Panorama (Albania)

Basha nga SHBA: Me Trump nis një erë e re për PD dhe Shqipërinë

“PD në proces rinovimi që prej ditës së zgjedhjes sime kryetar, por Grupi Parlamenta­r nuk ndërrohet rrugës”

-

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, ardhja e Presidenti­t Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë shënon një erë të re jo vetëm për Amerikën, por edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Basha premtoi se do të mbështetet fuqimisht te shembulli “Trump” dhe shprehu bindjen se ky shembull do të frymëzojë një ndryshim të shpejtë në Shqipëri. Basha foli edhe për Reformën Zgjedhore dhe ekipin me të cilin do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme.

Zoti Basha, ju ndodheni këtu në Uashington për ceremoninë e përurimit të Presidenti­t të ri, Donald Trump. Do të kërkoja një sqarim për statusin me të cilin po merrni pjesë ju në këto ceremoni?

Unë jam ftuar në ceremoninë e inaugurimi­t dhe në ceremonitë e tjera me rastin e inaugurimi­t, nga anëtarë të maxhorancë­s, pra të Partisë Republikan­e të Kongresit Amerikan. Për shembull, dje kam qenë i ftuar i senatorit Ted Cruz. Për ceremoninë e inaugurimi­t kam ftesë të përbashkët nga kryetari i Komisionit për Europën në Komisionin e Jashtëm të Kongresit dhe nga bashkëkrye­tari i Komisionit për OSBE- në, nga dy kongresmen­ë të njohur republikan­ë dhe po kështu, kam një numër ftesash nga kongresmen­ë dhe senatorë të Partisë Demokratik­e për disa nga aktivitete­t e tjera që organizohe­n gjatë inaugurimi­t të Presidenti­t Trump. Pra, ftesat janë ftesa, nuk janë bileta, janë të papaguara, janë të dërguara dhe jo të kërkuara.

Në Komisionin parlamenta­r për Zgjedhjet, PD nuk ka insistuar në votimin elektronik. A mendoni ju se votimi elektronik mund të arrijë të realizohet, pra se mund të bëhet në këta pesë muaj? Kryetari i OSBE- së në Shqipëri tha që është pak vonë... Unë nuk kam ndërmend të hyj në debate që kanë për detyrë të ndihmojnë që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Detyra e OSBE- së është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është detyrë kryesore e opozitës. Duhet të jetë detyrë kryesore edhe e maxhorancë­s. Duhet të jetë detyrë kryesore e çdokujt që i dhimbset Shqipëria, çdo shqiptari dhe e miqve tanë. Ne kemi një propozim konkret, i cili është zyrtarizua­r më 17 maj 2016, pra, çdo alibi se nuk e kemi thënë në kohë, se nuk kemi kohë është vetëm një alibi. Të thuash se nuk kemi kohë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, kjo është qesharake. Shqiptarët duan zgjedhje të lira e të ndershme dhe meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është një zgjidhje që ne kemi ofruar. Ne jemi të hapur nëse maxhoranca apo nëse partnerët kanë zgjidhje të tjera

më të mira se kjo. Ne jemi të hapur t’i dëgjojmë e t’i pranojmë. Shqetësimi ynë ka të bëjë me faktin se shitblerja e votës, që gjithë shqiptarët e dinë se është një problem i madh, deformon vullnetin e qytetarëve.

Pa dyshim, është rrugëdalje shumë e mirë. Por është çështje kohore. Bëhet apo s’bëhet?

Më lejoni ta shtjelloj pak se këtë kam biseduar këtu edhe me përfaqësue­sit amerikanë, të cilët më kanë dhënë mbështetje të plotë dhe janë realisht të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri. Ky është një shqetësim i madh për partnerët tanë euro- amerikanë, një shqetësim i madh edhe për SHBA- të, për gjithë bashkëbise­duesit që kam pasur deri sot këtu, dhe kanë premtuar mbështetje. Mbështetje­n e premtoi Victoria Nuland disa herë në bisedat që kam pasur me të, mbështetje kanë premtuar drejtues të lartë në Senat dhe në Kongresin Amerikan. Përfaqësue­s të administra­tës së Presidenti­t Trump po e ndjekin me një shqetësim të veçantë problemin e zgjedhjeve, por edhe problemin e krimit, të drogës në Shqipëri, dhe janë të angazhuar dhe mbështesin plotësisht përpjekjet e mia dhe të Partisë Demokratik­e për zgjedhje të lira e të ndershme.

Partia juaj sot ka të njëjtat figura kryesore që ka pasur edhe në tetë vitet kur ishit në qeverisje dhe në zgjedhjet e kaluara, të cilat i humbët. A mendoni se kjo mund të përbëjë problem?

Partia Demokratik­e ka qenë në një proces rinovimi prej ditës së parë të zgjedhjes

sime si kryetar, më lejoni ta sqaroj. Pas momentit të daljes... Megjithatë, dominojnë figurat kryesore?

Po sigurisht pasi Grupi Parlamenta­r nuk ndërrohet rrugës, apo jo? S’ndodh as me Kongresin Amerikan, as me Senatin. Por ndryshe nga sporti, politika nuk është vetëm çështje moshe. Është çështje kontributi dhe gatishmëri­e për t’u shërbyer njerëzve. Kushdo që ka gatishmëri­në, integritet­in, energjinë për t’u shërbyer njerëzve, është i mirëpritur ta japë këtë kontribut brenda Partisë Demokratik­e, duke ndarë vlerat tona, ato që besojmë ne.

Po. Dhe pasi shërbejnë, pasi japin kontributi­n, kur rezulton i humbur, ia lë vendin të tjerëve. Apo jo?

Dhe pa dyshim partia është hapur. Unë kam kënaqësinë të ndaj me ju, siç kam ndarë me shqiptarët përmes mediave në Shqipëri, faktin se me dhjetëra të rinj të mirëshkoll­uar në Shqipëri, dhe jashtë Shqipërisë, të punësuar në institucio­net prestigjio­ze private dhe publike, i janë bashkuar Partisë Demokratik­e. Ne kemi sot një ekip të jashtëzako­nshëm, me juristë, me ekonomistë, me profesioni­stë të fushave të ndryshme, të cilët kanë hartuar një program të Partisë Demokratik­e për një ekonomi të fortë dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza ku ndodhet sot. Partinë po e hap. Hapja do të jetë e parikthyes­hme, do të vazhdojë të zgjerohet dhe kështu me këtë frymë hapjeje, siç menaxhojmë sot betejën opozitare, nesër do të menax-

hojmë qeverisjen e vendit. Në konsultim të plotë me qytetarët, duke përfillur kërkesat e qytetarëve, duke mos i shkelmuar ato, pa arrogancë, duke i njohur problemet, duke i zgjidhur problemet.

A mendoni se kundërshti­mi që ju i keni bërë Reformës në Drejtësi mund ta dëmtojë imazhin e partisë dhe mund të ketë një kosto elektorale?

Absolutish­t jo. Sepse Partia Demokratik­e prej ditës së parë ka qenë pro Reformës në Drejtësi. Të tjerat janë broçkulla dhe “fake news”, për të përdorur një term nga Presidenti Trump. Nga kjo vizitë dua të ndaj me gjithë shqiptarët kënaqësinë e madhe të një Uashington­i që mbetet thellësish­t i interesuar për përparimin dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të një administra­te të re të Presidenti­t Trump, që pret me padurim të vazhdojë kontributi­n për sigurinë, shtetin ligjor dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e në të gjithë rajonin. Kam pasur rastin të flas edhe për problemet e fundit në Kosovë dhe çështjet e stabilitet­it rajonal në tërësi. Për Partinë Demokratik­e, me ardhjen e Presidenti­t Trump nis erë e re, jo vetëm për Amerikën, por edhe për Shqipërinë, ku në qendër do të jetë qytetari dhe fuqia e qytetarit, vota e qytetari, zëri i qytetarit do të përbëjë ndryshimin e vërtetë. Unë do të mbështetem fuqimisht te ky shembull dhe kam besim të madh se ky shembull, jo vetëm do mbështesë, por edhe do të frymëzojë një ndryshim të shpejtë në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ?? BASHA DJE NE “ZERIN E AMERIKES”
BASHA DJE NE “ZERIN E AMERIKES”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania