Panorama (Albania)

Vrasja në Belgjikë, Gjykata lë në paraburgim Mark Frrokun

Tejkalimi i afatit ligjor, rrëzohet kërkesa për lirimin

- ARMAND BAJRAMI

Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën për lirim nga qelia të ish- deputetit Mark Frroku, i akuzuar si pjesëmarrë­s në një vrasje të ndodhur në Belgjikë, në vitin 1999.

Ish- zyrtari i lartë qëndron në paraburgim që prej muajit prill të vitit 2015, ndërkohë prej gati një viti ai po përballet me këtë akuzë në gjykatë. Në seancën e së martës, në procesin gjyqësor në ngarkim të tij në gjykatën e kryeqyteti­t, përmes avokatit të tij mbrojtës, Tonin Prendi, i pandehuri Frroku kërkoi të konstatohe­j humbja e fuqisë së vendimit të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”. Avokati e argumentoi kërkesën me faktin se kanë kaluar afatet ligjore të parashikua­ra nga ligji për mbajtjen në paraburgim të të mbrojturit prej tij. “Gjykata duhet të konstatojë humbjen e fuqisë së masës shtrëngues­e”, ka pretenduar mbrojtësi. Treshja gjykuese e kësaj çështjeje u shpreh dje në lidhje me këtë kërkesë, gjatë një seance ku nuk ishte i pranishëm vetë i pandehuri Frroku. Gjykata vendosi mospranimi­n e kërkesës së tij. Në vendimin e ndërmjetëm, Gjykata pretendoi se nuk ka përfunduar afati 12- mujor i parashikua­r në ligj. Sipas Gjykatës, llogaritja e afatit nis me nisjen e gjykimit të çështjes në themel në Shkallën e Parë dhe jo kur dosja ka qenë në Gjykatën e Lartë. Për këtë shkak, i pandehuri Mark Frroku do të vijojë të gjykohet në të njëjtën masë sigurie, atë të “arrestit në burg”. Fillimisht, procedimi penal ndaj Frrokut nisi nga ana e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, për shkak të cilësive të tij të atëhershme të veçanta si de- putet i Kuvendit. Pasi Frroku dha dorëheqjen nga posti i tij zyrtar, dosja i kaloi për kompetencë Gjykatës së Tiranës. Aktualisht, procesi gjyqësor në ngarkim të ishdeputet­it të akuzuar për “vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m, “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, “refuzimi për deklarim, mosdeklari­mi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur” dhe “ndërtim i paligjshëm” ndodhet në fazën e paraqitjes së provave të mbrojtjes. Deri në këtë fazë të gjykimit, asnjë dëshmitar i thirrur nga prokuroria në proces nuk ka përfshirë të pandehurin Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit. Edhe dëshmia e dhënë nga një oficer i policisë belge u zbeh, për shkak se bazohej në disa dëshmi anonime, të cilat nuk u pranuan si provë nga ana e trupit gjykues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania