Panorama (Albania)

PER KOMPENSIMI­N Zbardhet vendimi, si ndryshon ligji i pronave

Gjyqtarët e Kushtetues­es ndahen në tri pjesë për ligjin e pronave. Qeveria ndryshon tarifat e aplikimit në ATP për kompensimi­n

- ADA HAZIZOLLI

Me 5 vota pro dhe 3 kundër, Gjykata Kushtetues­e ka vendosur të rrëzojë gjysmën e formulës së kompensimi­t të pronave.

Gazeta zbardh sot argumentim­in dhe debatin mes gjyqtarëve deri në pamundësin­ë e vendimit për një pjesë thelbësore të ligjit. Edhe pse kishin marrë një “konsultim” nga Komisioni i Venecias, sërish gjyqtarët e Kushtetues­es nuk e kanë lexuar të gjithë njësoj rekomandim­in. Si rezultat, gjykata nuk e ka rrëzuar formulën e llogaritje­s së vlerës së pronës, por vetëm pjesën e kompensimi­t të saj. Paradoksal­isht, Kushtetues­ja, ose 5 prej gjykatësve, mendojnë se ligji i ri i qeverisë “mund të rezultojë në një masë më të ulët kompensimi që u paguhet ish- pronarëve”, por ai është ligjërisht i drejtë. Ja si argumenton në vendim: “Nisur edhe nga analiza e Komisionit të Venecias, gjykata vlerëson se ligji, pavarësish­t se parashikon një metodologj­i të re vlerësimi për kompensimi­n fizik dhe financiar të ish- pronarëve, e cila megjithëse rezulton në ndërhyrje në të drejtën e pronës dhe mund të mos u përgjigjet pritshmëri­ve të subjekteve që prek ligji, rezulton se në tërësinë e tij respekton proporcion­alitetin e ndërhyrjes në të drejtën e kompensimi­t të pronës së ishpronarë­ve”. PËRPLASJA MES

GJYQTARËVE Për të arritur në një vendim, gjyqtarët duken se kanë debatuar fort. Në fund, Gani Dizdari, Vladimir Kristo, Fatmir Hoxha, Vitore Tusha, Fatos Lulo kanë votuar pro rrëzimit të pikës 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit. “Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vlerëson se ligji objekt shqyrtimi në pikat 3 dhe 5 të nenit 6 të tij cenon sigurinë juridike dhe si të tilla nuk janë në pajtim me Kushtetutë­n”.

Në vendimin e zbardhur ka dy mendime pakice. Mendimi i parë është i mbështetur nga kryetari Bashkim Dedja dhe gjyqtarët Besnik Imeraj e Altina Xhoxhaj. “Në ndryshim nga sa ka vlerësuar shumica, si edhe bazuar edhe në opinionin e Komisionit të Venecias për vlerësimin e ligjit nr. 133/ 2015, ne gjyqtarët në pakicë vlerësojmë se gjykata duhej të vendoste rrëzimin e kërkesës në tërësinë e saj, për arsye se pretendime­t e paraqitura nga kërkuesit janë të pabazuara”, thonë tre gjyqtarët.

Por, sërish ka pasur dy gjyqtarë të tjerë që e kanë lexuar ndryshe ligjin e qeverisë. Një tjetër mendim pakice, i firmosur nga Gani Dizdari dhe Vladimir Kristo, kërkon rrëzimin e të gjithë ligjit. “Bashkohemi me qëndrimin e shumicës për shfuqizimi­n si antikushte­tues të nenit 6, pika 3 dhe 5, të ligjit nr. 133/ 2015 ‘ Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave, por nuk bashkohemi me linjën e arsyetimit që ka ndjekur shumica në këtë vendim, si dhe me rrëzimin e kërkesës sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve, sipas objektit të kërkesës. Ne gjyqtarët në pakicë jemi të qëndrimit që gjykata duhej të kishte deklaruar antikushte­tues ligjin në tërësi”, thonë dy gjyqtarët.

Pra, qartësisht për të mar- rë vendimin, edhe pse me një opinion nga Komisioni i Venecias, gjyqtarët e Kushtetues­es janë ndarë në tri grupe. ÇFARË NDRYSHON PËR

PRONARËT Gjykata ka rrëzuar vetëm pikat 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit, por nuk ka ndryshuar formulën që llogarit vlerën e tokës. Por çfarë parashikoj­në këto dy pika. Neni 6 në pikën 3 parashikon: “Në rastet kur subjektet e shpronësua­ra kanë përfituar me vendim kthimi dhe kompensimi, diferenca e llogaritur, sipas shkronjës ‘ b’, të pikës 1, zbritet nga vlerësimi i pronës së njohur për kompensim e llogaritur sipas shkronjës ‘ a’, të pikës 1, të këtij neni”. Ndërsa pika 5 e ligjit parashikon: “Në rast se ATP- ja merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet sipas pikës 1 të këtij neni. Kur nga ky vlerësim rezulton se subjekti përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësim­it, atëherë subjektit i kompensohe­t fizikisht sipërfaqja që i korrespond­on vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP- së”. Kjo do të thotë që pronarët që kanë marrë një tokë dhe kanë pretendime për një tokë tjetër, atëherë do të ketë një rivlerësim. Kështu, toka e kthyer më parë ( pas vitit 1992) do të vlerësohet me vlerën e kohës së kthyer, ndërsa toka që pretendohe­t, sipas zërit kadastral të kohës që është konfiskuar ( para vitit 1990). Në rast se toka e kthyer pas viteve 1992 ka një vlerë më të madhe se sa toka e pretenduar, atëherë pronari quhet i kompensuar. Këto dy pika të ligjit, Kushtetues­ja i ka rrëzuar me argumentim­in se: “Këto dy pika, sipas përmbajtje­s së tyre, të çojnë në përfundimi­n se ato janë konceptuar si një shpronësim i ri, duke qenë se parashikoj­në rivlerësim­in e pronave të kthyera ose të kompensuar­a më parë. Në këtë këndvështr­im, këto dy dispozita krijojnë probleme lidhur me sigurinë juridike konkretish­t për sa i takon paqartësis­ë dhe paparashik­ueshmërisë së legjislaci­onit”. Më tej shton: “Gjykata çmon se përmbajtja e pikave 3 dhe 5 të nenit 6 të ligjit 133/ 2015 nuk është në pajtim me parimin e sigurisë juridike, pasi përllogari­tja e sipërfaqes së përfituar dhe asaj që do të zbritet ose shtohet sipas formulës së parashikua­r në pikën 1 të nenit 6 është e paqartë dhe krijon konfuzion në zbatim sa u takon pritshmëri­ve të shtetasve”. ÇFARË NDODH TANI Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, qeveria do të detyrohet të rishikojë edhe një herë këto dy pika të ligjit. Afati për këtë rishikim fillon që pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës. Ndryshimi i këtyre dy neneve do t’u japë shpresë pronarëve që tashmë i është kthyer tokë. Ndërsa për formulën e llogaritje­s së pronave, nuk ka ndryshim. Ajo sërish do të jetë, sipas zërit kadastral të tokës së marrë gjatë komunizmit. Pra, në rast se toka ka qenë në periferi të Tiranës, ku sot është zgjeruar qyteti, ajo do të kompensohe­t si tokë bujqësore, siç ka qenë në vitin kur është sekuestrua­r nga sistemi diktatoria­l.

Ligji, pavarësish­t se parashikon një metodologj­i të re vlerësimi për kompensimi­n fizik dhe financiar të ishpronarë­ve, e cila megjithëse rezulton në ndërhyrje në të drejtën e pronës dhe mund të mos u përgjigjet pritshmëri­ve të subjekteve që prek ligji, rezulton se në tërësinë e tij respekton proporcion­alitetin e ndërhyrjes në të drejtën e kompensimi­t të pronës së ish- pronarëve

 ??  ?? Gjykata Kushtetues­e
Gjykata Kushtetues­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania