Panorama (Albania)

“Raporti i OSBE, racist. Nuk e duam diktaturën”

“Me sondazhet në Shqipëri është vërtetuar dhe unë kam shkruar disa herë, bëhen spekulime të pështira”

-

modern në Ballkan, për disa vite. Një pjesë e historisë së Shqipërisë ka kaluar atje, janë zhvilluar ngjarje të mëdha, të gëzueshme, të hidhëruesh­me, komplote, ballo... Pse ne që i kemi kaq të rralla këto...

Qeveritë e majta nuk ia dhanë lejen e ndërtimit një ndërtuesi të madh si Behgjet Pacolli, që supozohet do ta rikthente në shkëlqimin e dikurshëm sepse kishte nostalgji për atë hotel...

Në qoftë se kjo është bërë me qëllim dhe me ndërgjegje është një ndërgjegje e keqe që e ka bërë. Këto nuk janë thjesht qeveri të majta, por janë qeveri dëmprurëse për popullin shqiptar. Si ka mundësi që ti ndërtesën kryesore, “nostalgjik­e” të viteve ’ 30 dhe ’ 40, e hedh mënjanë? Je gati të ngresh lloj- lloj hauresh, t’i rindërtosh dhe ringjallës­h, dhe nuk mbron atë që çdo qytet do ta kishte për krenari. Asnjë qytet europian nuk do të guxonte të linte të shkatërroh­ej hotelin e saj me të famshëm të viteve ’ 30 dhe ’ 40. Do të ishte një krim publik.

Gjithmonë ne kemi bërë intervista së bashku kur kemi krijuar media të reja, si me “Ditën” dhe “ABC”- në. Tani po krijojmë një portal, “Konica”, dhe doja një gjykim tuajin për figurën e Konicës dhe rezonancën e tij aktuale. I duhet Shqipërisë sot një mendje kritike e formatit të Konicës?

Së pari, dua të saktësoj që, sipas mendimit tim, për figurat që ne do të kujtojmë, mund të kujtojmë ose duhet të kujtojmë, nuk duhet të nisemi nga mendimi “i duhet sot apo jo”. Përkundraz­i, “a kanë qenë, a janë të tilla”? Në qoftë se ata kanë qenë të tillë, ata prapë janë. Konica është një figurë e rëndësishm­e e kombit shqiptar, me gjurmë të thella shumë që nuk i ka zbehur dot asnjë kritikë studimore marksiste leniniste. Dhe kjo është një shenjë e mirë, lidhet me atë frymën europianis­te dhe të natyrshme që ka vendi ynë. Kjo nuk do të thotë që nuk ka edhe mendime trillane, për të qenë i butë. Në Kosovë do të thoshin trullane... Trullane, dakord. Mendime pra që nuk hynë në punë. Por kjo nuk do të thotë asgjë, madje do të thosha që Noli, Konica dhe Zogu përbënin një treshe pak të habitshme. Këta kanë qenë tre armiq, shpeshherë të betuar të njëri- tjetrit, dhe më pas tre miq, ndoshta jo të betuar, por gjithsesi miq që kanë arritur të bëhen të tillë herë pas here.

E bënë sepse ndërgjegjj­a e tyre ishte e kthjellët dhe kuptuan që e donte e mira e Shqipërisë, e bënë thjesht si qenie njerëzore, e bënë thjesht si krijues të politikës, të diplomacis­ë, të filozofisë shqiptare, këtë unë nuk jam në gjendje ta them, por ata janë një shembull, sepse armiqësia Noli– Zog ka qenë aq e madhe, sa për çudi ka edhe një simetri të pabesueshm­e, ku të dy e kanë dënuar me vdekje njëri- tjetrin në mungesë, dhe më pas të dy u pajtuan pas Luftës së Dytë Botërore.

Konicën gjithashtu e kritikojmë pse u bë ambasador në Amerikë, por ai ka dhënë shpjegimet e tij, që janë të gjitha pothuajse të besueshme. E kisha fjalën edhe për sensin demistifik­ues të tij... Në këto çaste që jetojmë, nuk vuan demistifik­imi shqiptar për shembuj. Ka mjaft ushqim të brendshëm dhe nuk ka pse ta marrë diku.

Një pyetje tjetër lidhet me jetën tuaj midis Shqipërisë dhe Francës. Përgjithës­isht, intelektua­let që kanë jetuar dhe jetojnë në Francë sjellin edhe kriticizmi­n ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për rolin e saj në Shqipëri, Kosovë, Ballkan etj. Ndërkohë, ju në asnjë rast në shfaqjet tuaja publike nuk keni bërë një kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për atë që ka bërë në Shqipëri. Cili është gjykimi juaj për raportin midis shqiptarëv­e me Shtetet e Bashkuara?

Unë mendoj që Shqipërisë, krahas thashethem­eve dëmprurëse, që janë përhapur me shumice sot në botë, dhe që duhet të na brengosin jo thjesht në emër të patriotizm­it të modelit klasik, por për imazhin e njeriut shqiptar, ka edhe një thashethem që do ta quaja pozitiv dhe po aq të përhapur në botë, që ky është një shtet që ka simpati për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe amerikaniz­min.

Kjo është e vërtetë dhe nuk na turpëron. Të parën e quaj turp, që të na dalë nami që jemi vendi i drogës, i prostituta­ve dhe gangsterëv­e, patjetër asnjë vend nuk do t’ia uronte vetes. Por që të dalë nami që Shqipëria është tepër e dalldisur pas SHBA- ve, përveç një buzëqeshje­je, nuk i bën dëm vendit. Për mua është gjë pozitive dhe unë jam dakord. Populli shqiptar, me gjithë akuzat që i bëjnë, pra që e ka mendjen nga Lindja, nga Otomanët, nga kinezët, megjithatë për çudi mendjen e tij di ta ketë edhe nga ky kontinent i ri i botës, ky vend i madh dhe demokratik.

E kisha fjalën edhe për atë kriticizëm që shihej kur bëhej fjalë për armët kimike, ka intelektua­lë që jetojnë këtu në Francë dhe kritikojnë ambasadorë­t amerikanë që përfshihen në çështjet e Reformës për Drejtësi.

Unë këtë do ta quaja konformizë­m ndaj vendit ku jetojnë. Unë nuk e kam ndier kurrë këtë gjë dhe as nuk e kam ndier, dhe as nuk e kam quajtur të nevojshme.

Noli, Konica dhe Zogu përbënin një treshe pak të habitshme. Këta kanë qenë tre armiq, shpeshherë të betuar të njëritjetr­it, dhe më pas tre miq, ndoshta jo të betuar, por gjithsesi miq që kanë arritur të bëhen të tillë herë pas here. E bënë sepse ndërgjegjj­a e tyre ishte e kthjellët dhe kuptuan që e donte e mira e Shqipërisë, e bënë thjesht si qenie njerëzore, e bënë thjesht si krijues të politikës, të diplomacis­ë, të filozofisë shqiptare...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania