Panorama (Albania)

Akuzat për Sigurimin, Kadare: Lubonja, ky shpifës ordiner

“Zylyftar Ramizi, shef i Sigurimit dhe zëvendësmi­nistër i Brendshëm. Ditën që u dënua me vdekje, foli kundër meje”

- MENTOR NAZARKO/ Konica. al

“Të shkojnë të kërkojnë në mijëra arkiva dhe nuk do të gjejnë një radhë timen kundër një shkrimtari tjetër”. Numërohen disa libra tanimë me dokumente arkivore që dëshmojnë “gatishmëri­në” e sistemit komunist për ta “kapur mat” Ismail Kadarenë, por edhe të kolegëve të tij shkrimtarë për t’i vënë në dukje “shkeljet”. Ka pasur edhe nga ata që kanë hedhur hije dyshimi mbi këto dokumente, duke i konsiderua­r si selektive. Analisti Fatos Lubonja, nisur nga eksperienc­a personale, jo vetëm vë në diskutim mënyrën e ndërtimit të këtyre librave me dokumente, nga ana e autorit të tyre ( bëhet fjalë për atë me autor Dashnor Kaloçin), por është shprehur edhe se Kadare nuk ka qenë as i persekutua­r dhe as i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Në një intervistë për Mentor Nazarkon ( Konica. al), Kadare, me tone të ashpra, i përgjigjet Lubonjës, duke e quajtur një “shpifës ordiner”. Në vijim të intervistë­s, Kadare është shprehur për përkatësin­ë europianis­te të Shqipërisë, lidhjen e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe rezultatet e një sondazhi të OSCE- së, sipas të cilit shqiptarët janë nostalgjik­ë për regjimin diktatoria­l.

Është edukative... Është shumë e bukur kjo parabolë që bëre me Senekën, sepse ke alibinë, madje shpjegimin universal të raportit me Enver Hoxhën për të cilin të akuzojnë këta, që thonë që e ke glorifikua­r, dhe prandaj nuk “vdiqët”...

Nuk është fare e vërtetë. Unë kam dyzet vepra, a dyzet e pesë, varet si ndahen titujt, nga të cilat në njërën është i pranishëm shefi i regjimit, dhe në atë, vetëm në rreth 30 për qind të saj. Dhe ajo vepër vazhdon të qëndrojë, vazhdon të lexohet dhe do të lexohet gjithmonë. Unë nuk kam turp prej saj, sepse ajo vepër nuk është e tillë, dhe nuk ka pse të mohoj unë veprën time dhe të kem ndjenjë faji, dhe nuk ka asnjë vepër tjetër që mund të quhet problemati­ke.

Ka një moment të afërt, që është botimi i një libri me dokumente që tregon që ju përndiqesh­it, mbikëqyres­hit nga Sigurimi, që kishte njerëz që vepronin për t’ju shkatërrua­r, që është libri i Dashnor Kaloçit, “Kadare në dokumentet e Pallatit të Ëndrrave”. Fatos Lubonja, një nga kritikët tuaj kryesorë, më i kualifikua­ri dhe ndoshta më cilësori në statusin e tij publik, thotë që nga ato dokumente, që sipas tij nuk janë përzgjedhu­r në mënyrë korrekte, nuk del kjo përndjekje, përkundraz­i, dhe përmend Zylyftar Ramizin dhe të tjerë. Cila është përgjigjja juaj për këtë?

Përgjigjja ime është që unë nuk e marr fare seriozisht këtë Lubonjën që po thoni ju… Fatosin… Po, sepse shkrimi i tij ishte një lloj përçartjej­e dhe asgjë tjetër. Ju përmendët një Zylyftar Ramizi. Zylyftar Ramizi ka qenë shef i Sigurimit shqiptar dhe zëvendësmi­nistër i Brendshëm. Ditën që u dënua me vdekje, në zemërim e sipër, ose në panik e sipër, tha “do t’ju them edhe unë disa gjëra që do t’ju prishet gjaku”, dhe foli kundër meje. Tani, të përmendësh këtë argument kundër meje, është turpi më i madh. E para, sepse në një letër që i kam shkruar Ramiz Alisë, të vetmin që propozova për të hequr urgjent nga posti ka qenë Zylyftar Ramizi, kur ky ishte ende në post, dhe ky letrën sigurisht e mori vesh nga të parët, dhe e ka treguar. Nuk ka se si të dalë një njeri dhe të marrë sharjet e Ramizit kundër meje, dhe ta botojë këtë shpifje pa pikë ndërgjegje. Unë po flas me një fjalor të ashpër, e di, që nuk i shkon një bisede letrare, por unë jam që në Shqipëri nuk duhet kurrsesi që, nën maskën e mendimit të lirë, të justifikoh­en shpifjet. Shpifja vjen pas vrasjes, ose është njëlloj si një vrasje. Të shpifësh kundër një shkrimtari të njohur ( sepse kjo është shpifje e pastër, ai tha “Kadareja ka qenë agjent i Sigurimit”) është diçka, por si e boton ti sot në gazetë këtë gjë? Së paku duhet vënë në kllapa “sipas kokës së tij, mendjes së tij”, aq më tepër pas një libri që ka njëqind e një dokumente ku vërtetohet e kundërta, apo jo? Si e gjete ti që në këto dokumente nuk ka të vërteta? Ato janë dokumente me emra, me data, me shifra, me faksimile, me çdo gjë që ka një dokument, dhe vetëm në një shtyp të degjenerua­r mund të dalë dikush në këtë mënyrë për të thënë që këto dokumente janë false, dhe mos t’i përgjigjet askush. Unë kam deklaruar në intervista, në shtypin shqiptar apo dhe në atë botëror, kudo, me përgjegjës­i personale, që të shkojnë të kërkojnë në mijëra arkiva, dhe nuk do të gjejnë një radhë timen kundër një shkrimtari tjetër. Ç’do më tepër, atëherë? Këtë deklaratë e kam bërë 5- 6 vite më parë, sigurisht që janë turrur të kërkojnë, por nuk kanë gjetur dot, dhe tani na del ky shpifës ordiner, fare i neveritshë­m, dhe thotë “po, ato dokumente janë të falsifikua­ra”. Kemi një kaos total, dhe Shqipëria po e vuan së tepërmi këtë kaos, sepse kaosi nuk të lejon të shpjegosh asgjë, çdo gjë e nxin, çdo gjë e çorienton.

Duke mbetur në temën e së kaluarës, është një figurë interesant­e, për aq sa flitet për të, dhe është figura e Mehmet Shehut. Presidenti francez Hollande përmendi librin tuaj “Pasardhësi” si një ndër librat e suksesshëm. Rreth Mehmet Shehut ka folur Nexhmije Hoxha, që tregonte se si ndodhi tragjedia e tij dhe si përpjekje për të justifikua­r të shoqin. Ka pasuar ditët e fundit historiani dhe ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo, që thoshte që është vetëvrarë, ndërkohë vëllai i Mehmet Shehut thotë se e kanë vrarë. Cili është qëndrimi juaj për këtë çështje që vjen nga e kaluara, por që ende krijon kaq shumë vëmendje publike?

Pyetja juaj më tingëllon pak e çuditshme. Unë nuk kam asnjë qëndrim të veçantë nga ai që duhet të ishte qëndrimi i opinionit publik në përgjithës­i, i shtypit, i shoqërisë. Mendimi i parë që më vjen është që Shqipëria nuk duhet të merret me kaq zell të madh, me kaq zjarrmi si të thuash, me asnjë nga figurat që kanë drejtuar diktaturën. Sigurisht duhet të merret me seriozitet, të zbërthejë krimet e tyre... Është një vrasje e pazakontë, apo jo... Sigurisht! Vrasja e një kryeminist­ri është një ngjarje e pazakonshm­e, dhe mund të jetë edhe shumë simbolike për një vend. Megjithatë, ato deklarata që bëhen poshtë e përpjetë dhe që kam parë, pra që në Shqipëri po zgjohet interesi për diktaturën... Është një sondazh i OSBE- së që thotë se 53%... ... e duan regjimin! Këtë unë e gjykoj një sondazh racist, kundër popullit shqiptar. Nuk mundet kurrsesi që një popull që ka vuajtur në një regjim kaq të egër, pas 27 vitesh që ky regjim ka ikur, t’i degradojë mendja dhe papritur të ndjejë nostalgji për atë kohë. Kjo nuk është thënë për vendet e tjera, dhe nuk ka pse të thuhet dhe nuk ka pse shqiptarët ta ndihmojnë këtë gjë, që është një hedhje balte kundër kombit shqiptar, kundër popullit shqiptar.

Bashkim Shehu thoshte që e shpjeguesh­me është në qoftë se në sondazh kanë marrë pjesë mosha mbi 50 vjeç, që ka qenë dominante.

Po pse ajo moshë nuk kishte...? Ajo lidhet me sa ishin pro regjimit dhe sa ishin kundër. Nuk është e vërtetë që shumica e njerëzve ka qenë me komunizmin.

Kjo po, por ka ndodhur një gjë, që kudo në këto vendet ish- komuniste, papritur, njerëzit ballafaqoh­en me atë që sistemi i ri ekonomikis­ht është në rënie, nuk kishte fabrika, nuk kishte punësim 100%, nuk kishte garanci, as spitale falas, ajo ndjenjë e barazisë në varfëri. Kapitalizm­i në ato vitet e para është i tmerrshëm, dhe disa thonë “sa mirë kemi qenë, ç’na u desh”...

Po janë klishe të vjetra. Edhe përpara piramidave thoshin “përpara ishte më mirë”, po çfarë mund të ishte më mirë përpara piramidave? Mund të ishte rastësisht më mirë...

Mos e nxisin nostalgjin­ë, siç thotë edhe opozita, këto muzetë që po hapen, si te Ministria e Brendshme, “Bunk’Arti”, “Shtëpia me Gjethe”...

Ato mund ta nxisin, por në radhë të parë duhet të nxisnin antinostal­gjinë, pra të kundërtën, dhe mund t’i pranosh të dyja. Por që populli shqiptar të jetë katandisur në atë derexhe që t’i mbushen sytë me lot për atë regjim, jo, është diçka që nuk mund ta pranoj, është një fyerje. Mendoj gjithashtu që këto deklarata duhet të verifikohe­n.

Nga i kanë marrë të dhënat, nga i kanë nxjerrë. Me sondazhet në Shqipëri është vërtetuar dhe unë kam shkruar disa herë, bëhen spekulime të pështira. Kam shkruar dhe nuk kam marrë përgjigje nga askush, për shembull, për çështjen e popullsisë së Shqipërisë, e cila ka 500- 600 vjet që nuk ka ndryshuar, përtej kohëve të fundit. Nuk është normale. Ka sondazhe të paturpshme. Janë të gjitha me qëllim, janë pa qëllim, gjysmë me qëllim, rastësore, këtë nuk e di.

Por nuk ka popull që 500 e ca vjet përpara të ketë bërë qoftë edhe njëfarë pengese për një perandori për një kohë të caktuar, dhe të ketë qenë 1 milion banorë, si 30 vjet më parë. Nuk ekzistojnë popuj të tillë.

Ju jeni vlerësuar nga presidenti francez si një proeuropia­n i vendosur, edhe pse vini nga një vend i vogël, siç thonë, me një shumicë myslimane dhe që ka lavdëruar islamin e moderuar shqiptar. Ndërkohë ka shfaqje të ekstremizm­it is-

lamik në vend. Cili është gjykimi juaj për këtë?

Ky është një shqetësim, me thënë të drejtën, dhe një gjë jo shumë e shpjeguesh­me, jo fort logjike. Unë nuk kam ndonjë mendim që ta zbërthej se përse ndodh. Në radhë të parë dyshoj se ndodh. Është vërtet Shqipëria një vend ku po rritet islamizmi, siç thonë? Karakteriz­ohet vërtet si një komb me shumicë myslimane? Kjo është një lloj formule që zakonisht përdoret, kur flitet për popullsitë e botës.

Për një vend që ka një harmoni fetare të konfirmuar, nuk ka “me shumicë” a “pa shumicë”. Këto terma përdoren për shtete, të cilat ndërtojnë sistemet e tyre shoqërore, politike dhe juridike edhe në bazë fetare. Populli shqiptar në këta 100 vjet, nuk ka lejuar që feja të ndikojë në sistemin e tij të brendshëm, shtetëror, juridik, politik. Prandaj, nuk ka pse ta pranojmë ne këtë kualifikim, i cili në botë ka marë vetvetiu një konotacion racist dhe me sa duket do të vazhdojë kështu.

E majta shqiptare ka disa prekursorë, si paraprijës, që kanë qenë intelektua­lë por edhe patriotë, vlen të përmendet Sejfulla Malëshova dhe të tjerë. Pse e majta nuk u referohet këtyre figurave?

Sepse është një mungesë e saj, do të thosha unë, tregon që nuk ka thellësi, që nuk ka sinqeritet ndoshta, sepse një lëvizje e majtë ka edhe ajo ligjet e saj, origjinën, idolet e saj, dhe ne kemi pasur një plejadë të tillë që përmendët ju si Sejfulla Malëshova, që ishte intelektua­l i madh, dhe të tjerë si ai. Këta janë dënuar nga regjimi i kaluar dhe me sa duket vazhdon jehona e këtij dënimi.

Në Shqipëri është duke ndodhur një lloj rinovimi ose më mirë rilindje urbane, domethënë rishikimi ose rindërtimi i shesheve kryesore. Në fakt, nga disa vëzhgues kjo konsideroh­et pak si restaurimi i atyre qendrave dhe qyteteve që ishin ndërtuar dhe projektuar nga mbreti Zog. Pra kemi një udhëheqës të majtë si Edi Rama i cili, megjithëse e kritikon publikisht Zogun, në fakt është duke nxjerrë në dritë ato që ishin pjesë e trashëgimi­së më të rëndësishm­e, që janë planet rregullues­e urbane, apo monumentet, godinat kryesore të asaj periudhe. Ju bën përshtypje kjo?

Unë mendoj që kjo nuk lidhet thjesht me figurën e Ahmet Zogut dhe as me mbretërinë e mbretit Zog, sesa lidhet me atë që ne e quajmë “europianiz­imin” e Shqipërisë, pra prirjen europiane të Shqipërisë. Është kjo një prirje e ngritur artificial­isht, apo një prirje natyrale, shpëtuese për Shqipërinë? Sepse Shqipëria sot është shumë europianis­te, ne e dimë, ne linjën e saj politike, ideore e të gjitha, por a është vërtet kjo një nxitje e viteve të fundit, apo është një linjë që vazhdon prej shumë shekujsh?

Unë mendoj që Shqipëria të drejtën e saj për të hyrë në Europë nuk e ka mohuar kurrë. Tërë Rilindja Kombëtare shqiptare është një lëvizje absolutish­t europianis­te dhe prandaj nuk është një e gjetur si modus vivendi, “se kështu është koha, Bashkimi Europian ka këto kërkesa dhe ne duhet t’i përshtatem­i”. Jo, lidhjet shqiptare me Europën përbëhen nga shumë elementë, përveçse është truall europian i mirëfilltë, ka kujtesë historike të mirëfilltë, ka gjuhën europianis­te etj.

Dhe kjo ringjallje e trashëgimi­së, për të cilën folët ju, unë e lexoj në radhë të parë si një trashëgimi që na lidh me kujtimet europiane. Shqipëria, për fat të keq, nuk i kultivon disa herë kujtimet europiane. Çdo vend do t’i gjurmonte kudo dhe do t’i vinte në pah.

Po marr një shembull që duket fare banal dhe i thjeshtë. Në bulevardin kryesor të Tiranës ndodhet ndërtesa e hotel “Dajtit”, e cila po prishet përballë syve tanë. Të kalosh andej të vjen për të qarë me ato dritaret e shkulura. Ka qenë hoteli më

 ??  ?? ISMAIL KADARE
ISMAIL KADARE
 ??  ?? Fatos Lubonja
Fatos Lubonja
 ??  ?? Ismail Kadare
Ismail Kadare
 ??  ?? Fatos Lubonja
Fatos Lubonja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania