MËSUESJA E KLASËS SË PARË: MË FALNI!
Mësuesja e klasës së parë Fatime Vata, e cila u filmua teksa dhunonte psikologjikisht nxënësit e saj, ka shpërthyer me të qara në Polici. "Jam shumë e penduar. Isha në një moment që nuk ndihesha mirë, por nuk ka për të ndodhur kurrë më. Kur pashë pamjet u ndjeva keq. Ju lutem më falni! Iu kërkoj falje edhe prindërve", është shprehur mësuesja. Ajo është lënë e lirë, ndërsa mësohet se nuk ka akuzë ndaj saj. tu, burime nga Drejtoria Rajonale e Arsimit bëjnë me dije se Emine Alushi që nga 2015- ta nuk e ka ushtruar profesionin në shkolla të tjera të Shkodrës. Aktualisht ajo ishte e papunë. Sipas të dhënave, mësuesja gjatë kohës kur ishte në Medrese si zëvendësuese jepte lëndën fetare të librit të shenjtë të Kuranit. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, ndërsa është bashkëshortja e Blendi Alushit, që punon si jurist në Myftininë e Shkodrës. Deri tani komunitetet fetare në Shkodër, mes të cilave edhe Myftinia e Shkodrës, nuk kanë bërë asnjë reagim apo s'kanë mbajtur asn- jë qëndrim. Alushi është diplomuar për Teologji në Fakultetin e Studimeve Islame, në Prishtinë, në vitin 2009. Në faqen e saj në Facebook mësuesja ka të publikuara lajme që lidhen me Sirinë, bashkë me lutje dhe solidarizim për viktimat atje. Gjenden edhe fotografi të udhëtimeve të saj në Mekë apo edhe nga aktivitete të ndryshme. Por nuk ka askund propagandë për ISIS- in apo ndonjë gjë të përafërt. Ajo shfaq në rrjete sociale mbështetje për Ahmed Kalanë, imamin e xhamisë së Kavajës, që disa herë ka pasur përplasje mendimesh me KMSH.