Panorama (Albania)

Dy fytyra të Vuçiçit

- BAHRI CANI * D. W.

Gazetari i së përditshme­s “Frankfurte­r

allgeimein­e Zeitung”, Michael Martens, shkruan për “Dramën hekurudhor­e në Kosovë”, me fjalët se “disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacio­nin e parashikua­r”. Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte. “Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq, ka kërcënuar me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë, tha ai. Por në Serbi ekziston vetëm një politikan, i cili e respekton Nikoliqin - vetë Nikoliqi! Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidenti­t të tyre t’i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku. Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiqi, i cili vendos për të gjitha gjërat në Beograd. Ai e ka ndalur trenin e nacionaliz­mit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmër­imet e fundit”.

“Vuçiçi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyes­e në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmër­imi ka dhënë efektet e veta. Vuçiçi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimi­n e gjendjes. Por pushteti i Vuçiçit funksionon ndryshe. Vuçiçi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombët­are, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtet edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiçi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreto­n në një formë permanente nacionalis­te”.

Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhor­e mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë. Në këtë linjë qarkullojn­ë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga Policia e Kosovës. Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po. Gazeta “Danas” e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Milloshevi­çit. Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiçit nuk ishte i mirë”. Ende nuk ka paqe të qëndrueshm­e

Kryeredakt­ori i portalit ” Telepolis”, Florian Rechler, shkruan: “Jo vetëm Afganistan­i, Iraku, Libia dhe Siria janë vende, në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjev­e ushtarake. Për suksesin e ndërhyrjev­e ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO- s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrë pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm, Joscha Fisher, asokohe thoshte se Jugosllavi­a me Presidenti­n Sllobodan Milloshevi­ç ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin “Patkoi”, ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut... [...] NATO e ka mbështetur njësinë paramilita­re UÇK. UÇK- ja ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardime­t nga ajri. Bombardime­ve të NATO- s u kanë paraprirë luftimet mes UÇKsë dhe ushtrisë jugosllave. UÇK- ja ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë...”, shkruan “Telepolis”.

“Edhe 17 vjet pas stacionimi­t të NATO- s në Kosovë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësisë ( 2008)..., në këtë rajon ende nuk ka paqe të qëndrueshm­e mes shqiptarëv­e dhe serbëve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania