakovsk­i dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, të cilat tërhoqën si me magnet shumë prej lojtarëve të "Zonjës së Vjetër", për të bërë foto me to, por edhe dy stilistët "Dolce & Gabbana" e shumë e shumë të tjerë. Videoja madhështor­e që shoqëroi këtë risi vijoi me deklaratën e presidenti­t të Juven- tusit, Andrea Anjeli, i cili u pa shumë i sigurt për hapin e ndërmarrë: "Logoja e re përkufizon stilin dhe na mundëson komunikimi­n dhe mënyrën tonë të të qenit, gjithmonë duke ecur me kohën, pa frikë nga ndryshimet dhe natyrisht në kërkim të fitores së radhës". Por, nëse krerët e klubit dhe lojtarët ishin të gjithë të ekzaltuar, ata që nuk e kanë pritur mirë kanë qenë tifozët. "Po bëni shaka me siguri?!", ishte komenti më i shpeshtë, i shoqëruar shpeshherë edhe më logon e vjetër.

- Sikur të mos mjaftonin pakënaqësi­të e komenteve, në media dhe sidomos në rrjetet sociale kanë nisur të dalin edhe akuza të mundshme në lidhje me kopjimin e kësaj logoje të re të Juventusit, i cili thjesht ka zgjedhur mes disa punimeve. Ajo që ka bërë më shumë bujë lidhet pa dyshim me ngjashmëri­në e frikshme mes logos së re të bardhezinj­ve dhe një fabrike sallamesh e proshutash në Spanjë, "JJ Carreras", e cila është në treg që prej vitit 1986. E sigurisht që satira dhe ironia nuk ka munguar.

Akuzat për kopje

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania