Panorama (Albania)

Zbulohet një agjente ruse me mision në Kosovë

-

Agjencia e Kosovës për Inteligjen­cën ka siguruar të dhëna të bëra publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet bashkëpunë­torësh të shërbimeve të Inteligjen­cës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviçi. Ajo dyshohet se është agjente e nivelit të lartë. Trifkoviçi është drejtoresh­ë e Qendrës për Studime Gjeostrate­gjike dhe njëkohësis­ht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziati­ke për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësis­ht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratik­e të Serbisë të themeluar nga Vojisllav Koshtunica. Në kuadër të veprimtari­së së saj kundër Republikës së Kosovës, Trifkoviç ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunë­torësh, të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimor­e. Ajo është ndër kultivuese­t më të mëdha të propagandë­s, që ka për qëllim diskrimini­min e shqiptarëv­e në përgjithës­i, duke e shtrirë rrjetin në media e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistrua­r në kufi. Sipas konstatime­ve, Trifkoviç dëmin më të madh Kosovës ia bën duke rekrutuar serbë të Kosovës nëpër seminare e takime të ndryshme që i organizojn­ë institutet e ndryshme ruse në Serbi. Dyshohet se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturav­e të larta të Listës Srpska, të cilët janë përfaqësue­s në institucio­net e Republikës së Kosovës. AKI ka në dispozicio­n prova, të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbimeve ruse të Inteligjen­cës.

 ??  ?? Agjentja ruse në Kosovë
Agjentja ruse në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania