Panorama (Albania)

Rama: Edhe vetëm në zgjedhje. Basha: Përfundon si Duçja!

KRYEMINIST­RI NE GRUPIN E PS: DO T’I MARRIM TE 140 DEPUTETET

-

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialistë për Integrim, Luan Rama, është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se është emergjente ulja në tryezë me opozitën dhe kapërcimi i kësaj situate politike. “Në vlerësimin tim, për shkak të mungesës së dialogut politik si një institucio­n i qenësishëm dhe i rëndësishë­m i funksionim­it të demokracis­ë në një vend, gjykoj se nuk ka vend për gjuhë ultimative, nuk ka vend për gjuhë arrogante. Ajo që është më e rëndësishm­e është se nuk është e udhës, nuk është normale dhe nuk na lejohet të flasim nga pozita e pushtetit dhe me arrogancën që indukton pushteti sepse, për sa kohë të gjithë themi që politika është arti i së mundshmes, do të thotë që duhet të shfrytëzoj­më të gjitha hapësirat, mundësitë mekanizmat politikë për të kapërcyer situatën dhe për të bërë të mundur që vendi të shkojë në zgjedhje mbi një situatë politike normale dhe joanormale, të shkojë në zgjedhje, pasi të kemi dhënë të gjitha garancitë për të krijuar bindjen dhe be- simin, jo vetëm tek opozita, por edhe te të gjithë qytetarët shqiptarë se zgjedhjet do të jenë korrekte, të ndershme dhe në përputhje me standardet dhe rekomandim­et e OSBE-ODIHR- it”, ka thënë dje Luan Rama.

VOTIMI XHAFAJT I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i LSI- së në Kuvend për dekretimin e Xhafajt si ministër i Brendshëm, Luan Rama tha se çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë ekskluzive e Kryeminist­rit. “Çështjen e ndryshimit të ministrave, e shkarkimit, lirimit apo e zëvendësim­it të ministrave në kabinetin qeveritar, është një e drejtë ekskluzive, kushtetues­e e Kryeminist­rit. LSI, që prej fillimit të bashkëqeve­risjes me PS- në, asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar, as LSI- ja dhe as kryetari i saj, z. Meta, dhe as nuk kemi ndërmend të kërkojmë ndonjëherë që të largohet ky apo ai ministër për t’u zëvendësua­r me këtë apo me atë ministër. Duke qenë se ne respektojm­ë tagrin kushtetues të Kryeminist­rit, çështja e votimit në Kuvend është një çështje procedure e karakterit formal dhe unë nuk mendoj se ka arsye të qenësishme që LSI- ja të veprojë ndryshe nga sa ka vepruar për sa herë është thirrur të votojë, kur ka qenë fjala për ndryshimet e iniciuara nga iniciativa kushtetues­e e Kryeminist­rit. Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë motiv që LSIja të veprojë ndryshe konstantes së qëndrimit të vet politik, kur është fjala për dekretim të ministrave në përputhje me të gjitha tagrat kushtetues”, ka thënë Luan Rama. QEVERIA TEKNIKE Luan Rama ka inkurajuar më tej qeverinë që të dialogojë me opozitën, pasi është e vetmja mënyrë që mund të çojë në një zgjidhje. “Unë nuk bëj ndër ata që e shohin si herezi faktin që opozita është në rrugë. Opozita është në të drejtën e saj të protestojë, të zgjedhë apo adoptojë një sjellje politike dhe një standard politik që ajo e shikon të udhës. Nga kjo pikëpamje, nuk ka ndonjë gjë për ta qortuar opozitën, ashtu sikundër opozita mund të kërkojë qeveri teknike, qeveri mekanike, apo ku di unë se çfarë. E rëndësishm­e është që edhe këtu duhet investuar me shumë seriozitet edhe nga maxhoranca, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë qeveria, që të institucio­nalizojë dialogun me opozitën, të kthehet dialogu në instrument dhe në një institucio­n që çon në zgjidhje”, ka thënë kreu i Grupit të LSI- së.

 ??  ?? Edi Rama
Edi Rama
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ?? Luan Rama
Luan Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania