Panorama (Albania)

Kriteret, Universite­ti i Tiranës e Mjekësia nxjerrin formulën e llogaritje­s së pikëve

Kushtet e reja për maturantët, këshillim karriere që në mars

-

Teksa maturantët nuk kanë caktuar ende lëndët që do të japin provim me zgjedhje në fund të vitit shkollor, disa universite­te kanë nisur që tani publikimin e kushteve që duhet të plotësojnë këta të fundit për të qenë pjesë e auditorëve të tyre. Universite­ti i Tiranës ishte i pari që zyrtarizoi kriteret e gjashtë fakultetev­e në përbërje të tij, ku secili kishte vendosur një specifikë për çdo program studimi. Mesatarja aritmetike e përgjithsh­me, ajo e provimeve të maturës dhe gruplëndët me vlerë specifike për programe të ndryshme studimi janë emëruesi i përbashkët për të gjitha profilet e studimit në UT, ndërsa pesha e tyre ndryshon në varësi të programit. Ndërsa universite­tet e tjera janë në fazën e hartimit të formulës që do të përdorin këtë vit, me qëllim për të mos “djegur” maturantë që meritojnë të jenë në fakultet, Universite­ti i Mjekësisë e ka pasur punën më të lehtë. I vetmi që kishte pak ose aspak ankesa për formulën e pranimit gjatë vitit që shkoi, vendosi që për pranimet e reja gjatë vitit 20172018 të ruajë të njëjtën formulë. Pesha e vlerësimit të maturantëv­e në garë për të fituar një nga dhjetë degët e Mjekësisë ndahet midis notës mesatare të provimeve të fundit dhe mesatares së tri viteve gjimnaz, të cilat do të kenë përkatësis­ht nga 35% të vlerës së pikëve totale. Pjesën tjetër të pikëve, 30%, e përbëjnë rezultatet e tri lëndëve formuese: Kimi, Bi- ologji e Fizikë gjatë gjithë viteve të shkollës së mesme. Kusht për t’u futur në konkurrim do të jetë nota 8.5 për Farmaci, Mjekësi e Stomatolog­ji dhe 8 për shtatë profilet e tjera. Brenda javës që vjen, të gjitha universite­tet duhet të kenë dorëzuar në ministri kriteret për këtë vit akademik. Ndërkaq, këtë vit do të ketë një proces rigoroz këshillimi karriere, i cili nuk do të nisë tre muaj përpara përfundimi­t të vitit shkollor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania