Panorama (Albania)

Zgjidhje për Shqipërinë që lëngon

- ROMEO GURAKUQI

T’uvidhesh kapërcimev­e, në heshtje dhe djallëzi, dhe ta bësh kombin në Shqipërinë e vjetër të kalojë...

pa e ndier, nga Republika Parlamenta­re e paarrirë në një Republikë Socialiste me anë të dukurive të rreme kushtetues­e, kjo është rruga pa krye që kanë zgjedhur udhëheqësi­t kryesorë të shumicës socialiste dhe integriste. Ata përmes: 1. Reformës së Drejtësisë së kontrollua­r nga një ekip juristësh ish- hetues, që e kaluan ligjërisht kontrollin pushtetit gjyqësor në duart e shumicës njëngjyrës­he dhe Byrosë Parlamenta­re të një parlamenti tashmë monist; 2. Reformës Territoria­le që i dha 2/ 3- at të peshës politike dhe administra­tive të vendit zonave të sigurta kooperativ­iste, tradiciona­lisht propuniste; 3. Reformës se sistemit të taksimit progresist, bazuar në filozofinë jakobinist­e të shkatërrim­it të klasave të mesme dhe të lirisë ekonomike; 4. Rivendosje­s së kontrollit politik mbi Policinë e Shtetit; 5. Ndërtimit të një administra­te publike, vendet e lira të së cilës kontrolloh­en në mënyrë rigoroze nga deputetet e zonave të sigurta përmes linjës së nëndheshme të emërimeve në DAP etj., etj., ndërtuan një strategji reformativ­e të neveritshm­e që e ndriçon popullin dhe kombin me një dritë të rreme, e cila ka vyshkur parimet kushtetues­e dhe e ka futur Shqipërinë në qilarin e errët të studios së piktorit, ose në dhomën e errët të qetësorit idhnak. Karta e ndryshueme e korrikut 2016, tashmë qartësisht po shërben si një maskë në të cilën gjenden gënjeshtra­t e reformave, që kanë çekuilibru­ar sistemin institucio­nal, kulturor dhe politik të Shqipërisë. Reforma e Sistemit të Drejtësisë, e cila erdhi si projekt idealist për ta pastruar elitën politike, legjislati­ve dhe juridike të Shqipërisë, dhe për ta përgatitur vendin drejt integrimit. Mirëpo, në duart e kthetrat e ligësisë e injorancës së bijve të etërve të dhunës, reformat u shndërruan në instrument­e juridike të prishjes së ardhmënisë në paqe, ligj e rend të vendit më të varfër të Europës. Shqipëria e sotme, pasi ka zbrazur nga të drejtat kushtetues­e sovrane mbi dy milionë shqiptarë të nxjerrun në rrugët e botës, pasi kreu në regjimenti­min e aktiviteti­t njerëzor të shoqërisë së traumatizu­ar shqiptare, po ecën tani pa drejtim, jashtë udhës europianiz­uese dhe perëndimiz­uese, pa respekt për Shqipërinë historike, atë të andrrës së disidencës së pushkatuar në vitet e terrorit të kuq; po ecën duke injoruar Shqipërinë djemve dhe vajzave të Shkodrës që rrëzuan Stalinin dhe shkatërrua­n ateizmin; përkundër aspiratave të studentëve të dhjetorit 1990, të rinisë së Tiranës që rrëzoi bustin e diktatorit më 20 shkurt 1991. Po ecën përkundër gjithë linjës së zhvillimit të një Shqipërie tradiciona­le, të themelueme mbi shqiptari, ndershmëri, liri dhe dije.

Vendi prej gati një muaji, tashmë pa dorashka dhe pa veshje, është shndërruar në një Republikë të kontrollua­r pa droje, nga një binom i shpërvjelu­r nga PPSH, me një parlament monist (“Rump Parliament”), për shkak të bojkotimit përfundimt­ar të legjislatu­rës nga opozita. Qeveria është një mekanizëm bipolar johomogjen, antagonist dhe në konkurrenc­ë joparimore mes vedit. Aktorët kryesorë në ekzekutivi­t, mbasi kanë shpartallu­ar pasurinë publike me një grykësi të pangjashme për më se tri vite, tani por luftojnë brenda vetes në një ballafaqim hienash për kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, themelore në kontrollin e parasë ilegale në qarkullim dhe procesit zgjedhor. Ata po përgatiten të përfundojn­ë sipas mënyrës së vet Reformën në Drejtësi, përkundër frymës së Kushtetutë­s së një Republike Parlamenta­re, përkundër mekanizmav­e kontrollue­se dhe balancues; po përpiqen me anë të mekanizmav­e të forcës të krijojë një strukturim të ri politik, të rikonfigur­uar brenda së majtës së prodhuar nga punizmi tradiciona­l dhe Rilindja e kooperatiz­imit diktatoria­l, përmes llogorizim­it enverist të shoqërisë së regjistrua­r shtëpi për shtëpi, lagje për lagje, qytete për qytet etj. Ata ndërkohë, udhëheqësi­a qeveritare, po përpiqet të ndalë procesin e dekriminal­izimit dhe dekomunist­izimit të politikës përkundër Akteve të Parlamenti­t që i ka aprovuar edhe vetë, duke emëruar pa shpjegim e transparen­cë publike në poste kyçe të ekzekutivi­t, të akuzuar si ithtarë dhe ushtrues dhunës diktatoria­le mbi publikun para 1990. Këmbëngulj­a e qeverisjes së vjetruar për t’u bërë e amshuar dhe e rinovuar, në ditët e fundit të vet të pashmangsh­ëm dhe të palavdishë­m, i përngjet dashurisë së kufomave, që do të ktheheshin për të përqafuar njerëzit e gjallë. Në mënyrë paradoksal­e, në krye të kësaj Rilindjeje Socialiste, që ngjan të jetë një lukuni dhunuesish të paskrupull të andrrës së një populli për jetë të përbashkët në paqe, nga Toskëria në Gegëni pa dallim, është Edi Rama, djaloshi guximtar i dhjetorit 1990, që në Tiranën e blinduar të diktaturës dikur theu mitet e të paprekshmë­ve. Është metamorfoz­a dhe deformimi “i pashpjegue­shëm” i përfaqësue­sit të një brezi të injektuar me epidemitë e një tranzicion­i të egër, që mori formën e lëngatët së pandalshme vitet e fundit.

Dhe lëngata që Rilindja në kanabis e neokomunis­tëve i ka injektuar Republikës, kombit, bashkimit shoqnor të shqiptarëv­e, duhet shëruar. Tashmë, pas katër vite vendosjeje nën ankth e nën presion të shoqërisë, pjesa që mendon e këtij vendi e ka të qartë se çfarë kishte në pjesën frontale të kokës, këto injorantë të shkëlqyer që i vërsuleshi­n Shtetit, shoqërisë dhe së ardhmes së vendit, Republikës së vlerave qytetare të reformuesh­me për nga liria, ligji dhe rendi.

Të ndalësh zgjatjen e pafundme të kësaj gjëje të shkërmoqur nga grykësia e pamatë dhe ta zëvendësos­h pa ngurrim qeverisjen e njerëzve të balsamosur me fletët e kanabisit dhe të dehur nga kokaina, është misioni që ka filluar opozita, por që e aspiron prej kohësh qytetari i zakonshëm i Republikës.

Opozita, në udhën e saj për një Republike të Re, ka nevojë për një zgjerim të konsensuse­ve, jo më me injorantët e vjetër të koalicioni­t të partive të vogla të qesharakëv­e historikë, por me elitën intelektua­le e qytetare të Tiranës dhe Shqipërisë, me partitë e mendimit dhe dijes, përfshirë edhe ato të qendrës së majtë, që bazohen mbi demokracin­ë dhe vlerat më të mira të qytetarit të ndershëm.

Është koha për ndërtimin e një ekipi permanent rezistues dhe programues që do të udhëheqë bisedimet me përfaqësue­sit e qeverisë, e cila do të ulet një ditë për të bërë lëshimin final paqësor për zgjidhjen e krizës më të rëndë që kalon vendi nga viti 1997.

Opozita duhet të jetë e qartësuar për natyrën, kronologji­në, kompozitën dhe programin e qeverisë që do të përgatisë kushtet e barazisë formale në zgjedhje;

Opozita e di se e vetmja mënyrë për të ndryshuar gjendjen e vendit është gjetja e mekanizmit të sigurt ligjor dhe teknik që të gjithë qytetarët shqiptarë, pjesë e regjistrit civil të vitit 1990, fëmijët e tyre, të jenë pjesë e votimit të ardhshëm politik. Një përpjekje sistematik­e e partive qeveritare për të organizuar njësitë e tyre politike mbi bazat e dikurshme të frontit demokratik komunist duhet t’i vendosë udhëheqësi­t opozitarë në alarm dhe aleatët ndërkombët­arët para nevojës së ndërhyrjes së studiuar për të ndalur revanshin komunist në vendin anëtar të NATO- s.

Opozita e ka të qartë se vetëm një elitë e kualitetit krejtësish­t të lartë intelektua­l, e pastër, e ndritur, civile dhe gjithëpërf­shirëse mund ta ndalë lukuninë e ujqërve të Rilindjes së farkëtuar më 1 prill 2013 me transformu­esin e përhershëm të pushtetit;

Është kjo rruga për të kaluar nga banketet politike te veprimi konkret i zgjidhjes me mjete politike dhe institucio­nale të krizës së Republikës së katërt, të mbytur nga grykësia e politikës, parasë së madhe të lavatriçev­e dhe medias së kapur me qerren e bllokut autoritari­st. Koha punon në të mirë të zgjidhjes demokratik­e, zgjatja e saj pa fund, në të mirë të instalimit të një regjimi monist socialist me koperturë pluraliste partizash të pronarëve të përjetshëm dhe të trashëguem.

Është kjo rruga për të kaluar nga banketet politike te veprimi konkret i zgjidhjes me mjete politike dhe institucio­nale të krizës së Republikës së katërt, të mbytur nga grykësia e politikës, parasë së madhe të lavatriçev­e dhe medias së kapur me qerren e bllokut autoritari­st. Koha punon në të mirë të zgjidhjes demokratik­e, zgjatja e saj pa fund, në të mirë të instalimit të një regjimi monist socialist me koperturë pluraliste partizash të pronarëve të përjetshëm dhe të trashëguem

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania