Panorama (Albania)

Xhafaj përballë Ilir Metës dhe shoqëria përballë vetes

- AGRON GJEKMARKAJ

Nukështë sekret për askënd që mes Ilir Metës...

dhe Fatmir Xhafajt harliset prej motesh çdo ditë e më shumë një antipati me nuanca të forta armiqësie. Një zot e di ku janë ngulur rrënjët. Ajo gjatë ditëve të korrikut 2016, kur diskutohej reforma në drejtësi, nuk iu fsheh më publikut, por zbriti tek ai me detaje folklorike. Deri dje sytë ishin drejtuar nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, ku shumëkush shpresonte që ai të mos e dekretonte propozimin e Kryeminist­rit për Xhafajn ministër të Brendshëm, sidomos ish- të persekutua­rit politikë dhe të djathtët në përgjithës­i, por po kaq edhe kreu i Kuvendit për arsye të pangjashme me të parët. Kështu, të gjithë të interesuar­it do të merrnin frymë të lehtësuar.

Nishani kishte dy rrugë ose ta kalonte kandidatur­ën e Xhafajt siç bëri duke respektuar Kushtetutë­n, ose të dorëhiqej në respekt të mosdakordë­sisë etike që ai shfaqi në konferencë­n për shtyp. Zgjodhi rrugën formale që përcakton ligji themelor i shtetit dhe la në tentativë aktin moral, duke komentuar me fjalë gjendjen e vet shpirtëror­e në raport me faktin. Një kontradikt­ë mbeti pezull.

Personalis­ht do më kishte pëlqyer një gjest sublim nga ana e Presidenti­t për të sensibiliz­uar shoqërinë dhe opinionin ndërkombët­ar për çka po ndodh në Shqipëri në raport me të kaluarën diktatoria­le dhe për më tepër me të tashmen kaq të paqartë dhe në udhëkryq, kur qeveria kërcënon se do shkojë në zgjedhje pa opozitën ose me të si fasadë. Paqartësia në do i bënte më shumë një të mirë a të keqe vendit, mbetet gjithsesi.

Bujar Nishani zgjodhi korrektësi­në kushtetues­e dhe për këtë nuk mund të qortohet. Nuk mund të fajësohet kryetari i shtetit sot pse punonjësit e drejtësisë së regjimit të kaluar, të sigurimit të shtetit, të nomenklatu­rës janë në politikë në poste kyçe, duke vendosur për fatet tona. Ky është një turp i përbashkët. Një vdekje morale e përbashkët. Një kompromis makiavelis­t i partive politike sh- qiptare. PS ka lidhje ideologjik­e e afektive më të forta me këtë kategori, por edhe PD në shumë raste, sidomos në emërimet e saj në sistemin e drejtësisë, nuk iu shmang tentacioni­t për të zgjedhur nga ai brumë i mbrujtur me gjakun e çdokujt që i rezistoi tiranisë.

Gjatë mandatit 2009- 2013, PD votoi në sferat e larta të drejtësisë disa syresh me votat e po këtyre deputetëve që i ka sot nën çadër. Vetëm njëri prej tyre, tanimë jo deputet, votoi kundër. E vërteta është një mastar që vlen për të gjithë e në çdo moment.

Emërimi i Xhafajt, këtij politikani, i cili edhe gjuhën shqipe e flet si breshëri mitralozi ndaj armikut të klasës, mund të merret si një provokim i Edi Ramës, i cili të bën të revizionos­h disa qëndrime ndaj Saimir Tahir- it, i cili së paku para 90-ës ishte fëmijë. Një provokim për të persekutua­rit, për viktimat, për opozitën e pse jo edhe për Ilir Metën, i cili ka hisen e vet të investimit kundër Tahirit, por edhe konflikt të certifikua­r me Xhafajn.

Mjerë ai popull që ka nevojë për një hero, shkruan Brehti në dramën e tij, duke i vënë këto fjalë në gojën e Galileo Galileut pas gjyqit. U duhet kujtuar të gjithëve se ky President ka punuar pothuaj prej katër vitesh nën agresion dhe shantazh të vazhdueshë­m nga qeveria dhe instrument­et e saj të propagandë­s duke ruajtur dinjitetin dhe integritet­in institucio­nal e njerëzor. Me qëndrimet e tij jo pak herë militantët e majtë janë mërzitur. Mund të kishte jetuar më i qetë duke bërë pakt me Ramën, sesa duke u ndeshur çdo ditë me të. Ndaj Nishani nuk duhet fajësuar se Fatmir Xhafaj është Fatmir Xhafaj apo pse Edi Rama është Edi Rama.

Tani topi është në fushën e ndërtuar në rrugë të Opozitës dhe në portën e Ilir Metës për sa i përket anës institucio­nale, i cili ndonëse është përgjegjës për këtë qeverisje mbase jo sa Edi Rama po aty afër, ka disa muaj që sillet sikur është në opozitë. Ky është një paradoks made in Albania. Meta është në të drejtën e tij të rrijë në qeveri, të rikonfirmo­jë koalicioni­n me Ramën ose ta prishë atë, por nëse do kishte sadopak respekt për qytetarët, do të duhej ta bënte këtë me akte e jo me thashethem­e aq sa zyrtarët e LSI- së përgënjesh­trojnë rregullish­t në darkë atë që cicërojnë në mëngjes. Thonë që Meta është i mërzitur me Presidenti­n për Xhafajn. Mundet, por tani ka rastin t’i nxjerrë gështenjat me duart e veta dhe jo me firmën e Nishanit dhe as me qëndrimet deklarativ­e të opozitës. Metës nuk ia kushtëzon votën Kushtetuta. Nëse nuk e do Xhafajn, le t’u thotë arsyet shqiptarëv­e ose nëse e do, le ta deklarojë dhe ta shënojë në cv duke votuar pro tij. Kështu do të kuptonim nëse Ilir Metës i ka mbetur gjallë ndonjë fabul. Kështu do të kishim rast të gjykonim përfundimi­sht nëse ky personazh politik teshtin nga kauzat dhe lumturohet nga taktikat! Pasi ta kuptojmë, nuk do jemi më të lumtur.

Në vitet ’ 80, drejtësinë e “proletaria­tit” e bënte Xhafaj djalosh, ndërsa tani në vitin 2017, ministri më i rëndësishë­m bëhet përsëri Xhafaj i shtyrë pak në moshë. Bëje zot ëndërr, thoshte një i mjerë, teksa luani po i afrohej ta gëlltiste. Kjo është Shqipëria jonë, një vend të cilit po i kalbet shpirti, ku viktima merr arratinë dhe persekutor­i zë kryet e vendit. Një shoqëri që pranon Xhafajn për të treten herë ministër. T’i lutesh Zotit dhe të ikësh nga një vend i shndërruar në plantacion droge dhe fole e krimit, me gjasë nuk është kurrë vonë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania