Panorama (Albania)

Fituesit, Ministria e Kulturës mbështet 127 projekte

-

Janë plot 127 projekte kulturore që do të mbështeten financiari­sht, në mënyrë të pjesshme nga buxheti i shtetit. Ministria e Kulturës shpalli dje listën e fituesve. Duke parë ndër fitues vihet re se do të kemi sërish shumë festivale komedish, monodramas­h, filmi, kulinarie, kënge për fëmijë, me muzikë baroke, për zërat lirikë, konkurs fotografie etj. Do të ketë shumë programe për librin, festivale, lexime etj. Mbështeten vënia në skenë e projekteve teatrore, botime librash, net koncertore, ekspozita etj. Kjo është hera e katërt që Ministria e Kulturës procedon për financimin e projekteve kulturore përmes një thirrjeje të hapur, por përtej numrit të aktivitete­ve nuk është bërë ndonjë bilanc se sa këto aktivitete të mbështetur­a nga MK janë realizuar dhe sa shkojnë ato te publiku, çfarë impakti kanë te ky i fundit, sa i shërbejnë “edukimit përmes kulturës”. A ka një mekanizëm matës apo supervizue­s nga ana e Ministrisë së Kulturës, me qëllim që edhe ato financime, sado të pakta të jenë në sasi, të shkojnë për produktin dhe te publiku.

Ministria e Kulturës, më 1 dhjetor 2016, shpalli thirrjen për projekt- propozime për vitin 2017 në art dhe kulturë, e cila u mbyll në datë 13 janar 2017. Sipas një njoftimi të Min- istrisë së Kulturës, kolegjiumi i MK mori në shqyrtim rreth 230 projekt- propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat përzgjodhi 127 projekte fituese. Edhe në këtë thirrje, ashtu si në vitin e kaluar, ka ardhur në rritje interesi i aplikantëv­e me propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizata­ve, apo shoqatave kulturore. “Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të vlerësimit dhe zhvillimit të politikave dhe strategjis­ë kulturore vlerësoi fituese projekt- propozimet, që përputhen me kriteret e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt- propozime, projektet që shprehin: ide novatore, garantojnë cilësi dhe profesiona­lizëm në realizim, qëndrueshm­ëri dhe vazhdimësi, mundësi për rritjen profesiona­le të artistit, sjellin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, dëshmojnë respektimi­n e të drejtës së autorit. Veçojmë edukimin përmes artit dhe kulturës, krijimtari­në artistike dhe përkrahjen e të rinjve, duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri te punësimi i tyre, rritjen e audiencave, shtrirjen gjeografik­e dhe kohore, si dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera”, njofton Ministria e Kulturës. Mësohet se projektet e përzgjedhu­ra do të mbështeten në mënyrë të pjesshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania