Panorama (Albania)

Problemet me njoftimin në gjykimet rishikuese

- * Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë FLORJAN KALAJA*

njoftohen me shpallje për datën, ditën dhe orën e gjykimit dhe trupin gjykues. Shpallja në gjykimin në gjykatën e apelit, qoftë civil dhe administra­tiv, bëhet duke afishuar një fletë formati A4 në një nga stendat e shpalljeve publike në gjykatën e apelit dhe në gjykatën e shkallës së parë të paktën 10 ditë para datës së gjykimit. Për gjykimet në Kolegjin Administra­tiv të Gjykatës së Lartë shpallja bëhet jo më pak se 21 ditë para datës së zhvillimit të gjykimit në stendën e posaçme në ambientet e gjykatës. Ndërkohë për gjykimet në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë palët njoftohen nga sekretaria gjyqësore nëpërmjet shpalljes së listës së gjykimeve të paktën 15 ditë para seancës në stendën e shpalljeve publike të gjykatës.

Thënë ndryshe, ligji ka parashikua­r se individi, për të marrë pjesë në gjykim, duhet të kontrolloj­ë sa herë bëhen shpallje, në gjykatat e apeleve apo në Gjykatën e Lartë, nëse ka dalë gjyqi ku ai është palë apo jo. Ky detyrim vlen njëlloj si për palën që është fqinj me gjykatën e apelit apo Gjykatën e Lartë dhe për palën që është me qindra kilometra larg. Ligjvënësi kështu ka vlerësuar se kjo zgjidhje është më e mirë sesa detyrimi i gjykatës për të njoftuar palët.

Ndërkohë në gjykimin administra­tiv apo civil të shkallës së parë palët njoftohen si rregull individual­isht, duke i dorëzuar kopjen e fletëthirr­jes për gjyq. Edhe në gjykimin në Gjykatën Kushtetues­e ligji ka parashikua­r detyrimin e gjykatës për të njoftuar individual­isht palët. Në ligjet procedural­e respektive është parashikua­r se si mjet të fundëm njoftimi apo ultima ratio, që do të thotë se atëherë kur çdo mënyrë njoftimi nuk rezulton e mundshme dhe se palës nuk i gjendet asnjë adresë dhe mjet komunikimi, atëherë gjykatat njoftimin e bëjnë me shpallje. Për më tepër edhe për gjykimet në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ( më poshtë GJEDNJ) palët njoftohen individual­isht, pavarësish­t se ku ndodhen ato në të gjithë hapësirën e shteteve anëtare të Këshillit të Europës.

Kështu, vetëm gjykatat e apelit dhe Gjykata e Lartë i realizojnë njoftimet me shpallje publike. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kur Kodi i Procedurës Civile hyri në fuqi në vitin 1996 parashikoi se gjykata e apelit duhet të njoftonte palët nëpërmjet dorëzimit personalis­ht të fletëthirr­jes për në gjyq. Në fundin e vitit 1998, me propozimin e një grupi deputetësh, në rrethana të pakuptuesh­me dhe të paqarta, Kuvendi vendosi që njoftimi për gjykimin në gjykatat e apelit do të kryhej me shpallje. Kjo normë solli në Shqipëri në fundin e shekullit XX mënyrën e njoftimit në gjykimin në apel, që ekzistoi në Shqipëri përgjatë periudhës së regjimit monist, duke braktisur sakaq njoftimin individual, që u mor si model pas ardhjes së demokracis­ë nga ligjet procedural­e të shteteve perëndimor­e të Bashkimit Europian.

Një zhvillim interesant solli në Shqipëri prezantimi i ligjit për gjykimin administra­tiv, i miratuar në vitin 2012, por i hyrë në fuqi në datën 04.11.2013. Ligji parashikoi se Gjykata Administra­tive e Apelit dhe Kolegji Administra­tiv i Gjykatës së Lartë kishte detyrimin të njoftonte palët individual­isht për gjykimin. Në rrethana të çuditshme, njëlloj të paqarta sikur në dhjetorin e vitit 1998, në korrik të vitit 2014 Kuvendi ndërhyri sërish në ligj dhe solli në shekullin XXI mënyrën e njoftimit me shpallje për gjykimin administra­tiv në apel dhe Gjykatë të Lartë.

Në këtë erë të re të reformës në sistemin e drejtësisë janë planifikua­r të ndërhyhet me ndryshime edhe në ligjet procedural­e civile dhe administra­tive. Varianti i ndryshimev­e në Kodin e Procedurës Civile, i propozuar nga Euralius në vitin 2016, parashikon që gjykimi në apel të bëhet nëpërmjet njoftimit individual për palët. Në këtë paketë propozimes­h është harruar, ndoshta nga pakujdesia, që këto ndryshime të adresohen si zgjidhje edhe për njoftimet në Gjykatën e Lartë. Nga ky ndryshim do të preket edhe gjykimi në Gjykatën e Apelit Administra­tiv dhe gjykimi në Kolegjin Administra­tiv të Gjykatës së Lartë. Në ditët në vijim Kuvendi pritet të vendosë lidhur me këtë propozim dhe mbetet të shihet se çfarë qasjeje do të mbahet lidhur me mënyrën se si do të njof- tohen në të ardhmen palët në gjykimet rishikuese civile dhe administra­tive.

Ndaj dua që nëpërmjet këtij shkrimi Kuvendi, apo edhe deputetët, të ndërgjegjë­sohen maksimalis­ht për këtë ndryshim të propozuar dhe të mbyllet njëherë e mirë kjo histori që përsëritet që nga viti 1958. Vlerësoj se kjo çështje është shumë delikate dhe e rëndësishm­e për Shqipërinë, si për detyrimet që ajo ka marrë ndërkombët­arisht në Këshillin e Europës, për të respektuar nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut ( në vijim KEDNJ), dhe për vokacionin e padyshimtë që ka shprehur për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Europian.

Kuvendi dhe çdo deputet, para se të votojë ndryshimet në nenin 460 të Kodit të Procedurës Civile, vlerësoj se duhet të mbajë parasysh se shpallja si mënyrë njoftimi është një masë procedural­e ultima ratio, që do të thotë se, vetëm kur gjykata nuk arrin të njoftojë palët sipas mënyrave të zakonshme të njoftimit dhe pasi i ka shteruar të gjitha mjetet e mundshme të njoftimit, vetëm atëherë mundet të procedojë me njoftimin me shpallje. Këtë jurisprude­ncë ka mbajtur GJEDNJ në çështjen "Gakharia vs. Georgia" mbi pajtueshmë­rinë me nenin 6 të KEDNJ të mënyrës së njoftimit me shpallje. Në rastin e Shqipërisë legjislato­ri i dhjetorit të vitit 1998 dhe i korrikut 2014, pa lënë si detyrë më parë, që gjykata e apelit apo Gjykata e Lartë, të vlerësojnë nëse janë efektive mënyrat e zakonshme të ankimit, i ka lejuar ato të operojnë, si rregull dhe me asnjë përjashtim, menjëherë vetëm me mënyrën e fundme ultima ratio dhe njëkohësis­ht të jashtëzako­nshme ankimi.

Vlerësoj se vërtet njoftimi me shpallje, sikur ka qenë traditë tashmë edhe në Kodin e Procedurës Civile 1958 dhe 1981 për gjykimin në apel, është një masë efektive për ecurinë e procesit, por efektivite­ti nuk mundet të prevalojë ndaj detyrimit të respektimi­t të së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe së drejtës për t'u dëgjuar para se të gjykohesh, që e premton neni 33 i Kushtetutë­s për ta respektuar ligjet në fuqi pas hyrjes së saj. Vlerësoj se duhet të mbahet në vëmendje se kjo mënyrë e të njoftuarit është gjithmonë dijeni e prezumuar dhe jo dijeni efektive dhe se legjitimoh­et të kryhet vetëm kur pala të faktohet apo të prezumohet se po i fshihet drejtësisë dhe jo të jetë rregull i vetëm, i menjëhersh­ëm dhe i detyrueshë­m.

Nëse Shqipëria do të vijojë të ketë në fuqi këto mënyra njoftimi të papranuesh­me për KEDNJ dhe GJEDNJ, nuk do të jetë e largët dita kur Strasburgu do të shtojë ndëshkimet financiare ndaj Shqipërisë. Sakaq Shqipëria do të vazhdojë të mos përmbushë standardet europiane për respektimi­n e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe realizimin e aksesit në gjykatat me juridiksio­n rishikues, e bashkë me to edhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në Këshillin e Europës.

Gjithashtu vlerësoj të sjell në vëmendje se kjo mënyrë njoftimi në gjykatat me juridiksio­n rishikues nuk gjendet në legjislaci­onet procedural­e të shteteve të Bashkimit Europian. Ky fakt do ta bënte shumë të vështirë që shtetet e Bashkimit Europian të pranonin në një të ardhme të njihnin dhe të ekzekutoni­n vendimet civile të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Gjykatat e Bashkimit Europian do të arsyetonin se këto vendime nuk mundet të njihen, pasi këtë mënyrë procedimi për njoftimet në gjykatat me juridiksio­n rishikues do ta lidhnin detyrimish­t me mosplotësi­min e standardev­e të procesit të rregullt ligjor.

Për rrjedhojë vlerësoj se Kuvendi dhe çdo deputet duhet të jetë shumë i ndërgjegjs­hëm kur të vendosë mbi ndryshimin e kësaj dispozite. E nëse vendoset të ndryshohet, sipas standardev­e europiane të lart treguara, atëherë do të duhet që të ndërgjegjë­sohet akoma më shumë çdo legjislatu­rë dhe deputet i ardhshëm, që të mos ketë më kthim mbrapa në reminishen­ca antikushte­tuese dhe joeuropian­e.

Kuvendi dhe çdo deputet duhet të jetë shumë i ndërgjegjs­hëm kur të vendosë mbi ndryshimin e kësaj dispozite. E nëse vendoset të ndryshohet, sipas standardev­e europiane të lart treguara, atëherë do të duhet që të ndërgjegjë­sohet akoma më shumë çdo legjislatu­rë dhe deputet i ardhshëm, që të mos ketë më kthim mbrapa në reminishen­ca antikushte­tuese dhe joeuropian­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania