Panorama (Albania)

DOKUMENTET PËR APLIKIM

-

• Certifikat­ën e lindjes së aplikantit dhe certifikat­ën e gjendjes familjare.

• Vërtetimin për vendbanimi­n në bashkinë ku kërkohet strehimi, ose lejen e banimit për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit. • Vërtetimin e të ardhurave neto të familjes/ individit. • Dokumentac­ionin përkatës nga punëdhënës­i për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhëni­e pune.

• Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontribute­ve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësu­ar të familjes.

• Vërtetimin nga Zyra e Ndihmës dhe Përkujdesj­es pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

• Vërtetimin nga Zyra e Punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.

• Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

• Vërtetimin nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë.

• Vërtetimin nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj.

• Vërtetimin nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistrua­r asnjë pronë.

• Dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikat­at personale për efekt të llogaritje­s së moshës për çiftet e reja.

• Vendimin e gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara. • Vërtetimin përkatës për individët me statusin e jetimit. • Vërtetimin e komisionit mjekësor të përcaktimi­t të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara.

• Dokumentin e lëshuar nga institucio­net përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkue­s”.

• Dokumentin për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që i përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve.

• Dokumentin e lëshuar nga institucio­net përkatëse për viktimat e dhunës në familje, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkue­s”.

• Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamilj­ari, i cili është dakord që kredia të lëvrohet për njërin nga anëtarët e familjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania