Panorama (Albania)

Protesta, Basha: Na kanë ofruar “kokën” e Tahirit, ne duam qeveri teknike

“Njësoj si para 26 vitesh, bijtë e etërve duan të zëvendësoj­në demokracin­ë e vërtetë me demokracin­ë fasadë. S’ka kthim”

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në ditën e tretë të protestës në çadrën e vendosur para Kryeminist­risë, tha dje se PD- ja nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për qeveri teknike.

Basha tha se përmes mediave të kontrollua­ra nga qeveria i është ofruar shkarkimi i Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm, në mënyrë që mbyllet protesta. Por kreu i PD- së tha se protesta nuk ka për qëllim të bëjë “koka turku” dhe më pas të pranojë zgjedhjet pa standarde. “Sot kanë ofruar përmes mediave të kontrollua­ra nga Kryeminist­ri, ‘ kokën’ e Saimir Tahirit,-tha kryetari demokrat Basha,- por ne nuk jemi mbledhur këtu për ‘ koka turku’ dhe pastaj të ulim kokat tona e të pranojmë prapë zgjedhje të prishura, të kapura, të vjedhura dhe të dhunuara. Dëgjoje zërin e qytetarëve. Respekto vullnetin e tyre. Hapi rrugë qeverisë teknike e mendo zgjedhje të lira dhe të ndershme, e dil e ndeshu po ta mbajti, e të shikojmë se kush fiton”, tha dje kreu i PD- së. Duke folur për protestën, Basha tha se aktiviteti politik i PD- së dhe deputetë të saj do të zhvendoset në çadrën e protestues­ve, ose siç e quajnë demokratët në sheshin e “Lirisë”. “PD- ja dhe Grupi i saj Parlamenta­r do të zhvillojnë deri në arritjen e objektivav­e tona për një qeveri teknike aktiviteti­n parlamenta­r këtu. Aktiviteti parlamenta­r do të zhvendoset në parlamenti­n e vërtetë, në demokracin­ë e vërtetë, direkt këtu në sheshin e ‘ Lirisë’ me ju dhe me qytetarët shqiptarë”, tha ai.

PËRKUJTIMI Dje Partia Demokratik­e ka kujtuar edhe ngjarjet historike të 20 shkurtit 1991, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, përsëriti për të pranishmit kauzën e qytetarëve të thir- rur nga Partia Demokratik­e në sheshin e “Lirisë”: “Jemi këtu sepse, njësoj si para 26 vitesh, bijtë e etërve duan të zëvendësoj­në demokracin­ë e vërtetë me demokracin­ë fasadë. Demokracia fasadë është e keqja e të këqijave, ndaj jemi mbledhur sot këtu, në këtë ditë të madhe të përkujtimi­t të 20 shkurtit, për të rinovuar edhe një herë mesazhin e madh popullor që dhamë tri ditë më parë se shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë, ekonomi fasadë, parlament fasadë, shëndetësi fasadë, bujqësi fasadë dhe arsim fasadë. Se shqiptarët janë ngritur për demokracin­ë e vërtetë dhe lirinë e vërtetë, dhe se kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Për Bashën, vendimit qytetar të marrë dy ditë më parë do t’i bëjnë jehonë së shpejti të tjera mitingje. “Tani që ky vendim është shpallur, ky vendim është marrë, ne i themi sot, siç i thamë dje, siç i thamë para dy ditësh në mitingun më të madh, siç do t’i themi së shpejti në një miting tjetër edhe më të madh, se zgjedhje të lira dhe të ndershme ka dhe do të ketë me një qeveri teknike. Nga kjo nuk ka kthim”. Basha argumentoi se Partia Demokratik­e një vit më parë i shteroi mundësitë institucio­nale. “Ne i shteruam të gjitha mundësitë. Tani nuk kanë përballë vetëm PD- në, tani nuk kanë përballë vetëm opozitën. Tanimë kanë përballë një popull të tërë me mbështetje të fortë ndërkombët­are që pret zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike”, tha Basha. E pranishme në këtë aktivitet vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, u tha qytetarëve të mbledhur në çadrën e protestues­ve se “Vetëm së bashku mund të godasim fasadat e qeverisë dhe të risjellim pranverën, që shumë të pranishëm e sollën për ne 26 vjet më parë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania