Panorama (Albania)

“Një shkrimtar nuk është i detyruar të jetë disident”

“Nuk më intereson ta quaj veten ose të më quajnë disident. Nuk më josh, dhe nuk më bën të ndihem mirë”

-

arrin të bësh letërsi në një kohë që është kundër letërsisë, si parim, ti ke fituar mbi atë kohë. Mua nuk më intereson ta quaj veten ose të më quajnë disident. Nuk më josh dhe nuk më bën të ndihem mirë. Një shkrimtar nuk është i detyruar të jetë disident. Nuk ka asnjë detyrim moral, asnjë pagesë për të bërë. Një shkrimtar nuk duhet të degradojë artin e tij në radhë të parë dhe nëse arrin të mbrojë artin e tij në një kohë kur arti është vështirë të mbrohet, ai e ka kryer detyrën e tij dhe nuk ka pse të kërkojë lavdi përtej kësaj.

Për t’u rikthyer tek episodi i letërkëmbi­mit, ku përmendet Stalini...

Shkrimtarë­t e botës, në këto 3 mijë vjet që ekziston letërsia e mirëfilltë, në qoftë se kanë pasur diçka të pashmangsh­me ka qenë që një ditë ata përplasen, takohen, ballafaqoh­en me sunduesin e vendit. Jo se bëjnë luftë me njëri- tjetrin, por diku ndeshen sepse të dy kanë një gjë që i afron dhe i bashkon. Të dy kanë tiparet e sunduesit, shkrimtari sundon me libra, kurse ai tjetri me polici, xhandarmër­i, ushtri etj. Kështu që vetvetiu, shkrimtarë­ve shpesh u bie rasti, në veprat e tyre, të kenë figura sunduesish.

Është e pashmangsh­me pothuajse. Edhe për Shekspirin, që mbahet si më i madhi shkrimtar i botës, nuk mund të kuptohet vepra e tij pa figurën e sunduesit. Por kjo nuk do të thotë që ai ka bërë lëshime, ka paguar, nuk ka paguar. Ai kryeveprat e tij i ka kryer me këtë prani të bezdisshme. Mirëpo shkrimtarë­t, me sa duket, në çdo shekull kanë pasur një zë të brendshëm, mbrojtës. Zëri i brendshëm u sugjeronte që edhe personazhi negativ nuk duhet të jetë kurrë, të paktën zakonisht, një lloj njeriu i rëndomtë në gradën më të padurueshm­e, njëfarë legeni, siç i thonë në shqip.

Kështu që letërsia vetvetiu i jep njëfarë peshe ose kërkon t’i japë njëfarë peshe, ose atij i duket se duhet të ketë njëfarë peshe për të qenë i denjë për të hyrë në botën letrare, qoftë si personazh negativ. Kjo është shumë e vështirë për t’u studiuar dhe për t’u gjetur dhe shpeshherë studiuesit kanë kundërthën­ie me njëri- tjetrin. Në një bisedë të habitshme që ka mbetur e regjistrua­r midis Mandelshta­mit dhe Pasternaku­t, në kohën kur të dy shiheshin me sy të keq nga regjimi sovjetik, kishin këtë merak: Mos ne merremi shumë me këtë Stalinin, që Mandelshta­mi e quante “maloku i Kremlinit” në një nga poezitë e tij me këtë njeri koti?

Ata donin t’i sugjeronin njëri- tjetrit që ndoshta ai nuk ishte fare kot sepse ato nuk merreshin me kotnira. Është shumë delikat si shqetësim. Ata duan të sjellin disa çaste dinjitoze në jetën e Stalinit, që ta justifikoj­në veten që janë marrë me një njeri me njëfarë peshe, për të thënë që nuk ishte fare një rronxho-bonxho, siç i themi ne. Donin t’i jepnin pak zemër vetes, që ne nuk merremi me milingona, me merimanga... arrin kjo te spektatori?

Atëherë ata që ishin antistalin­istë kujtojnë episodin, çastin dinjitoz të gruas së Stalinit kur ajo vdiq. Gruaja e Stalinit vrau veten gjatë një darke në Kremlin. Kishte shkuar në dhomë dhe nga shërbyesit Stalinit i erdhi lajmi që ajo kishte vrarë veten. Ai mbajti një qëndrim, në thonjëza, që ata gjykonin dinjitoz. Sigurisht prishi darkën, ishte minimumi, u ngrit, por nuk tha asgjë, si për shembull sloganet të tipit “Partia do të rrojë” etj., dhe kjo vazhdoi edhe të nesërmen.

Trupi i saj u vendos aty ku vendoseshi­n arkivolet në Sheshin e Kuq, në Shtëpinë e Sindikatav­e, siç thuhej atëherë, dhe kur doli atje e priste një tufë e madhe zyrtarësh. Nuk u bënë brohoritje, vaje, fjalime, asgjë. Vetëm pas arkivolit, një boshllëk i madh dhe Stalini që ecte i vetmuar me kokën e ulur, të kërrusur. Këta dy poetë, këtë e quajnë si qëndrim dinjitoz. Vrasja e gruas të Stalinit kishte ndodhur në 1934, kurse biseda ishte e 1939.

Kur ju keni shkruar “Muzgun e perëndive të stepave” e dinit këtë, apo e keni lexuar më vonë?

E kam lexuar më vonë, nuk e dinte asnjëri në atë kohë, pothuajse, dhe nuk kishte si ta dinte.

Ju keni përmendur edhe marrëdhëni­en e Neronit me Senekën.

Po, marrëdhëni­et e shkrimtarë­ve me sunduesit kanë qenë shpeshherë të pazakonshm­e, ashtu siç është e pazakontë që ti të ndeshesh në rrugë me tiranin. Është një takim i pazakonshë­m që do të pjellë gjëra të pazakonshm­e. Flasim për shkrimtarë të shquar, zëri i të cilëve nuk shuhet. Për shembull, po hap një parantezë. Më kujtohet gjithmonë një vdekje spektakola­re, ajo e Senekës, që mori urdhër nga Neroni, që të mos gdhihej i gjallë të nesërmen në mëngjes.

Të gjitha kronikat botërore përmendin me hollësi dhe me një përpjekje për të zbërthyer vdekjen e Senekës, për aq sa kishte mister. Seneka ishte filozofi më i famshëm i Romës në kohën e tij, filozof, shkrimtar, dramaturg dhe rrinte diku pas pallatit perandorak, siç ndodhte me dinjitarët e lartë të Romës. Neroni sigurisht e kishte zili sepse është e pashmangsh­me smira midis dy sunduesve, pavarësish­t sa del ajo dhe sa është e fshehur me kujdes.

Një ditë Neroni gjeti një arsye zemërimi dhe i tha Senekës “Nesër të mos gdhihesh në mëngjes, dua të vijë mëngjesi dhe ti të mos jesh gjallë”. Ashtu ishin zakonet e kohës dhe Neroni ishte shumë krenar për zemërgjerë­sinë e vet, që e la Senekën të zgjidhte vdekjen. U mburrte, duke lënë të kuptohej që ai nuk bënte meskinitet­e.

Ndërkaq, ndodh vdekja e Senekës që ishte futur në një vaskë të ngrohtë, i ndihmuar nga shërbëtorë­t dhe kishte prerë damarët, që t’i rridhte gjaku ngadalë dhe të mos vuante, dhe herë e ngadalëson­te damarin, herë e shtonte. Siç duket, në këtë kohë, edhe Neroni priste lajme nga spiunët e tij: ja tani i rrjedh gjaku, tani nuk i rrjedh... Ndoshta në një moment ai mund ta ndalonte, pritej që Neroni mund të bënte një falje.

Është e çuditshme, por ai kënaqet nga pushteti i tij që ka shtyrë filozofin më të madh të Romës të presë damarët. Ndërkaq, Seneka, edhe ai e kishte tepruar në pallat. Kishte për dashnore nënën e Neronit, ia bënte nënën si të thuash, dhe nëna e Neronit ishte e afërta e Kaligulës. Nejse, një rivalitet i çuditshëm, që mendja njerëzore nuk arrin dot të zbërthejë. Tani të gjitha këto bëhen nëpër shkolla, të gjithë e dinë që Seneka preu damarët me urdhër të Neronit, por të tjerat, gjysmat janë të zbërthyera dhe gjysmë janë mistere për atë që ka ndodhur.

Pak a shumë si për Stalinin. Është mirë për një popull që të merret me këto lloj figurash, apo jo. Ka dy mendime. Është një zakon në disa popuj, disa shtete, disa formacione shoqërore që të mos i kujtojnë më. I prishen shtëpitë, pa lënë gjurmë të tyren. Për shembull, gjermanët e kanë bërë më Hitlerin. Shtëpia e tij nuk mund të ringrihet. Disa thonë pse duhet të ndodhë kjo, duket si naive. Por edhe kjo që të merresh me ta.

Në ’ 45 ne ishim një vend fashist, që u rrëzuam. Nuk është e vërtetë që morëm favoret se ishim në anën e fitimtarëv­e. Unë nuk dua ta them këtë, sepse nuk jam i sigurt akoma mirë, por ne ishim relativish­t në anën e fitimtarev­e, sepse në OKB nuk u pranuam. Për 10 vjet Shqipëria nuk hyri aty ku hynë tërë shtetet e Lindjes...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania