Panorama (Albania)

Trump, një provokues si president

- MIODRAG SORIC* * D. W.

Ka rrezik që përfytyrim­et më të këqija të bëhen realitet. Presidenti amerikan nuk e sheh realitetin ashtu si është, por siç do ta shohë ai. Ai fyen politikanë që mendojnë ndryshe nga ai, mediat kritike ai i akuzon për gënjeshtar­e dhe i shpall si armike. Ajo që Kancelarja Merkel ka thënë për Presidenti­n Putin vlen edhe për Donald Trump: Ai jeton në botën e vet.

Aspak “makineri e sinkronizu­ar deri në detaj”

Kjo është e rrezikshme. Në fund të fundit nga aftësia e të gjykuarit të presidenti­t amerikan varet jeta e shumë njerëzve - në SHBA e kudo tjetër. Qeveria e Trump nuk funksionon si “një makineri e sinkronizu­ar deri në detaj”, siç do ai që të besojmë. Përkundraz­i! Këshilltar­i i Donald Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn, duhej të dorëhiqej sepse ka gënjyer presidenti­n. Një dekret për ndalimin e udhëtimit në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende kryesisht myslimane e bllokoi një gjykatë amerikane. Kandidatët për poste ministrash në administra­të kanë tërhequr kandidatur­at, sepse iu mungonin dukshëm kualifikim­et për postet. Nuk të çudit që vlerat e popullarit­etit për Trump kanë rënë brenda një muaji aq shumë, si asnjë president tjetër i SHBA- së.

Por asgjë nga këto nuk lë gjurmë te Trumpi. Asnjë shenjë vetëkritik­e, që në këtë rast do ishte me vend. Gabimet e fillimit - kur pranohen – do të faleshin nga shumica e amerikanëv­e. Askush nuk pret që te një qeveri e re gjërat të ecin si në vaj që në fillim. Aq më tepër, kur shumë ministra, si edhe vetë presidenti, nuk kanë aspak përvojë qeverisjej­e.

Por arroganca, me të cilën po sillet Trump, do të bëjë që të rritet rezistenca kundër tij. Opozita demokratik­e po e ndien: Ndoshta ky president nuk do t’ia dalë të çojë deri në fund katër vitet e mandatit që ia jep kushtetuta. Ende jehojnë fjalët e Barack Obamës: Trump nuk i ka cilësitë që duhen për postin më të rëndësishë­m. Vitin e shkuar shumë amerikanë e injoruan këtë si deklaratë fushate. Po tani? Si do të reagojë Trump në një krizë të vërtetë, kur ai shpërthen për shkak të një raporti kritik në televizion?

Shuhet shpresa se “posti formëson personin”

Konferenca e fundit për shtyp e Donald Trump ka groposur shpresat që posti i mëson zotëruesit edhe përulësinë. Trump nuk sillet si president, por reagon me nervozizëm ndaj kritikave. Ai kërcen mbi çdo shkop që ia mban gati shtypi. Dikur ai do të lodhet, shpresojnë kundërshta­rët. Për aleatët e Amerikës ky nuk është lajm i mirë. Politika e mirëmendua­r e Perëndimit nuk funksionon, kur parimi bazë i presidenti­t amerikan është paparashik­ueshmëria. Madje edhe në Moskë po shuhet shpresa, se me këtë president amerikan do të përmirësoh­en marrëdhëni­et. Pasi jo vetëm demokratët, por në numër gjithnjë e më të madh edhe republikan­ët po e refuzojnë një politikë të jashtme proruse. Një ligjësi e njohur në politikë të mëson se lider i suksesshëm je vetëm atëherë kur njerëzit janë të gatshëm të të ndjekin pas. Stili drejtues i Trumpit është irritues, në rastin më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania