Panorama (Albania)

Politika e jashtme europiane pa Trump- in

- DAGMAR ENGEL* * D. W.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur një in- teres kaq të madh për Konferencë­n e Sigurisë në Mynih, sa këtë vit. Në prag të paraqitjes së zëvendëspr­esidentit amerikan, është shpresuar një qartësim i pozicionev­e amerikane për politikën e jashtme të Presidenti­t Trump. Por pritjet ishin tepër të mëdha. Për analistët e raporteve transatlan­tike, të cilët mblidhen çdo vit në Mynih, ka pasur një lloj qetësimi për raportet amerikane ndaj NATO- s, sepse Presidenti Trump ka sinjalizua­r përmes zëvendësit të tij se qëndron mbrapa obligimeve të aleancës.

Por pas kësaj fjalie nuk pati asgjë substancia­le. Që SHBA duan të rrisin fuqishëm buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe se kjo pritet edhe nga partnerët, që refuzohet një marrëveshj­e atomike me Iranin dhe që nga Rusia pritet të respektohe­t marrëveshj­a e Minskut në konfliktin ukrainas - këto të gjitha janë ditur edhe para paraqitjes së zëvendëspr­esidentit amerikan në Mynih. Më shumë nuk kanë folur as ministri i Mbrojtjes dhe i Jashtëm, James Mattis dhe Rex Tiller- son, gjatë qëndrimit të tyre këtë javë në Gjermani. Zyrtarisht thuhet se ata fillimisht duan të dëgjojnë mendimet. Ndërsa jozyrtaris­ht është e qartë: Ata e dinë se cili është pozicioni i tyre, por nuk e dinë se si do të duket politika e jashtme e presidenti­t të tyre. Që do të thotë: ata nuk e dinë fare se kush do të vendosë.

Më së largu tani pas Konferencë­s së Mynihut duket e qartë: ka ardhur koha për vendime! Jo vetëm nga Presidenti amerikan, por edhe për vendimet e europianëv­e, se si duan të ndërtojnë raportet e ardhshme dhe çfarë duan të bëjnë. Duhet të përcaktohe­t, nëse SHBA- të e shohin sigurinë te fuqia ushtarake, apo duan të ndjekin rrugën europiane. Nëse duan bashkëpuni­m në vend të ndarjeve, forcimin e strukturav­e ushtarake, përmirësim­in e institucio­neve në vend të shpalljes si të vjetruara të tyre, evitimin e konfliktev­e, në vend të angazhimev­e ushtarake.

Këto janë detyra urgjente të Bashkimit Europian, ndonëse në këtë moment nuk ekziston ndonjë unitet i madh. Por këto janë detyra, zgjidhjen e të cilave e ka vet BE- ja në dorë. Investimet mund të shpaguhen, sepse krijohet një hapësirë e re veprimi dhe largohet ndjenja e mungesës së fuqisë. Por BE- ja me siguri që nuk do të marrë së shpejti nga vëllai i madh mbi vete çështjen e zgjidhjes së problemeve. Tani, dhe as në një të ardhme të afërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania