Panorama (Albania)

PËRBALLJA NË SPITAL

-

"Deputeti Armando Prenga qëlloi me armë drejt meje, duke thënë ' Do t'ju vras të gjithëve!'.

Nuk më kapi plumbi, por ai më qëlloi pastaj me qytën e pistoletës në kokë". I thirrur si dëshmitar i prokuroris­ë në gjyqin ndaj Armando Prengës në Gjykatën e Lartë, Gjok Cali konfirmoi përballjen e tij me deputetin Prenga mbrëmjen e 4 shtatorit 2015 pranë Lagunës së Patokut. Konflikti që kishte në thelb shfrytëzim­in e lagunës u pasua të njëjtën mbrëmje me një përplasje të armatosur mes familjeve Cali e Prenga në oborrin e komisariat­it të policisë së Kurbinit. Për gati 50 minuta, Cali rrëfeu para kolegjit penal kronologji­në e mbrëmjes në fjalë, nga telefonata e të birit që ishte kërcënuar nga Prenga, përballjen e dëshmitari­t me Prengën me një armë në dorë, përplasjen e armatosur në komisariat­in e policisë dhe deri te përballja në korridoret e Spitalit Ushtarak në Tiranë. "Panorama" publikon në vijim dëshminë e plotë të Gjok Calit, dhënë në seancën e djeshme në Gjykatën e Lartë.

DËSHMIA E PLOTË

Atë natë çova djalin të ruante objektin. Pas orës 23: 30, djali më mori në telefon dhe më tha që i kishte kërcënuar Armando Prenga, kishte tentuar të nxjerrë pistoletën dhe se i kishte fyer rëndë. Rrugës u përballa me makinën e Prengës. E dallova nga dritat. Ia bëra me drita. I ndaluam makinat në korsi thuajse çift me njëra- tjetrën. Unë zbrita nga makina dhe po prisja të hapte xhamin, apo të zbriste, ta pyesja ç'pati me fëmijët. Ai nuk po zbriste, por pashë se po bënte disa lëvizje, sikur do të kapte diçka. Zbriti bashkë me dy persona të tjerë, të cilët i njoh. Prenga nuk tha asnjë fjalë, vetëm shkrepi me pistoletë drejt meje dhe tha "Ju vras të gjithëve!". Mes meje dhe tij ishin ata dy personat e tjerë. Unë u ula poshtë. Arma u shkreh, por nuk më kapi plumbi. Ai tha "Do t'ju qes fare!". Në një moment më qëlloi me qytën e pistoletës në kokë. Ata dy çunat më thanë "Ik Gjokë". Po ku të ikja unë, kur ai ishte me pistoletë në dorë? Hipa në makinë dhe ika në shtëpi. Në këtë kohë i bëra një SMS Saimir Tahirit dhe i Vëllai mori ndihmën e parë aty, por ishte në gjendje shumë të rëndë. Një mjek bërtiste për ambulancën, që nuk ishte gati. Mjekët ishin shumë të tensionuar dhe të frikësuar. E hipëm në ambulancë dhe erdhëm tek “Ushtaraku”, në Tiranë. Nikolla i plagosur, Toma i plagosur, Françesku me një plagë thike në dorë dhe Gjergji po ashtu i lënduar. Aty u shkëmbyem me deputetin në spital. Dikush i tha: "Çfarë bëre kështu?". Ai tha: "Nuk është asgjë kjo". Kur e pyeta në spital në lidhje me plagën, vëllai Nikolla më tha: "Na ka qëlluar Armando Prenga me pistoletë". Ministri Tahiri më kishte kthyer përgjigje me SMS rreth orës 01: 30 të natës, ku më thoshte: "Janë marrë të gjitha masat e duhura". thashë që deputeti më ka plagosur dhe i shpjegova situatën me pak fjali. Mora në telefon vëllain dhe djalin e xhaxhait. Lajmëruam edhe policinë. Fillimisht policia nuk përgjigjej. Nikolla i ra "News 24"- s. Unë mora djalin në tel dhe i thashë të vinte në shtëpi. Ndërkohë, Armando Prenga kishte shkuar te laguna me dy makina. I thashë vëllait, po shkuam atje do të vritemi, se ata janë të armatosur të gjithë.

SULMI NË KOMISARIAT

Pas pak, ata ikën dhe erdhi policia. Shkuam në lagunë. U thashë atyre të policisë "Dua të bëj denoncim, por në Laç nuk kam besim". I thashë atij, po vijmë të gjithë bashkë. Shkuam te komisariat­i unë, Nikolla, Françesku dhe Gjergji. Parkuam makinat tona dhe u futën brenda rrethimit të komisariat­it. Ai polici tha "Ju rrini këtu, kurse t'i Gjok do të vish brenda të marr deklarimin". Sa u futëm në një zyrë, jashtë nisën krismat. Ai polici më tha "Ulu, ulu", pasi dritarja e zyrës shikonte nga porta kryesore e komisariat­it dhe mund të qëlloheshi­m me ndonjë plumb. Dëgjuam të thyheshin xhamat e derës kryesore të komisariat­it. Dëgjohej dikush që thërriste "Do ta vras!". Ai polici u frikësua. I thashë "Nxirre pistoletën se do të na vrasë këtu brenda". Ai më tha mua të futesha në një si aneks që ndahej nga zyra me një perde, që kur mbyllej linte një hapësirë 5 gisht në anësore. Ai personi u fut deri një metër larg policit. Ishte dikush me kapele dhe me një pistoletë në dorë. Mua m'u duk si vëllai i Armando Prengës. Nuk foli fare, por doli jashtë. Pas tij doli polici. Po vinte vëllai, Nikolla, i plagosur te pulpa e këmbës. Kishte shumë gjakrrjedh­je. I hoqa rripin e pantallona­ve për t'i lidhur këmbën, pasi po humbte shumë gjak. Pastaj erdhi edhe vëllai tjetër, Toma, i plagosur. Të lënduar erdhën brenda komisariat­it edhe Françesku dhe Gjergji. Brenda rajonit në këtë kohë nuk kishte asnjë polic. E nxorëm Nikollën deri te porta. Aty doli një polic dhe tha "Futeni në makinë". Shkuam te spitali i Laçit. Jashtë spitalit pamë Armando Pregën me 15 veta të tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania