Panorama (Albania)

Grabitjet në Rinas, autorët: Nëse na kap policia, s’do të tregojmë shokët

- Admir Çerpja

TIRANË – Gjashtë personat ndihmës në dy grabitjet me armë të ndodhura në rrugën Tiranë- Rinas e kishin menduar se një ditë mund të arrestohes­hin. Madje ata i kishin marrë masat që nëse kjo ndodhte, askush të mos fliste për policinë dhe prokurorin­ë për treguar anëtarët e grupit. Gjatë bisedave dhe planifikim­it për kryerjen e grabitjeve, në një dokument të prokuroris­ë thuhet se ish- komandoja Neim Avdulaj shprehet se ka hyrë garant tek “Adi” që, nëse do të kapej, do të duronte presionin e shtetit. Ai gjithashtu i ka thënë që nëse do të ndodhe gjë, Adi do ta kishte me të, jo me Fatjonin ( Xhyliu) dhe me Ditjonin ( Memlika, ish- komando). Në këtë pjesë të dosjes së prokuroris­ë shpjegohet se biseda në fjalë ka ndodhur para grabitjes së parë të kryer në datën 3 dhjetor 2015. “Gjatë kohës që kanë studiuar lëvizjen e mjeteve kanë qenë në kontakt të vazhdueshë­m me shtetasit Fatjon Xhyliu dhe Ditjon Memlika, të cilët i dërgonin mesazhe për lëvizjen e mjeteve me lekë. Mesazhet vinin rreth orës 10: 00- 11: 00 paradite, ndërsa ndjekja është bërë nga mesi i muajit shtator deri në dhjetor, kur edhe ka ndodhur grabitja. Gjatë kësaj kohe, Neim Avdulaj është takuar me Fatjon Xhyliun e Ditjon Memlikën, duke pirë kafe e duke diskutuar se çfarë do të realizonin. “Adi” u ka dhënë katër celularë të thjeshtë të markës “Samsung” bashkë me kartat SIM, theksohet në dosje. Aty shpjegohet se Neim Avdulaj ishte zotuar para personit të quajtur Adi ( Admir Murataj në kërkim) se nuk do të dëshmonte për të tjerët, edhe nëse arrestohej. Mirëpo, e kundërta ka ndodhur. Pas arrestimit, Neim Avdylaj ka pranuar pjesëmarrj­en në grabitje. Ai ka përmendur edhe Ernest Kupën, i arrestuari tjetër për grabitjet, duke thënë se ky person ka marrë pjesë te të dyja ngjarjet, më 3 dhjetor 2015 dhe më 9 shkurt 2017. “Ky person, sipas deklarimit, ka një piceri në Krujë dhe qëndronte me shtetasin nga Tropoja të quajtur Adi. Neim Avdulaj shpjegon se në të gjitha rastet është takuar me këta dy persona, kur janë diskutuar detajet e planit. Këtu përfshihen diskutimet që kanë pasur në lidhje me modifikimi­n e automjetit për të ndaluar mjetin e bankës. Takimet me këta dy shtetas, Neim Avdulaj pranon se i ka pasur te Fusha e Aviacionit, te një lokal përballë helikopter­ëve”, thuhet në dosjen e prokuroris­ë, te pjesa e dëshmisë së dhënë nga ish- komandoja Neim Avdulaj. Nga ana tjetër, bëhet me dije se edhe i arrestuari i pestë, Admir Çerpja, ka pranuar përfshirje­n në dy grabitjet e ndodhura në rrugën QafëKashar- Rinas. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka marrë dosjen tashmë, ka kërkuar për Çerpjan masën e sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Mësohet se Admir Çerpja ka pranuar pjesëmarrj­en në grabitje, madje ka pranuar të tregonte edhe vendin ku kishte fshehur tenxheren me presion ku kishte vendosur rreth 100 mijë euro. Katër të arrestuari­t ( Ernest Kupa nuk ka folur) kanë dhënë shpjegime, ku pretendojn­ë se paratë e grabitura i kanë humbur në kazino. t. s

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania