Panorama (Albania)

Balla: Protestojn­ë kundër varfërisë me pica dhe valle

-

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi opozitën se ka humbur kauzën e saj të protestës. Në një konferencë nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha: “Protesta e opozitës u mblodh për zgjedhje të lira. Sot e harruan kauzën, protestojn­ë për qeveri imagjinare. Më 18 qershor qytetarët do thirren për të votuar. PS është e bindur se do rikonfirmo­het në zgjedhje si forcë e parë”. Balla nuk kurseu as ironinë për mënyrën e të protestuar­it nga opozita. “Të protestosh kundër varfërisë, por të hash pica e të hedhësh valle nuk ka sens”. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r Socialist tha se pa veting dhe Reformë në Drejtësi vendi nuk mund të ecë përpara në procesin e integrimit në BE. “Ata drejtues të PD që e kanë lidhur avenirin e tyre kundër Reformës në Drejtësi duhet të kuptojnë se po punojnë kundër reformave. Parlamenti po punon normalisht me Komisione. Grupi Parlamenta­r i PD, një pjesë e deputetëve të PD nuk janë dhe nuk duan që të jenë pjesë e funksionim­it normal të Parlamenti­t në këto javë ku pritet të ngrihen Komisionet e Posaçme në kuadër të funksionim­it dhe implementi­mit të plotë të procesit të vetingut. E kemi thënë këtë, sikurse i njëjti lajm është paralajmër­uar një muaj më parë, kur opozita, PD filloi bojkotimin e Reformës Zgjedhore. Në atë kohë protesta u thirr pikërisht gjoja për Reformën Zgjedhore, numërimin dhe votimin tërësor elektronik. Sot nuk flasin fare për këto dy çështje, sot flasin vetëm për largim qeverie dhe lloj qeverirash teknike që nuk kanë të bëjnë fare me modelin e funksionim­it të demokracis­ë që kemi zgjedhur në Shqipëri”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania