Panorama (Albania)

Padia e Ballës, pushon hetimi ndaj Malltezit

Akuza: Rrahja në aeroportin e Romës, ndiqet në gjykatë

- Taulant Balla Jamarbër Malltezi

TIRANE – Prokuroria heq dorë nga hetimi i çështjes së konfliktit fizik mes Taulant Ballës dhe Jamarbër Malltezit në një aeroport në Itali, vitin e kaluar. Sipas burimeve të Prokuroris­ë, shkak për pushimin e hetimeve ka qenë fakti se ngjarja nuk përben vepër penale, por është kundravajt­je që ndiqet me të dëmtuar akuzues. Pra, më konkretish­t, Prokuroria shpjegon në vendimin e pushimit, të cilin ia ka dërguar edhe deputetit Taulant Balla, edhe të akuzuarit Jamarbër Malltezi, se çështja penale mund të ndiqet direkt në gjykatë nga palët. Referuar Prokuroris­ë, i dëmtuari, në këtë rast deputeti i PS-së, Taulant Balla, mund të ngrejë padi në Gjykatën e Tiranës dhe të dorëzojë atje provat që ka për akuzën që bën ndaj Jamarbër Malltezit. Gjatë hetimeve që Prokuroria ka kryer paraprakis­ht është mësuar se shtetasi Jamarbër Malltezi e ka pranuar se e ka goditur deputetin socialist, pas një debati verbal që ata kanë pasur në aeroportin e Romës “Leonardo da Vinçi”. Malltezi, i cili është bashkëshor­ti i vajzës së ishkryemin­istrit Sali Berisha, ka pretenduar se deputeti i PSsë, Taulant Balla, i kishte fyer e ofenduar bashkëshor­ten e tij, Argitën, me pa të drejtë dhe në mënyrë të përsëritur. Pavarësish­t deklarimit pranues të dhënë nga Jamarbër Malltezi në prokurori, organi i Akuzës ka vendosur pushimin e çështjes për faktin se ngjarja e ndodhur nuk mund të ndiqet penalisht. “Ngjarja që ka ndodhur plotëson përcaktime­t ligjore të rrahjes dhe si e tillë ndiqet me padinë që i dëmtuari bën direkt në gjykatë ndaj të akuzuarit”, thanë burimet e Prokuroris­ë. Çështja penale filloi bazuar në një referim materiali hetimor nga Policia e Rinasit, ku Taulant Balla bëri kallëzim penal menjëherë pas kthimit nga Italia, më 25 qershor 2016. “Komisariat­i i Kufirit dhe Migracioni­t Rinas, më datë 25.06.2016, ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqë- sor Tiranë, për shtetasin Jamarbër Malltezi, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla, vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti Taulant Balla është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje”, theksohej në komunikatë­n e Policisë dhe në referimin e saj drejtuar Prokuroris­ë së Tiranës në lidhje me ngjarjen. Pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, Policia kishte pyetur për rreth 30 minuta edhe bashkëshor­tët Jamarbër e Argita Malltezi në momentin e kthimit të tyre në Shqipëri. Ata kishin thënë se ishin provokuar nga deputeti socialist. Pas pushimit të hetimeve nga ana e Prokuroris­ë, duket se Taulant Balla e ka humbur afatin ligjor për ta ndjekur vetë çështjen në gjykatë si i dëmtuar akuzues.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania