Panorama (Albania)

Zgjedhja e Presidenti­t të ri, Abdiu: Ka ngërç, duhet zgjidhje politike

Flet ish- kreu i Kushtetues­es

-

Për pak javë fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës, ndërkohë që kjo përkon dhe me përfundimi­n e mandatit të kësaj legjislatu­re të Kuvendit. Përcaktime­t kushtetues­e krijojnë ngërç për zgjedhjen e kreut të shtetit?

Mendoj se para se të japim një opinion fillestar rreth kësaj pyetjeje, që në vetvete përfshin shumë momente me rëndësi dhe delikate dhe me vështirësi të karakterit kushtetues e ligjor, e rëndësishm­e është që këto procedura të inkuadrohe­n dhe me situatën aktuale politike ku ndodhet vendi. Po kalojmë një situatë mjaft delikate, si për shkak të reagimeve që ka pasur opozita prej kohësh, ashtu dhe për problemati­kat e reja që po lindin nga dita në ditë, që lidhen edhe me rajonin. Këta muaj mbartin detyrime të mëdha të maxhorancë­s, por dhe të opozitës parlamenta­re për të zgjidhur dy ngjarje që kanë të bëjnë me zgjedhjen e parlamenti­t dhe zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit. Edhe kërkesat e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme duhen parë me objektivit­et aq sa e meritojnë. E them këtë, sepse edhe pse opozita në çdo kohë ka të drejtën e saj të ligjshme për të kërkesa të vazhdueshm­e prej maxhorancë­s parlamenta­re, unë mendoj se po kaq e rëndësishm­e është situata lidhur me një aspekt tjetër që ka të bëjë me detyrimin e maxhorancë­s parlamenta­re për ta çuar popullin në zgjedhje me korrektesë konform ligjit. Pra, tre muaj para zgjedhjeve, kërkesa për një qeveri teknike pa pasur ndonjë ngjarje apo shkak të veçantë që mund të krijojë premisa të tjera, më duket se nuk përligjet dhe ka si qëllim krijimin e destabilit­etit, për të shtyrë procesin zgjedhor, bëhet pse jo edhe për të krijuar ngërçe apo për të shtyrë dhe penguar procesin e zgjedhjes së presidenti­t. I them këto, sepse sot në një këndvështr­im të ftohtë, nëse shohim kërkesat që ka Kushtetuta, si për zgjedhjet parlamenta­re, ashtu edhe për zgjedhjen e presidenti­t, nuk është e vështirë që të parashikos­h situata të vështira në të ardhmen, situata kur mund të krijohen ngërçe ligjore, proceduria­le dhe kushtetues­e, për të cilat unë dyshoj se Kuvendi do të jetë në gjendje t’u japë zgjidhjen e duhur ligjore.

Krijohet një ngërç mes afatit të përfundimi­t të mandatit të Kuvendit dhe atij të nisjes së procedurav­e për zgjedhjen e presidenti­t?

Fakti që zgjedhjet parlamenta­re janë përcaktuar më 18 qershor 2017, mua më bën të dyshoj se do të ketë probleme sa rreth zgjedhjeve parlamenta­re për shkak të qëndrimeve që mban opozita që vijon të insistojë mosregjist­rimin në KQZ dhe të mos marrë pjesë në zgjedhje, aq dhe për faktin se kërkesat e Kushtetutë­s për zgjedhjen e presidenti­t imponojnë respektimi­n e disa afateve të caktuara rigorozish­t në Kushtetutë për sa u përket raundeve për zgjedhjen e presidenti­t. Kështu që fakti që në 24 korrik mbaron mandati i Presidenti­t të Republikës, fakti që duhet domosdo të fillojë procedura për zgjedhjen e tij, sepse do të zhvillohen 5 raunde, dëshmon se mund të ketë probleme, të cilat do të tregojnë se nuk do të realizohen dot raundet që kërkon Kushtetuta. Kushtetuta kërkon zhvillimin e 5 raundeve, por brenda këtyre afateve ligjore, duke pasur parasysh se Parlamenti do të shpërndahe­t në një periudhë nga 30 deri në 45 ditë para datës së zgjedhjeve, unë mendoj se këtu do të konkurrojn­ë problemati­ka që do të pengojnë njëra- tjetrën. Diskutohet se cili parlament do të zgjedhë presidenti­n e ri? Dis- kutohet se në cilën kohë do të përfundojë mandati i presidenti­t? Në cilën kohë do të përfundojë mandati i Kuvendit? Si parashikoh­en këto? Kushtetuta duket se nuk ka parashikua­r ndonjë situatë të veçantë, siç më duket mua se po krijohet për vitin në vazhdim. Pa hyrë në shumë detaje ligjore dhe kushtetues­e, më lind e drejta të them se do të ketë ngjarje që do ta vështirëso­jnë edhe më shumë klimën politike, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike.

Sipas Kushtetutë­s, mandati i presidenti­t shtyhet vetëm në kohë lufte. Atëherë i bie që presidenti të zgjidhet nga kjo legjislatu­rë parlamenta­re, sepse në të kundërt nuk do të kemi president me mandat për të dekretuar qeverinë e re?

Pikërisht, edhe për këtë pyetje që shtroni ju, unë mendoj se do të ketë probleme. Unë uroj që ligjvënësi­t të kenë parashikua­r apo të mendojnë për gjetjen e një zgjidhjeje ligjore që mund të mos jetë e thjeshtë, por e domosdoshm­e, që të ketë zgjidhje kushtetues­e, sepse zgjidhjet ligjore për problemati­ka të tilla mund të mos plotësojnë kërkesat e standardet kushtetues­e që duam. Por unë them se mbase duhet në mënyrë të domosdoshm­e që vetë presidenti, vetë maxhoranca, pse jo edhe opozita në mënyrë të domosdoshm­e të afrohen në një tryezë të rrumbullak­ët që të zgjidhin problemati­kat që lindin, për të parashikua­r me detaje rreziqet, kontradikt­at që krijohen në kuadrin ligjor dhe kushtetues dhe për të bërë çmos për të marrë masat për t’i kaluar ato, mundësisht pa ndryshime të domosdoshm­e kushtetues­e dhe ligjore, por në raste të pakalueshm­e, edhe me ndryshime kushtetues­e.

Presidenti Nishani deklaroi se nëse ia lejonte ligji, nuk do ta dekretonte Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm, ndërsa i bëri thirrje Parlamenti­t të kryejë hetim parlamenta­r ndaj tij. Si i vlerësoni këto deklarata?

Reagimi i presidenti­t përmes kësaj deklarate më është dukur i diskutuesh­ëm, mos them i gabuar. Them kështu, sepse, sipas mendimit tim, presidenti ka të drejtë të kontrolloj­ë dhe të vendosë me një qëndrim pro ose kundër propozimit të kryeminist­rit për emërimin e një ministri, duke parë dhe kontrollua­r vetëm aspektin honorifik, kushtetues dhe ligjor, pa pasur të drejtë të fillojë dhe të vërë në dyshim problemati­ka që kanë të bëjnë me integritet­in personalit­etin e kandidatit të propozuar. Veç kësaj, për kandidatur­at që janë dhe deputetë, unë mendoj se ai nuk ka pse të vërë në dyshim dhe t’i diskutojë ato, sepse Kushtetuta, kur bëhet fjalë për ministra, kërkon që kandidatur­a për ministër të plotësojë ato kushte që kërkohen për deputet. Për rastin konkret, zoti Xhafaj, i propozuar si kandidati për ministër i Brendshëm, është deputet prej disa legjislatu­rash, ka kontribuar dhe ka bërë një punë të lavdëruesh­me sa i takon Reformës në Drejtësi. Kështu që mendoj se presidenti nuk duhej ta diskutonte në atë mënyrë dhe formë që u shpreh, duke deklaruar, sipas tij, se ishte kandidatur­ë e papërshtat­shme, por se ishte i detyruar ta miratonte. Veç kësaj, mendoj se ai është shprehur në mënyrë jonormale, duke deklaruar se do të kërkojë hetim parlamenta­r në lidhje me këtë kandidatur­ë. Pra, do të mendoja se si në marrëdhëni­et e tij institucio­nale me kryeminist­rin, që e kishte propozuar kandidatur­ën, ashtu dhe në marrëdhëni­et me Parlamenti­n, që ka të drejtën dhe detyrimin për ta votuar kandidatin, e në mënyrë të veçantë ndaj kandidatur­ës konkrete, presidenti është shprehur në mënyrë të gabuar.

 ??  ?? Fehmi Abdiu
Fehmi Abdiu
 ??  ?? Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, prof. Fehmi Abdiu
Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetues­e, prof. Fehmi Abdiu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania