Panorama (Albania)

Lirohet 27- vjeçari për vrasjen me thikë, vëllai merr përsipër krimin

-

VLORE- Njëri prej vëllezërve Merkaj në Vlorë ka marrë përsipër vrasjen e 22- vjeçarit Armando Rrapaj, duke lehtësuar kështu pozitën e vëllai tjetër. Klevis Merkaj u lirua, pasi vëllai i tij Novruzi ka marrë përsipër krimin, duke dëshmuar se ka qenë ai që e ka qëlluar viktimën me thikë, dhe madje i vëllai Klevisi ishte përpjekur t’i ndante ata. “Unë e qëllova me thikë. Nuk kisha qëllim ta vrisja”. Kështu ka deklaruar 20- vjeçari gjatë dëshmisë që ka dhënë për krimin që ndodhi më 17 janar në Vlorë. Ngjarja ka sjellë tension ndërmjet dy familjeve, të cilat veçse jetojnë në të njëjtën lagje, kanë edhe lidhje krushqie me njëratjetr­ën. Sipas të dhënave, familja Merkaj prej asaj dite është larguar nga banesa. Por nuk dihet se ku janë vendosur dhe nëse dy familjet do të mund t’i zgjasin njëra- tjetrës dorën e pajtimit dhe t’ia lënë çështjen drejtësisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Partizani” pranë rrugës së spitalit, ku dy vëllezërit, Klevis dhe Novruz Merkaj, patën një debat me 22vjeçarin Armando Rrapaj. Sipas dëshmitarë­ve, tre të rinjtë kanë qenë në shoqërinë e njëri- tjetrit para se të ndodhte krimi, por papritmas ka nisur debati mes tyre dhe për rrjedhojë, njëri prej vëllezërve ka nxjerrë një thikë duke e qëlluar të riun. Sipas dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, kanë qenë vetë banorët që e transportu­an të plagosurin në spital me makina private. Policia e sinjalizua­r për ngjarjen mbërriti në vend dhe arrestoi brenda një kohe të shkurtër 27-vjeçarin Klevis Merkaj, ndërsa disa orë më pas arriti të kapte edhe vëllain e tij, Novruz Merkaj, 20 vjeç. Paraprakis­ht, policia dyshoi se ka qenë një borxh i pakthyer shkak i ngjarjes që i mori jetën të riut, por pas hetimeve dhe dëshmive të dhëna nga të afërmit, dy- shohet se shkak ishte një motiv banal, ku dy vëllezërit kundërshto­nin raportin e dashurisë së motrës së tyre ( vajza e njerkut). Kjo e fundit kishte një lidhje me kushëririn e viktimës, i cili ndodhej në burg. Për këtë shkak, vëllezërit Merkaj kërkonin që çifti të ndahej dhe ndërkohë dyshohet se ata debatonin edhe me 22vjeçarin, duke i kërkuar atij të ndikonte te kushëriri që të linte të qetë vajzën. a. xh.

 ??  ?? Viktima Armando Rrapaj
Viktima Armando Rrapaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania