Panorama (Albania)

ZBARDHET LIGJI I RI Amnistia, falen detyrimet për bizneset dhe makinat

Zbardhet drafti i Qeverisë për faljen e madhe fiskale. Si do fshihen detyrimet për bizneset e automjetet dhe gjobat që do hiqen

-

Qeveria përfundon draftin e ri për ligjin e fshirjes së detyrimeve dhe faljen gjobave e kamatëvone­save.

Përfitues do të jenë bizneset që kanë detyrime të papaguara në Tatime, Dogana dhe drejtuesit e makinave. Gazeta “Panorama” zbardh të plotë draftin e ri që përmban 16 nene të hartuara nga Ministria e Financave, që i është dërguar për miratim qeverisë pas dakordësim­it të marrë nga Fondi Monetar Ndërkombët­ar. Zbatimi i ligjit të fshirjes së detyrimeve dhe faljes së gjobave e kamatëvone­save, referuar draftit, do të shtrihet në dy periudha për detyrimet e krijuara para datës 31 dhjetor 2010 dhe për detyrimet nga janari i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2014. Risia që qeveria sjell në ligj është që falja me kushte përfshin vetëm faljen e gjobave dhe kamatëvone­save me kushtin që detyrimi tatimor, doganor apo taksat për makinat të paguhen 100 për qind deri në 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ndërsa të gjitha detyrimet e papaguara që biznesi ka krijuar para 31 dhjetorit 2010 do të fshihen pa asnjë kusht.

MAKINAT Drafti përfshin çregjistri­min e makinave dhe fshirjen e taksave për të gjitha ato mjete që nuk kanë kryer asnjë veprim pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim. Heqja nga qarkullimi i makinave bëhet pasi fshihen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrim­it të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimi­t rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritur­a për efekt të mospagimit të taksave. Drafti parashikon që pronarët e makinave duhet të paraqiten brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit në Drejtorinë e Shërbimit të Transporti­t Rrugor për të kryer, pa pag- MIJE makina do të përfitojnë nga zbatimi i amnistisë për detyrimet e papaguara para dhjetorit të 2010- s. Në rast se pronarët nuk dëshirojnë të çregjistro­jnë makinat, duhet të paguajnë taksat për periudhën 2011- 2014 dhe iu falen gjobat e kamatëvone­sat esë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerje­n e heqjes nga qarkullimi të mjetit. Në rast se pronari nuk paraqitet brenda 6 muajve, do të jetë Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor që do të fshijë detyrimet dhe do të çregjistro­jë mjetin, duke e hequr atë nga qarkullimi. Për ata qytetarë që janë të interesuar ta mbajnë mjetin në qarkullim, drafti parashikon faljen e gjobës dhe kamatëvone­sës së krijuar nga janari 2011 deri në dhjetor 2014, me kushtin që detyrimet të paguhen 100 për qind. “Personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerje­n e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvone­save të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen”, thuhet në nenin 12 të ligjit të fshirjes së detyrimeve. FALJA PA KUSHTE Në faljen e detyrimeve tatimore pa kushte amnistia përfshin faljen e detyrimeve që biznesi ka krijuar para dhjetorit të 2010- s, duke përjashtua­r vetëm kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. Referuar draftit nga falja të detyrimeve, do të përfitojnë edhe bizneset që nuk kanë paguar detyrimet në Tatime para 2010- s, sipas ligjit për taksat vendore. Për sigurimet shoqërore, ligji fal vetëm gjobat dhe kamatëvone­sat e krijuara nga mospagimi i kësaj para vitit 2010. Në Dogana, bizneseve u fshihen pa kusht detyrimet e papaguara para 31 dhjetorit të 2010- s. FALJA ME KUSHTE Në faljen e detyrimeve me kusht drafti parashikon që si për detyrimet që biznesi ka krijuar në Dogana dhe Tatime për periudhën 1 janar 2011 deri në 31 dhjetor 2014, me kusht që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të paguhet i plotë detyrimi pa përfshirë gjobat, kamatëvone­sat dhe interesat. Në Tatime, qeveria ka përfshirë faljen edhe të gjobave e kamatëvone­save edhe për taksat vendore të papaguara, që i përkasin periudhës tatimore nga janari 2011 deri në dhjetor 2014, me kushtin që detyrimi të paguhet 6 muaj brenda hyrjes në fuqi të ligjit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania