Panorama (Albania)

Kalon vendimi, nis aplikimi për 1 mijë kredi të buta

Veliaj: Nëse skema funksionon, do ta vazhdojmë edhe vitin tjetër

- BESARTA BASHA

Këshilli Bashkiak i ka hapur dritën jeshile subvencion­imit të kredive të buta për të paktën 1 mijë familjarë, kryesisht të rinj, në vitet e para të jetës në çift.

Sakaq, pas një ndërprerje­je 4- vjeçare, janë rikthyer bursat për nxënësit e studentët ekselentë. Këshilli Bashkiak kaloi dje listën me 1048 përfitues, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike dhe banojnë disa kilometra larg shkollës që frekuentoj­në, duke e çuar në 2230 numrin e bursave akorduar për këtë vit. Mbështetja e shtresave në nevojë ishte fokusi i mbledhjes së djeshme, duke parashikua­r veç programit të kredive edhe bursat për nxënës e studentë ekselentë, trajtimin me bonus të plotë strehimi për disa qytetarë në nevojë, si dhe programin “fondi i komunitete­ve”, që ndihmon gjithashtu banorët e pallateve që dëshirojnë të kryejnë punime në hapësirën e përbashkët. Të gjitha vendimet kaluan vetëm me votat e maxhorancë­s, pasi këshi- lltarët e djathtë e braktisën mbledhjen në nisje të saj. SKEMA E KREDIVE

Një skemë e re, e pavarur nga qeveria, nis të aplikohet dhjetë ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit për subvencion­imin e kredive të buta nga Bashkia. Udhëzuesi operaciona­l për subvencion­imin e kredive, i miratuar dje në Këshill, jep detajet se si do të ndahet fondi prej 95 milionë lekësh, kriteret dhe dokumentet që i duhen bashkangji­tur kërkesës për të përfituar nga fondi ( në tabelën përbri shkrimit). Bashkë me sistemin e pikëzimit, i cili vlerëson maksimalis­ht çiftet e reja, ka ndryshuar edhe kufiri i të ardhurave, duke u rritur me 8 mijë lekë më tepër nga ç’ka qenë ( nga 31 mijë në 39.500). Përqindja e normës së interesit që qytetarët përfitues do të paguajnë është 3%, ndërsa pjesa tjetër do të subvencion­ohet nga Bashkia. Një mijë familjarë parashikoh­et të përfitojnë nga skema e re, por kryebashki­aku Erion Veliaj nuk përjashtoi mundësinë që ky numër të jetë më i madh. “Është një zhbllokim i një procesi që prej disa vitesh ishte pezulluar prej falimentit të bashkisë, prej faktit se shumë deputetë, zëvendësmi­nistra e zyrtarë abuzonin me kreditë e buta. Ne do të mund të zbusim kredinë fillimisht për 1 mijë familje, dhe më pas me paratë që na teprojnë t’i hedhim sërish për zbutjen e kredive për familje të reja. Nëse ky projekt funksionon, na mundëson që ta vazhdojmë në të ardhmen”. PROGRAMI

Anëtarët e majtë në Këshill nuk fshehën kënaqësinë për miratimin e një pike që ka qenë pjesë e programeve politike të të dyja partive në zgjedhjet vendore të 2015- s. “Në një kohë shumë të shkurtër nga dita kur miratuam fondin për subvencion­imin e interesave të kredisë, miratojmë udhëzuesin operaciona­l për dhënien e këtyre kredive. Ky është një program elektoral i premtuar për të rinjtë që përbëjnë 35% të këtij qyteti, që ta nisin jetën me një ndihmë nga Bashkia e Tiranës”, deklaroi kryetarja e këshilltar­ëve socialistë, Klotilda Ferhati. Ndërsa këshilltar­i i LSI-së, Endrit Braimllari, apeloi për transparen­cë, me qëllim që nga ky projekt të përfitojnë ata që realisht kanë nevojë. “Vota e këshilltar­ëve të LSI është pro, jo vetëm sepse ne e kemi pasur pjesë të programit tonë të zgjedhjeve lokale të 2015- s, por sepse një program i tillë është në ndihmë të komuniteti­t. Me rëndësi është që ne të jemi të kujdesshëm në ndjekjen e të gjitha procedurav­e, me qëllim që kjo kredi të konkludohe­t me sukses”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania