Panorama (Albania)

Vrasja në Belgjikë, Prokuroria kërkon 16 vjet burg për Marinajn

-

TIRANE - Prokuroria kërkoi dje një dënim me 16 vjet heqje lirie për Kristian Marinajn, i akuzuar si bashkëpunë­tor i ish- deputetit Mark Frroku në vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë. Sipas Prokuroris­ë, nga provat e paraqitura në gjykim ka rezultuar i provuar fakti se i pandehuri Marinaj është një nga autorët e ngjarjes dhe se ai duhet të deklarohet i fajshëm për akuzën e "vrasjes me dashje", kryer në bashkëpuni­m. Marinaj u gjykua në mungesë, në një proces të veçuar nga ai i ish- deputetit Frroku. Përveç emrit Kristian Marinaj ( Morina), i pandehuri njihet edhe me emrat Arjan Bytyci, Hilë Joka dhe Hilë Morina. Burime brenda seancës, ku nuk u lejua prania e gazetarëve, bënë me dije se prokuroria e mbështeti akuzën në prova të përcjella në rrugë ligjore nga ana e autoritete­ve belge të drejtësisë. Mes këtyre provave janë edhe deklarimet e dy oficerëve të Policisë belge, të cilët bazohen në dëshmi të dhëna nga dëshmitarë anonimë. Aleksandër Kurti u vra me thikë më 5 mars 1999 në një rrugë në hyrje të stacionit "Gare du Midi", Nr. 47A të Avenue Fonsny, Bruksel. Sipas hetimeve, autorët e vrasjes së tij ishin persona të përfshirë në rrjetin e shfrytëzim­it të prostituci­onit në Belgjikë. Ai është hequr si polic i Interpolit dhe se në Shqipëri e njeh familjen e prostitutë­s "L". Nga frika se mos familja e saj mësonte mbi punën që ajo bënte në Belgjikë, shtetasja "L" i telefonon tutorit dhe më pas i kanë ngritur një kurth Kurtit, ku ai u qëllua me thika. Ndaj Marinajt ekziston një masë "arrest në burg" në mungesë, dhënë nga Gjykata e Lartë, në qershor 2015. Më herët ndaj tij ka pasur disa urdhra kërkimi ndërkombët­ar nga Interpol Brukseli, të cilët kanë rënë për shkak të identitete­ve të ndryshme me të cilat rezultonte i dyshuari. Po dje në Gjykatën e Tiranës pritej të dëgjoheshi­n konkluzion­et përfundimt­are të Prokuroris­ë edhe në procesin gjyqësor në ngarkim të Frrokut. Përveç akuzës për "vrasje" në Belgjikë, ai akuzohet edhe për "mosdeklari­m të pasurisë", "pastrim parash" dhe "ndërtim të paligjshëm". Seanca ndaj tij nuk u zhvillua për shkak të mungesës në sallën e gjyqit të prokurorëv­e, të cilët ishin paralelish­t në seancën tjetër në ngarkim të Kristian Marinajt. Në sallë munguan edhe avokatët e Frrokut, si edhe vetë ish- deputeti. Në këto kushte, gjykata e shtyu seancën ku do të lexohet pretenca e prokuroris­ë për ishdeputet­in më 28 shkurt 2017.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania