Ministria e Kulturës lidh marrëveshjen e parë me Serbinë
“Gjithmonë më mundon një pyetje, që besoj se mund të ngrihet jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të rajonit tonë.
Si ka mundësi që të parët tanë, të cilët prezumohet se ishin njerëz me shumë më pak mundësi për të parë botën, apo për të mësuar nga bota, kur ndërtonin shtëpitë e tyre, apo fshatrat e tyre, ndërtonin shumë bukur sesa ndërtojmë ne?!”. Këtë dilemë, Kryeministri Edi Rama e ndau me ministrat e Kulturës së rajonit në Konferencën e tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm”, e cila u zhvillua dje në Tiranë, organizuar nga Ministria e Kulturës, që mban Presidencën e Këshillit të ministrave të Kulturës të Europës Juglindore CoMoCoSEE ( Council of Ministers of Culture of South East Europe). I pranishëm në këtë konferencë, Rama do të theksonte rëndësinë e investimeve në lëmë të kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe “së bukurës”, që, sipas tij, ndikon edhe në rritjen ekonomike. Rama u shpreh nostalgjik për ndërtimet e një kohe, për peizazhet e fshatrave të Jugut, që pavarësisht se janë ngritur shekuj më parë, ua kalojnë nga bukuria ndërtimeve të dekadave të fundit. “Asnjë arkitekt sot nuk arrin dot të sfidojë ndërtimet e bëra në fshatin e gjy-
Ministria e Kulturës së Shqipërisë firmosi marrëveshjen e parë për bashkëpunim kulturor me Serbinë. Pas konferencës “Nxitja e kulturës për zhvillim të qëndrueshëm” dy ministrat e Kulturës, ai serb Vladan Vukosavljeviç dhe ministrja shqiptare, Mirela Kumbaro, firmosën një program bashkëpunimi. Përmes kësaj marrëveshjeje vendosen urat zyrtare të bashkëpunimit kulturor mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dyja vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në artkulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, UNESCO- s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kul- shërve të mi. Nëse shikoni fshatin lart dhe ndërtimet poshtë, në rrugën drejt bregut, mendoni që barbarët janë ata poshtë dhe europianët e sotëm janë ata lart. Ndërkohë që ata lart ishin një, dy shekuj më parë, ndërsa ata poshtë janë ata që jetojnë bashkë me ne sot, në mesin tonë”. Rama u shpreh i ndërgjegjshëm se investimet për kulturën janë gjithnjë të pamjaftueshme. Por shqetësimi i tij më i madh shkon drejt ndërtimeve të reja dhe mung- turor mes palëve. Ministri serb, Vukosavljeviç, e vlerësoi lidhjen e kësaj marrëveshjeje si një moment historik, ndërsa shprehu vullnet të plotë për esës së harmonizimit të tyre me atë çka kemi trashëguar. “Mjafton të shikosh bregdetin tonë të përbashkët, për të bërë krahasimin midis fshatrave të vjetër dhe zhvillimeve të reja, për të parë një degradim të dhimbshëm e të pakuptueshëm të shijes, raportit me të bukurën dhe të agresionit të së shëmtuarës. Besoj se rajoni ynë prej shumë vitesh jeton nën agresionin e të shëmtuarës, për sa i përket marrëdhënies me të bukurën si trashëgimi dhe raportit me të mbështetur maksimalisht çdo nismë kulturore mes dy vendeve.
Më tej, ministrja Kumbaro zhvilloi takimin bilateral me zhvillimin si përfitim”, tha kryeministri, duke shtuar se duhet investuar më shumë për të bukurën. RILINDJA URBANE Rama nuk mund të mos prekte edhe temën e investimeve në drejtim të “Rilindjes urbane”, e cila ka pasur jo pak kritika, duke i vënë në dukje problemet e mëdha që ka Shqipëria. Ai i quajti këto, “kritika mendjelehta” dhe shtoi se “agresioni i së shëmtuarës” nuk sjell mirëqenie. Ai u shpreh se është e domos- homologen greke, Lydia Koniordou. Gjatë takimit, dy ministret diskutuan rreth çështjeve të artit dhe trashëgimisë kulturore, ku u ra dakord për nevojën e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy vendeve, për të konkretizuar projektet për të cilat u fol. Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Tiranë, ministrat e Kulturës vizituan institucionet kulturore në Tiranë, si Galeria Kombëtare e Arteve apo Muzeu Historik Kombëtar. Ministrja greke zhvilloi edhe një takim me drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ndërsa vizitoi edhe ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, i cili do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. doshme që e bukura e së shkuarës të lidhet me atë çka ndërtohet sot. Edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u ndal në programin e “Rilindjes urbane”, duke thënë se është koha t’i kthehemi trashëgimisë kulturore, që u ka rezistuar të gjitha kohërave. “Programi i qendrave historike urbane, është tashmë në provë: duke nisur nga qytetet e vogla, gati të harruara nga harta e zhvillimit të territorit, si Erseka, Kavaja, Shijaku, Puka, Tepelena, Përmeti. Ishin qytete ku dukej sikur koha ishte ndalur në vitin ’ 90, në rastin më të mirë, dhe batërdisur nga ndërtimet pa kokë e pa këmbë. Rasti më i keq ishte Kruja, e cila për 25 vjet u rrethua nga armiku i pamposhtur i betonit, ndërsa sot Kruja po ngre kokë e lulëzon. Por, edhe programi i qyteteve të mëdha, si Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Tirana, ku nuk synohet thjesht ndërtim ngrehinash, por zhvillim shoqëror dhe kulturor, jo vetëm për të kaluar mbrëmjet, por për të tërhequr bizneset e mëdha, bankat, brendet dhe biznesin imobiliar”, u shpreh Kumbaro. E pranishme në këtë takim ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, sipas së cilës “Trashëgimia është rruga e vetme për të zhvilluar turizmin dhe ekonominë e vendit. Si Shqipëria, edhe vendet e tjera në rajon kanë sfida për të cilat po punojnë, për t’i bërë tërheqëse për investitorët dhe turistët. Nuk lidhet gjithçka me bregdetin, trashëgimia kulturore ka një aftësi shumë të mirë për sa u përket investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Shpresoj që ju të promovoni trashëgiminë kulturore të vendeve tuaja, muzetë nuk janë vetëm depozita, por këto gjëra duhet t’i shohim më shumë, për shkak të vlerave që përçojnë. Ka shumë gjëra në Ballkan, për të cilat mund të jemi krenarë, si pjesë e identitetit kulturor dhe trashëgimisë së përbashkët europiane”.