Panorama (Albania)

Rama: Bojkoti i PD, prova se protesta ka lidhje me vetingun

“Nuk duhet asnjë përçmim për protestën dhe protestues­it. Të mos biem në grackën dhe batakun që ra Saliu me ne”

- FATION BINJAKU Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama e ka lidhur bojkotin e Parlamenti­t nga opozita si përpjekje për të bllokuar ngritjen e institucio­neve të reja të vetingut.

Para deputetëve të Grupit Parlamenta­r socialist, kreu i qeverisë ka kërkuar më shumë kujdes nga përfaqësue­sit e Partisë Socialiste ndaj grevës, por jo organizato­rëve të saj. “Nuk duhet asnjë përçmim për protestën dhe protestues­it. Të mos biem në grackën dhe batakun ku ra Saliu, që denigronte protestat tona. Protestues­it duhet të kenë respektin tonë. Organizato­rët e protestës janë çështje më vete, pasi ata kanë qëllime plotësisht të kundërta me ato që thonë. Ata kanë frikë nga vetingu dhe Reforma në Drejtësi”, ka thënë Rama. Sipas kreut të Partisë Socialiste, shqetësime­t e PDsë për sigurinë e zgjedhjeve nuk qëndrojnë për sa kohë ata nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. “Ata kërkojnë gjëra që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bëjë me zgjedhjet të adresohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, mësohet t’u jetë drejtuar Rama deputetëve të tij. Ai ka kujtuar ftesën që i ka bërë opozitës që çdo kërkesë e saj, për të cilën OSBE- ODIHR jep mbështetje, do të ketë automatiki­sht edhe mbështetje­n e maxhorancë­s. Për kreun e maxhorancë­s, bojkoti i Parlamenti­t tregon qëllimin e vërtetë të opozitës. “Nëse bojkoti nuk do të kishte ndodhur, mund të ishte e vështirë të provohej se protesta bëhet për të bllokuar vetingun. Por bojkoti është prova që gjithçka ka të bëje me vetingun. PD ka kohë që kërkon alibi për humbjen e radhës, por ne s’kemi ç’të bëjmë. Nga pikëpamja politike, kjo është një dhuratë për ne. Nga pikëpamja e interesit të vendit, kjo është një goditje e rëndë që synon të shpëtojë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga vetingu”, mësohet të jetë shprehur Rama. Ai u ka kërkuar deputetëve dhe koordinato­rëve elektoralë të Partisë Socialiste që të vijojnë rregullish­t punën në zonat e tyre përgjegjës­e për përgatitje­n e strukturav­e socialiste për zgjedhjet e 18 qer- shorit. Një ditë më parë, në “Komunikimi­n javor” në “Facebook”, Kryeminist­ri Rama tha se do të vazhdojë në krye të qeverisë deri në fund të mandatit, edhe pse opozita kërkon dorëheqjen e tij. “Ne do të vazhdojmë të punojmë ditë- natë deri në ditën e fundit të këtij mandati dhe do të kërkojmë një mandat tjetër më 18 qershor për Shqipërinë dhe shqiptarët, që meritojnë të jenë qytetarë të barabartë me ata të BE- së, që ne me reformat tona do ta fusim. Respekt për këdo që nuk na ka votuar dhe për këdo që doli dje në protestë për të kontestuar qeverisjen tonë, por asnjë hap mbrapa dhe asnjë lëkundje për përmbushje­n deri në fund të detyrave tona”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania