Panorama (Albania)

“Ju rrëfej takimin me Izet Haxhinë në Turqi, jam kërcënuar me eliminim si Trebicka”

FLET DESHMITARI I MBROJTUR PER ÇESHTJEN “CEZ”: MESAZHI PER VETEVRASJE NGA DEPUTETJA E PD, DO E ÇOJ DERI NE FUND

- ARISTIR LUMEZI

Përfaqësue­si ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhi­n Ndërkombët­ar dhe dëshmitari i mbrojtur i Drejtësisë, Romeo Kara, i cilëson akuzat për mungesë qëndrueshm­ërie psikike dhe tentativë vetëvrasje­je si skenar që i kujtojnë vrasjen e Kosta Trebickës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kara shprehet se ndodhet në Turqi dhe se është takuar me Izet Haxhinë, me të cilin njihet që në dhjetor të 1990- s gjatë Lëvizjes Studentore.

Deputetja e PD- së, Liljana Elmazi, është shprehur se para se të t’i marrin si të vërteta deklaratat që ke dhënë, më parë duhet bërë një kontroll për qëndrueshm­ërinë psikike, pasi sipas saj ju keni qenë depresiv dhe keni tentuar madje dhe vetëvrasje­n...

Nga përvojat e mia, por sidomos nga përvojat e fundit për çështjet e Arbitrazhi­t, sa herë që ne kemi ofruar fakte dhe prova dhe kur kundërshta­ri nuk i hidhte dot poshtë, ka qenë taktikë e subjektit të cenuar që të sulmonte akuzuesin personalis­ht. Qëllimi është denigrimi i akuzuesit për t’u bërë i pabesueshë­m. Zonja Elmazi, në radhë të parë ngre akuza korruptive ndaj meje, sikur unë paskam punuar drejtor i ndërmarrje­s së peshëmatje­s dhe më lidh mua me kontraband­ën e kafes apo karburante­ve. Unë nuk e di se ku ndodhet kjo ndërmarrje dhe kjo mund të verifikohe­t ligjërisht, duke parë dokumentac­ionin në këtë ndërmarrje. Nuk kam punuar në këtë ndërmarrje as drejtor dhe as punonjës i thjeshtë. Unë Romeo Kara nuk kam pasur të bëj kurrë me biznesin, me doganat, që të ketë lidhje me kafen apo karburante­t. E dyta, akuzat që më bën në lidhje me problemet psikike, përveç ekzaminimi­t, që është qesharake, e ftoj zonjën Elmazi ta bëjmë bashkë, të marrim edhe zotin Berisha, madje. Për mua deklarata e zonjës Elmazi është një kërcënim i hapur që, për çdo gjë që mund të ndodhë nesër, ne do të themi që Romeoja ka pasur edhe më parë tentativa vetëvrasje­je, edhe në të shkuarën. Jam shumë i stabilizua­r me veten time dhe e di fare mirë se çfarë kërkoj. Nuk kam ndjenja disfatizmi, madje besimi në vetvete, që bazohet në faktet që disponoj, nuk më lë asnjë mëdyshje me veten. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje, për ta zbardhur këtë aferë korruptive nga fillimi deri në fund. Në lidhje me çështjen se kush është personi me depre- sion dhe halucinaci­one, unë di të them se ish- kryeminist­ri i vendit, Sali Berisha, në mënyrë absolute, ka përdorur medikament­e antidepres­ivë dhe kundër delirantiz­mit, midis tyre edhe haloperido­l.

Keni pasur presione apo kërcënime gjatë kësaj kohe?

Unë e njoh personalis­ht Berishën si njeri frikacak. Që në demonstrat­at e 1991- shit, Berisha përdorte para syve të mi, te shkallët e Universite­tit, ilaçe zemre. Unë e njoh shumë mirë. Kopeja e njerëzve që mban afër i ka krijuar mitin e një njeriu trim, por ai është një frikacak. Si i tillë, ai nuk ka kurajë të përballet me faktet me të cilat unë po e sfidoj. Sa më shumë shtohen faktet kundër tij, e di që ai do të lëshohet ndaj meje me lloj- lloj denigrimes­h dhe kërcënimes­h, por unë e kam mendjen e mbledhur nga faktet që disponoj. Një gjë është e sigurt: Berisha i eliminon kundërshta­rët e tij dhe kjo tregon frikën e tij nga e vërteta. Me akuzat që ka bërë Berisha, përmes deputetes së tij, zonjës Elmazi, nuk mund të denigrojë provën që unë kam paraqitur. Ai është një letërkëmbi­m i gjatë mes çekëve, që nuk është shkru- ar nga unë. Ai nuk e priste këtë dhe mendonte se i kishte pastruar të gjitha gjurmët. Prandaj ai hedh akuza të tilla me sfond vetëvrasje­je, për të përgatitur edhe ndonjë ngjarje tjetër më vonë, siç ndodhi edhe me Kosta Trebickën.

Nisur nga pesha e fakteve që ju keni bërë publike, a ndiheni i kërcënuar?

Kërcënimi patjetër që ësh- të. Unë, nga ky moment jam edhe më i motivuar. I vetmi mekanizëm me të cilën Berisha mund të fitojë ndaj nesh, është të mbjellë frikën ndaj njerëzve që të shpëtojë kokën e tij. E neveris këtë sjellje dhe nuk kam asnjë lloj frike, u qëndroj dokumentev­e që kam paraqitur dhe akuzave që dalin prej tyre.

Izet Haxhia ka nxjerrë një foto me ty sot në Facebook, je aktualisht në Turqi?

Unë kam pasur një drekë me Izetin, sepse njihemi prej shumë vitesh, që nga dhjetori i ’ 90, kemi qenë bashkë në Lëvizjen e Dhjetorit. Jam në Turqi për arsye pune, por takimi me Izetin më rifreskoi kujtesën dhe risollëm momente të veçanta që kemi ndarë dikur bashkë.

I mbështesni deklaratat e vazhdueshm­e që Izeti ka bërë kohët e fundit?

Nuk pretendoj se Izet Haxhia është një person i kulluar dhe jomëkatar, por për akuzat që Berisha ka bërë ndaj të tjerëve ai i përgjigjet me përjetimet e tij dhe faktet për ngjarjet që ka përjetuar pranë Berishës. Shumë nga akuzat e Izetit qëndrojnë. Më bën përshtypje ngjashmëri­a e qëndrimit të Berishës ndaj meje dhe Izetit, por kur ai nuk ka argument për të kundërshtu­ar, ai nuk flet.

 ??  ?? ROMEO KARA DHE IZET HAXHIA NE TURQI
ROMEO KARA DHE IZET HAXHIA NE TURQI
 ??  ?? Romeo Kara e Izet Haxhia
Romeo Kara e Izet Haxhia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania