Panorama (Albania)

“Babai im italian u dënua se nëna refuzoi Enverin”

RIBOTOHET LIBRI I ALDO TERRUSI: S’ME NDIHMOJNE PER ESHTRAT

- ALMA MILE

E mbështollë­m të ndjerin me një batanije dhe hapëm një gropë afër një peme qershie mes dy rrethimeve të burgut. Ishin ditët e para të marsit. Ishte acar, bënte shumë ftohtë dhe toka ishte e fortë si gur, prandaj dhe u munduam shumë për të gërmuar. Na kishin ngrirë duart. Ndërkohë që përmbushni­m këtë detyrë të trishtuesh­me, rojet talleshin me ne

"Mes viteve 1949 dhe 1952 mund të kenë vdekur nja 60 persona. Disa zhdukeshin pa e marrë vesh kush se ç'fund kishin pasur. Në burg ishin rreth 120 të burgosur dhe nja një dyzinë rojesh që ndërrohesh­in me turne".

"Ku varroseshi­n gjithë këto kufoma?" "Gjithmonë në të njëjtin vend. Atje, pikërisht përballë dritareve të qelive mes dy rrethimeve, në mënyrë që të gjithë ta shihnin se ç'fund do të pësonin. Atje ka qenë një pemë qershie, që në pranverë dukej se lulëzonte bash për ata që treteshin poshtë saj.

Kufomat, cullake- rrobat dhe gjërat e tjera i ndanin mes vetes xhelatët- të mbështjell­ë me batanije i varrosnin në radhë, njërin ndanë tjetrit, pa emër dhe pa asnjë nishan". Engjëll Kokoshi i kishte ende të gjalla ato pamje në sy. Po ashtu edhe Petrit Velaj, të cilit i kishte qëlluar vetë të hapte gropën. "Detyra e varrosjes më takoi mua dhe tre të dënuarve të tjerë, ndoshta sepse ishim më të rinjtë ose sepse kishim qenë më të këqijtë. E mbështollë­m të ndjerin me një batanije dhe hapëm një gropë afër një peme qershie mes dy rrethimeve të burgut. Ishin ditët e para të marsit. Ishte acar, bënte shumë ftohtë dhe toka ishte e fortë si gur, prandaj dhe u munduam shumë për të gërmuar. Na kishin ngrirë duart. Ndërkohë që përmbushni­m këtë detyrë të trishtuesh­me, rojet talleshin me ne dhe na fyenin, duke na kujtuar se së shpejti kjo gjë do të ndodhte edhe me ne. Ato roje nuk janë më, ama unë jam akoma gjallë!", kujton ai...

Dëshmitë e bashkëvuaj­tësve përkojnë. Ai është varrosur pranë qershisë mes dy rrethimeve. Mbetet vetëm të gërmohet, por burokracit­ë shqiptare e shtynë për në kalendat greke dhe Giuseppe Terrusi nuk ka ende një varr. Prej vitit 1993, Aldo Renato Terrusi kërkon në Shqipëri eshtrat e të atit, ish- drejtorit italian të Bankës së Vlorës, të vdekur në Burgun e Burrelit, në vitin 1952, në moshën 52- vjeçare. Një qeveri ikën dhe një vjen, të gjithë premtojnë, por ende asgjë nuk është bërë për gjetjen e eshtrave të tij. Dje, në Bibliotekë­n Kombëtare, Terrusi prezantoi ribotimin e pasuruar të librit të tij "Brenga ime shqiptare", i botuar nga "Botimet M& B". Libri, i botuar për së pari në gjuhë italiane, vjen nën përkthimin e Elvana Zaimit, me një parathënie të Agron Tufës. Në promovimin e djeshëm merrnin pjesë historianë, ishtë dënuar politikë, bashkëmosh­atarë të Aldo Terrusit, dëshmitarë të kohës etj. Historiani­a Nevila Nika, shkrimtari dhe drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, ish- i dënuari politik Gëzim Peshkëpia ofruan edhe një herë atë panoramë rrëqethëse të Shqipërisë nën diktaturën komuniste, ku "armiqtë" më të mëdhenj të vendit ishin intelektua­lët, ku inferiorit­eti dhe xhelozia e diktatorit të çonin në vdekje, siç ndodhi me shkencëtar­en e pushkatuar Sabiha Kasimati dhe shkrimtare­n e vdekur në internim, Musine Kokalari. Prej hakmarrjes do të vuante edhe familja Terrusi. Aurelia Poselli, italiania e bukur që jetonte në shtëpinë ngjitur me të Enver Hoxhës në Gjirokastë­r, do të refuzonte dashurinë e tij, në kohën kur ai hiqej si student mjekësie në Montpelier. Një refuzim që Hoxha nuk do ta harronte kurrë e do të merrte hak tek i shoqi i saj, duke e arrestuar dhe dënuar me 10 vjet burg si bashkëpunë­tor të fashizmit dhe dorëzimit të pasurisë së Bankës së Vlorës te nazistët.

FAKTET E REJA

Ribotimi i librit të Terrusit sjell fakte të reja mbi arrestimin dhe dënimin e të atit. Falë dokumentev­e të gjetura në Arkivin Qendror Shtetëror, historia tragjike Terrusi vjen edhe më e plotë dhe rrëfen edhe më qartë dënimin e padrejtë të Giuseppe Terrusit. Edhe pse të gjithë dëshmitarë­t dhe bashkëpunë­torët e tij, të marrë në pyetje në hetuesi, e dëshmojnë si një nëpunës korrekt dhe të ndershëm, që nuk kishte lidhje me fashizmin, ai u dënua me burg. Në këtë ritakim me publikun shqiptar, Aldo Terrusi vjen me bind- jen se e di se ku gjenden eshtrat e të atit, por është politika pengesë që ato të mos gjenden. Sipas tij, të gjithë dëshmitarë­t që ai ka pyetur në vitin 1993 binin dakord se të burgosurit e vdekur varroseshi­n pranë qershisë. "Qershia u bë një legjendë, pasi njerëzit varroseshi­n në një hapësirë që ishte sa një fushë sporti brenda dy rrethimeve. Është një zonë ushtarake dhe askush nuk mund të vejë atje dhe të gërmojë për eshtrat e babait. Vetëm institucio­net mund të japin lejen për të hyrë në këtë terren për të verifikuar çfarë është thënë. Gjatë viteve të fundit, të gjithë më kanë thënë gjëra të ndryshme dhe s'është arritur asgjë". Ai u beson dëshmive të vitit 1993 dhe sipas të dhënave, pranë këtij terreni janë varrosur të burgosur, deri në vitin 1955. "Mendoj që eshtrat duhet të jenë aty dhe s'mund të themi ' të kërkojmë'. Dua vetëm të verifikohe­t në atë kamp. Sa herë që vij takoj punonjës të rinj, të cilët nuk i përcjellin informacio­nin pasardhësi­t dhe çdo herë mua më duhet të nis nga e para. Kjo ka ndodhur si në kohën e Berishës dhe të Ramës. Ka konflikte brenda politikës shqiptare", thotë Terrusi, ndërsa shton se "po përsëritet ajo që ka ndodhur 50 vjet më parë, por në mënyrë më xhentile".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Enver Hoxha në vitet ‘ 30 ( Aurelia Poselli
Enver Hoxha në vitet ‘ 30 ( Aurelia Poselli
 ??  ?? Dje gjatë promovimit të librit “Brenga Ime shqiptare”
Dje gjatë promovimit të librit “Brenga Ime shqiptare”
 ??  ?? Aurelia dhe Giuseppe Terrusi
Aurelia dhe Giuseppe Terrusi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania