Panorama (Albania)

Rama darkë me Metën, Basha: T’i thërrasë mendjes

“Ose do pranojmë të shkatërroj­më zgjedhjet e lira, ose të qëndrojmë derisa të largojmë qeverinë”

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka paralajmër­uar Kryeminist­rin Edi Rama që t’i thërrasë mendjes dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve, në të kundërt bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushet me dyfishin e protestues­ve të 18 shkurtit.

Kreu i demokratëv­e këtë deklaratë të fortë e bëri dje gjatë takimit me vajzat dhe gratë në çadrën e protestës, ku u diskutua rreth problemati­kave të familjes. “Kryeminist­ri t’i thërrasë mendjes, ta dëgjojnë zërin e qytetarëve, të mos i bëjnë hesapet gabim, përndryshe sheshi i 18 shkurtit do të mbushet 2 herë më shumë dhe nuk do të ketë njeri ta ndalë këtë valë popullore”, ka thënë dje Basha. Për kryedemokr­atin, zgjidhjet për mundimet e ankthin e grave dhe nënave vijnë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Zgjedhje të lira e të ndershme mund dhe do të ketë vetëm pa qeverinë e lidhur me krimin, pa qeverinë që kriminaliz­oi parlamenti­n, qeverinë që përbuzi dhe hodhi në rrugë edhe gratë socialiste për t’u hapur vend trafikantë­ve të grave, siç ishte rasti në Lezhë, për t’u hapur rrugë dhunuesve të grave, siç janë qindra e mijëra raste në administra­tën shtetërore”, ka thënë ai. Lulzim Basha theksoi edhe një herë rëndësinë e mesazhit të dhënë më 18 shkurt në nisjen e protestës qytetare. “Nëse ka një mision të shenjtë, për të cilin ia vlen të sakrifikoj­më e të qëndrojmë deri në fitore është siguria, liria, mirëqenia e brezave që do vijnë. Ndaj, qëndresa jonë këtu sot, nesër e deri në arritjen e fitores sonë, është garancia, është domosdoshm­ëria, është vendimi që do t’i shkojmë deri në fund të gjithë së bashku këtu”, ka thënë ai. E pranishme në bashkëbise­dim ishte edhe bashkëshor­tja e Bashës, Aurela Basha, e cila u bëri thirrje të gjitha nënave të mos pranojnë asgjë më pak se standardet europiane. “Është detyra jonë që sot të bëjmë ne sakrificën tonë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më shumë, është detyra jonë që të qëndrojmë këtu në këtë shesh e të mos pranojmë asgjë më pak se standardet europiane” tha zonja Basha. LIRIA E MEDIAVE Më herët, gjatë mesditës në çadrën e “lirisë”, siç e kanë quajtur demokratët, është zhvilluar një tryezë edhe me përfaqësue­s të medias. Edhe në këtë takim, Lulzim Basha foli për kushtin e vetëm që ka opozita, atë të largimit të kryeminist­rit dhe krijimit të një qeverie teknike për realizimin e zgjedhjeve. “Jemi këtu dhe do të jemi këtu çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më të vendosur deri në realizimin e plotë, jo të pjesshëm, por të plotë të kushtit tonë: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimin e këtij kryeminist­ri dhe një qeveri teknike që garanton votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Dy rrugë ka: ose do të pranojmë të shkatërroj­më, ta lëmë të bjerë edhe ky institucio­n, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ose së bashku të qëndrojmë këtu derisa të largojmë qeverinë, derisa të largojmë burimin e problemit dhe së bashku të japim zgjidhjen që meritojnë shqiptarët”, ka thënë Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha dje në çadrën e protestës
Basha dje në çadrën e protestës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania