Panorama (Albania)

Mustafaj e Zogaj në çadrën e protestës, Basha: Na ofruan ‘ kokën” e Tahirit

“Nëse protesta e opozitës nuk do vazhdojë, do të thotë se ajo ka dështuar”

- ARISTIR LUMEZI

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, një nga themeluesi­t e saj, Besnik Mustafaj, u bëri thirrje dje studentëve të Tiranës t’i bashkohen protestës së opozitës, siç bënë 26 vjet më parë me Lëvizjen Studentore.

“Nëse protesta nuk do të vazhdojë, do të thotë se ajo ka dështuar. Unë shpresoj se ka një vendosmëri të mjaftueshm­e, ka një shprehje pakënaqësi­e të përgjithsh­me. Unë përfitoj nga ky rast, meqenëse jemi më 20 shkurt, që t’u bëj thirrje në mënyrë të veçantë studentëve të Tiranës, e cila është një çerdhe e madhe studentësh universite­tesh publike dhe private, që duhet ta shohin veten si bartës të shpresës së Shqipërisë për të ardhmen. Studentët duhet të jenë këtu të parët, është në nderin e tyre, është nevojë e Shqipërisë”, tha Mustafaj. Ish- themeluesi i PD- së ishte dje në çadrën e “lirisë”, siç e kanë cilësuar demokratët çadrën ku vijon protesta treditore e opozitës. Ai kërkoi që kjo protestë të jetë vijim i frymës së 20 shkurtit, kur qytetarët dhe të rinjtë e Tiranës rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës në shesh. “Ajo që më bën përshtypje është pjesëmarrj­a e të rinjve në këtë protestë. Të shtunën në protestë kishte shumë të rinj, ka shumë të rinj edhe sot dhe shpresoj të ketë edhe nesër dhe në ditët në vijim. Mospajtimi me të keqen, e nisur si frymë më 20 shkurt 1991, po vazhdon dhe shpresa e Shqipërisë janë të rinjtë. Këta të rinj nëse nuk do të pajtohen me të keqen, ne i kemi të gjitha mundësitë ta shohim Shqipërinë të ndryshuar”, tha Mustafaj. Duke vlerësuar protestën e opozitës, Mustafaj tha se kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një objektiv realist. “E dyta që mua më duket shumë e rëndësishm­e është objektivi i saj. Mua më duket se qëllimi i saj është të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mosbesimi i opozitës ndaj maxhorancë­s, ndaj qeverisë, ndaj institucio­neve të shtetit është total. Ky besim fitohet me gjeste nga ana e qeverisë dhe nëse këto gjeste mungojnë, siç po shihet, atëherë nuk ka rrugë tjetër përveç protestës”, tha Mustafaj. Për një nga figurat kryesore të Partisë Demokratik­e në themelimin e saj, e rëndësishm­e në këtë protestë është administri­mi i pakënaqësi­së dhe mospajtimi­t me të keqen nga shumica e qytetarëve, ndërsa e sheh përmirësim­in e alternativ­ës opozitare si një proces në vazhdim. “Përmirësim­i i alternativ­ës opozitare është një proces i vazhdueshë­m, është e natyrshme, por unë besoj se protesta në radhë të parë tre- gon pakënaqësi­në dhe mospajtimi­n me të keqen. Mendoj se të gjitha figurat e PDsë, si unë dhe të rinjtë që aderojnë sot, mijëra e mijëra që ishin të shtunën, të gjithë bashkë përbëjnë një energji të domosdoshm­e për realizimin e aspiratës shqiptare. Nuk mendoj se dikush duhet ta shohë veten jashtë kësaj ngjarjeje”, tha Besnik Mustafaj. Sipas tij, detyrë e opozitës është që pakënaqësi­në e qytetarëve ta nxjerrë në rrugë dhe në protestë. “E rëndësishm­e është që atë pakënaqësi, atë mospajtim me të keqen që ka brenda shoqërisë sonë, ta sjellim në rrugë, ta bëjmë të dukshme dhe të lexohet qoftë nga institucio­net, qoftë nga qeveria dhe qoftë nga miqtë e monitorues­it e demokracis­ë në Shqipëri, që janë Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Mustafaj.

 ??  ?? ZEDHENESJA E KE: DEBATI POLITIK VETEM NE PARLAMENT
ZEDHENESJA E KE: DEBATI POLITIK VETEM NE PARLAMENT
 ??  ?? Mustafaj dje me protestues­it
Mustafaj dje me protestues­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania