KËRKIMET NË RUMANI
Veç parave të dy bankave që u grabitën në rrugën e Rinasit, Policia gjen dhe një pjesë të parave që u grabitën në pistën e avionëve në aeroportin “Nënë Tereza”.
Paralelisht me operacionin “Patriot”, tashmë ka nisur edhe operacioni “Aeroport”, si për identifikimin e autorëve, kapjen e të kërkuarit dhe gjetjen e parave. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se në Elbasan, në banesën e të kërkuarit Aleks Pepa, u gjetën të fshehura 50 mijë euro. Paratë ishin mbështjellë në qese dhe ishin futur në një frigorifer, që ishte jashtë funksionit. Burimet thanë se banesa rezulton në pronësi të Aleks Pepës, personit të parë të identifikuar për grabitjen e 30 qershorit 2016, ndërsa ia kishte lënë për t’u kujdesur një të afërmit të tij. “Në Elbasan, në banesën e shtetasit Aleks Pepa, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme eurosh. Sasia e parave kap shumën 50 mijë euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 qershorit 2016”, tha dje Policia e Shtetit.
I KËRKUARI Thuajse 2 javë më parë, Policia e Shtetit tha se për grabitjen e ndodhur në pistën e avionëve, në Rinas, më 30 qershor 2016, ishte identifikuar dhe shpallur në kërkim një i dyshuar. Ai është Aleks Pepa, 40 vjeç, nga Elbasani, i cili dyshohet se ka qenë shoferi i automjetit “Mercedes Benz”, ngjyrë vishnje, që u përdor për gra- I dyshuari për grabitjen e 30 qershorit 2016, në pistën e Aeroportit të Rinasit, Aleks Pepa, sipas Policisë ka dalë nga Shqipëria pak ditë pas ngjarjes. Dyshohet se të njëjtën rrugë kanë marrë edhe personat e tjerë të përfshirë në grabitje. Për Pepën ka dyshime se fshihet në Rumani, ku edhe janë përqendruar kërkimet nëpërmjet oficerëve të Interpol Tiranës. bitjen e rreth 1 milion eurove që do të niseshin drejt Austrisë. Ndaj Pepës Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, masë e cila nuk u arrit të ekzekutohet, pasi i dyshuari ndodhet jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye është bërë shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Burimet thanë se Pepa ka qenë i skeduar edhe më parë dhe është identifikuar nëpërmjet parukës që u gjet në mjetin e braktisur nga autorët e grabitjes. Dosja është pa autor në lidhje me personat e tjerë të implikuar në grabitjen e ndodhur në aeroport dhe deri dje s’dihej asgjë as për paratë e vjedhura. Dje u arrit të gjendej një pjesë e tyre, që, sipas Policisë, nga numrat e serisë konfirmohet që i përkasin bankës së grabitur.