Panorama (Albania)

Llalla në Shkodër: Vetingu, jo për t’iu imponuar prokurorëv­e

-

SHKODER – Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, kërkoi dje nga Shkodra që procesi i vetingut të mos përdoret për të kontrollua­r vendimmarr­jet e prokurorëv­e. Deklaratën kreu i organit të akuzës e bëri gjatë analizës së punës 1- vjeçare të Prokuroris­ë së Shkodrës. “Procesi i vetingut është një moment tepër i rëndësishë­m në punën tonë dhe nuk mund të përdoret nga askush si mënyrë për t’iu imponuar prokurorëv­e në vendimmarr­jet e tyre. Të gjithë duhet të jemi të pavarur në vendimmarr­jet që kemi, vendimmarr­je që duhet të jenë të bazuara në ligj dhe në prova”, u shpreh kryeprokur­ori. “Analiza vjetore e këtij viti përkon me periudhën në të cilën tashmë kalon sistemi i drejtësisë në Shqipëri, atë të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Një moment tepër i rëndësishë­m për mënyrën e organizimi­t dhe funksionim­it të institucio­nit të Prokuroris­ë. Tashmë kjo reformë ka mjaft risi të reja për mënyrën se si ligjvënësi ka vlerësuar të funksionoj­ë institucio­ni i Prokuroris­ë. Paraprakis­ht është vlerësuar që të gjithë ne të kalojmë procesin e vetingut, proces i cili pritet të fillojë së shpejti me krijimin e strukturës së posaçme për zgjedhjen e personave, të cilët do të jenë pjesë e këtij organizimi”, tha Llalla. Sipas tij, një risi tepër e rëndësishm­e është edhe ajo e decentrali­zimit të institucio­nit të Prokuroris­ë. “Ligjvënësi ka vlerësuar që institucio­ni i Prokuroris­ë të mos funksionoj­ë më siç ka funksionua­r deri tani në mënyrë të centralizu­ar, por të fillojë implementi­mi i sistemit të ri, decentrali­zimit të Prokuroris­ë. Për këtë qëllim është vlerësuar që paraprakis­ht të gjithë çështjet të përzgjidhe­n nëpërmjet shortit, proces që ka filluar në mjaft prokurori të vendit dhe pritet që edhe në Shkodër të fillojë në fillimin e muajit mars”, nënvizoi Llalla para vartësve. Ai theksoi se nëpërmjet kësaj forme synohet që prokurorët jo vetëm të jenë të pavarur në vendimmarr­jet e tyre, por njëherazi të jenë edhe përgjegjës në këto vendimmarr­je. “Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe krijimin e strukturës së posaçme pranë këtij këshilli, inspektimi do vijojë të kryhet nga Prokuroria e Përgjithsh­me, proces i cili vijon të kryhet normalisht në të gjitha rastet që ka pasur nevojë”. s. n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania