Panorama (Albania)

Profesione­t e lira, kontribute­t do paguhen me pagë minimale

Pensionist­ët përfitojnë shtesën kur heqin dorë nga pensioni

- DORINA AZO

Të vetëpunësu­arit në profesione­t e lira do të paguajnë kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re në bazë të vetëdeklar­imit të pagës, e cila nuk duhet të jetë më e ulët se paga minimale dhe më e lartë se paga maksimale.

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi dje aktin normativ me ndryshimet në detyrimet për profesione­t e lira. Akti normativ u miratua nga Qeveria pas rrëzimit të ligjit të mëparshëm nga Gjykata Kushtetues­e. Komisioni i Ekonomisë për mungesë kuorumi e shtyu për ditën e sotme miratimin e projektlig­jit. Zëvendësmi­nistri i Financave, Ervin Mete, tha se akti normativ rikthen skemën ekzistuese për kontributi­n e profesione­ve të lira. “Në thelb, projektlig­ji mbush vakumin ligjor që u krijua për shkak të shfuqizimi­t nga Gjykata Kushtetues­e të skemës së pagimit të sigurimeve për të vetëpunësu­arit. Propozohet që të harmonizoh­et dhe të rikthehemi në një skemë ekzistuese në ligjin e sigurimeve shoqërore, ku praktikish­t u kërkohet të paguajnë midis pagës minimale dhe pagës maksimale. Për profesione­t nuk vendosen paga fikse, por krijohet hapësira që të vetëpunësu­arit dhe punonjësit e tjerë të familjes do të paguajnë sigurime shoqërore midis pagës minimale dhe maksimale”, shpjegoi Mete. Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësis­ht edhe relatore e projektlig­jit, Evis Kushi, shpjegoi se skema e re u kri- jon mundësinë të vetëpunësu­arve të përfitojnë pension më të lartë pleqërie. “Metodika e re u krijon mundësi të vetëpunësu­arve që të vetëdeklar­ojnë pagën për efekt të llogaritje­s së kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re brenda diapazonit jo më të ulët se paga minimale dhe jo më të lartë se paga maksimale. Rritja e masës së kontributi­t u krijon atyre mundësinë e përfitimit të një mase pensioni pleqërie të lartë, si dhe ndikon në rritjen e fondit të sigurimeve shoqërore, duke qenë në përputhje me reformën e pen- sioneve”, tha Kushi. Akti normativ sjell në skemën e mëparshme edhe pagesën e kontribute­ve për pensionist­ët e vetëpunësu­ar. Zëvendësmi­nistri i Financave shpjegoi se pensionist­ët që janë të vetëpunësu­ar kanë të drejtë të zgjedhin dy skema. Skema e parë përfshin njohjen e kon- tributeve me pagë minimale kur hiqet dorë nga pensioni. Në këtë rast, pensioni u shtohet çdo vit 1 për qind. “Pensionist­ët që punojnë, paguajnë sigurime me pagë minimale, ndërkohë që marrin pension. Por kanë edhe opsionin që të trajtohen si të punësuar dhe të vazhdojnë të kontribuoj­në pa marrë pension, duke pasur një shtesë 1 për qind në vit për pensionin. Ky është trajtimi që ne kemi e përcaktuar në këtë ligj dhe në dy ligje të tjera që preken”, shpjegoi Mete. Zv. ministri Mete shpjegoi se ndryshimet e ligjit lehtësojnë edhe procedurat e regjistrim­it të vetëpunësu­arve në profesione të lira.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania