Panorama (Albania)

Zogaj: Historia e re, PD do rrëzojë monumentin e zgjedhjeve të vjedhura

-

Një nga protagonis­tët e Lëvizjes së Dhjetorit, publicisti dhe politikani Preç Zogaj, gjen ngjashmëri mes protestës së sotme të opozitës dhe 20 shkurtit 1991, kur qytetarët dhe studentët e Tiranës rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës. Gjatë fjalës së tij dje paradite te çadra e protestës, Zogaj tha se demokracia nuk mund të shartohet me diktaturë. “Protesta e 20 shkurtit 1991 është një ngjarje shumë e rëndësishm­e e historisë sonë, e cila na ka nxjerrë shumë refleksion­e. Një refleksion është: Lëvizja studentore e 20 shkurtit, lëvizja sindikalis­te, popullore dhe politike e 20 shkurtit na ka lënë këtë mesazh që është i gjallë sot e kësaj dite: Demokracia nuk mund të shartohet me diktaturë. Disa thonë se nga ky shartim lind demokratur­a. Nuk është e vërtetë, diktatura e mund demokracin­ë nëse jetojmë në këtë shartim. Sot demokracia nuk mund të shartohet me zgjedhje të blera dhe të vjedhura. Kjo është historia e re, kur populli shqiptar i është bashkuar Partisë Demokratik­e për të rrëzuar monumentin e zgjedhjeve të blera, të vjedhura dhe të prishura”, tha Zogaj gjatë fjalës së tij para protestues­ve dje në çadrën e “lirisë”. Zogaj u shpreh se koha e zgjedhjeve të lira ka ardhur, destinimi i kësaj lëvizjeje është vetëm një, që është fitorja dhe s’ka asnjë alternativ­ë tjetër. “Ne jemi bashkuar për të rrëzuar monumentin e zgjedhjeve të blera dhe të manipuluar­a si një kusht për të filluar një histori të re. Përmes risjelljes së shprehjes së shkrimtari­t Viktor Hygo, i cili thotë se ‘ s’ka fuqi më të madhe sesa një kauzë koha e së cilës ka ardhur’”, u shpreh një nga protagonis­tët e Lëvizjes së Dhjetorit. Duke folur për 20 shkurtin 1991, Zogaj përshkroi atmosferën e atyre ditëve. “Kam pasur fatin që në gazetën e parë demokratik­e ‘ RD’ kemi ndjekur të gjithë procesin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. E nisën studentët e Kamzës. E vazhduan ata të Universite­tit të Tiranës. E kulmuan qytetarët e Tiranës më 20 shkurt ’ 91, në 14: 07. E përfundoi po atë ditë e gjithë Shqipëria, Korça, Fieri, Shkodra. Shqipëria u ngrys pa Enver Hoxhën. Edhe për shkak të profesioni­t e kam pasqyruar gjerë e gjatë këtë histori me detaje për t’ua lënë si dëshmi dhe brezave në librin tim ‘ Fillimet’. Dua të lexoj vetëm fragmentin kulmor që përshkruan çastin e rrëzimit të monumentit”, tha Zoga. “... Është momenti kur turma është afruar te monumenti. Kam qenë aty me Mitro Çelën. Nën trysninë e sekondave që binin si gjyle nga klepsitra e kohës, dikush solli një kavo nga makina ‘ IFA’. Një burrë i quajtur Astrit Hatellari u ngjit mbi supet e një qytetari dhe arriti ta lidhë kavon te parakrahu i shtatores së diktatorit. Filloi tërheqja. 1.. 2.. 3.. 4, shtatorja 15 metra e lartë u anua pjerrtas dhe ra në tokë si trung nga pesha e saj. ‘ Liri demokraci’, shpërtheu në të gjithë sheshin...”, përfundoi Zogaj.

 ??  ?? Zogaj dje gjatë fjalës në protestë
Zogaj dje gjatë fjalës në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania