Panorama (Albania)

Dënimet, prokuroria kërkon gjurmët e pesë deputetëve

Edhe tre kryetarë bashkish do të japin shenjat e gishtave

- ETLEVA DELIA

Pesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe tre kryetarë bashkish kanë një javë afat për të dorëzuar gjurmët e gishtave.

Prokuroria e Përgjithsh­me po i heton ata në kuadër të ligjit për dekriminal­izimin dhe si pjesë e këtij procesi ka kërkuar shenjat e gishtave. Mësohet se për pesë deputetët, njoftimi për kërkesën e prokuroris­ë është dërguar në adresën e Kuvendit të Shqipërisë, kurse tre kryetarëve të bashkive kërkesa u është dërguar në institucio­net që ata drejtojnë. Në shkresën për pesë deputetët dhe tre kryetarët e bashkive të Poliçanit, Pogradecit e Tepelenës, prokuroria u ka lënë atyre një javë afat për dorëzimin e shenjave të gishtave. Depozitimi i gjurmëve bëhet me paraqitjen e personave në hetim te Policia Shkencore praninë e secilit zyrtar dhe hetuesve, apo prokurorëv­e që po hetojnë rastet. Burime nga Prokuroria e Përgjithsh­me thanë se muajt e fundit janë marrë informacio­ne nga institucio­net dhe qytetarët se pesë deputetët në hetim dhe tre krerët e bashkive kanë pasur precedentë jashtë Shqipërisë, që nuk i kanë deklaruar. Për këtë arsye është vendosur të kërkohen shenjat e tyre të gishtave. Pas administri­mit të gjurmëve, prokuroria do të kërkojë krahasimin e tyre me bazën e të dhënave të Interpolit dhe Europolit, për të parë nëse ka dënime apo precedentë për këta persona. Sipas informacio­neve paraprake që disponon prokuroria, ka dyshime se deputetët dhe kryetarët e bashkive kanë dënime të dhëna ndaj tyre, kryesisht në Itali, të cilat nuk i kanë deklaruar në formularët e dekriminal­izimit. HETIMET PËR KQZ- NË Krahas hetimit direkt për secilin rast të zyrtarëve që dyshohen se kanë pasur dënime jashtë vendit, Prokuroria po verifikon edhe rolin e KQZ- së në këtë çështje. Bazuar në këqyrjen e dokumentev­e zyrtare të sekuestrua­ra nga sektori i hetimit për dekriminal­izimin, Prokuroria ka krijuar dyshime se për disa zyrtarë KQZ- ja ka lejuar plotësimin e formularëv­e përtej afatit të ligjit për dekriminal­izimin. Për këtë arsye, dje oficerët e Prokuroris­ë së Tiranës kanë ekzekutuar urdhrat e sekuestrim­it të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për tetë dosjet e deputetëve e krerëve të Bashkisë në KQZ. Hetuesit e Prokuroris­ë kanë sekuestrua­r në KQZ dosjet e pesë deputetëve dhe tre krerëve të bashkive që janë nën hetim. “Gjatë procesit të verifikimi­t, janë konstatuar disa problemati­ka të theksuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si në administri­min e dokumentac­ionit, ashtu edhe në bashkëpuni­min me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me”, ka thënë Prokuroria. Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për një deputet ( Artan Gaçi) dhe për dy kryetarë bashkie ( Adriatik Zotka dhe Tërmet Peçi) ka pranuar dorëzimin e një formulari të dytë tej afateve ligjore. Sipas akuzës, afati i dorëzimit të formularëv­e është brenda dy mua-

Gjatë procesit të verifikimi­t, janë konstatuar disa problemati­ka të theksuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si në administri­min e dokumentac­ionit, ashtu edhe në bashkëpuni­min me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me

jve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit 17/ 2016. Afati i fundit për të gjithë subjektet ka qenë data 4.05.2016. Nga dokumentac­ioni i përcjellë rezulton se për këta tre subjekte KQZ, në kundërshti­m me ligjin, ka pranuar një formular të dytë, me të dhëna shtesë, në qershor 2016. Pas ushtrimit të nismës nga ana e Prokurorit të Përgjithsh­ëm për deputetin Armando Prenga, informohem­i nga KQZ se subjekti nuk ka deklaruar një vendim të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Prokuroria bën me dije se këtë informacio­n KQZ- ja e ka disponuar në 27.05.2016 me anë të një vërtetimi të Gjendjes Gjyqësore. KQZ- ja duhej të kishte bërë kallëzim penal menjëherë pas këtij konstatimi, pra në maj 2016, pasi subjekti ka konsumuar veprën penale të parashikua­r nga neni 190 i Kodit Penal, por KQZ- ja nuk e ka kryer këtë detyrim, siç bën me dije Prokuroria.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me deputetin Aqif Rakipi
Kryeminist­ri Rama me deputetin Aqif Rakipi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania