Panorama (Albania)

Zgjidhet Bordi i ri i Universite­tit “Luarasi”

Riorganizo­het Bordi i Administri­mit, Aleks Luarasi kryetar

-

Kolegji Universita­r “Luarasi” ka riorganizu­ar organin më të lartë kolegjial, Bordin e Administri­mit, konform ligjit të ri të arsimit të lartë.

Në zbatim të Ligjit Nr. 80/ 2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucio­net e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe Statutit të Kolegjit Universita­r “Luarasi”, pak ditë më parë, në datën 15 mars, rektori Arben Malaj organizoi mbledhjen e Bordit të Administri­mit. Pjesë e këtij takimi ishin z. Aleks Luarasi, znj. Fabiola Hysebelliu, znj. Folitjona Puraveli, z. Luan Bregasi, znj. Aelita Mani, z. Ilirjan Celibashi, znj. Blerina Shkurti, si dhe me prezencën e veçantë të presidenti­t të “Hysenbelli­u Group”, z. Irfan Hysenbelli­u. Bordi i Admin- istrimit të KU “Luarasi” i riorganizu­ar është strukturë, e cila harmonizoh­et me përfshirje­n e akademikëv­e, ekspertëve dhe përfaqësue­sve të biznesit. Themeluesi i këtij institucio­ni, z. Aleks Luarasi u zgjodh kryetar i bordit. Në mbledhjen e 15 marsit u morën edhe disa vendime me rëndësi për mirëfunksi­onimin e këtij institucio­ni të arsimit të lartë ( në tabelën përbri shkrimit), mes tyre: miratimi i planit strategjik të zhvillimit për periudhën 20162020, i propozuar nga senati akademik, ashtu siç e parash- ikon ligji i ri i arsimit. Po ashtu, bordi kaloi edhe buxhetin vjetor dhe afatmesëm të propozuar gjithashtu nga senati. Pjesë e vendimeve ishin edhe miratimi i numrit të personelit akademik e administra­tiv të universite­tit, si dhe i projektrre­gullores së re. Hapja e programeve të reja të studimit, me interes për maturantët e këtij viti, ishte një nga vendimet e diskutuara në mbledhjen e bordit. Për këtë është shprehur edhe më herët rektori Malaj, i cili ka lajmëruar hapjen e një profili të ri lidhur me teknologji­në e informacio­nit dhe aplikimin e saj në shkencat ekonomike, në tregjet financiare dhe bankare. Sakaq, “Luarasi” do të vijojë bashkëpuni­met me institucio­ne vendëse e të huaja për mirë edukimin e studentëve që i besuan, jo vetëm nëpërmjet mësimeve në auditore, por leksioneve me ekspertë, si dhe shkëmbimit të eksperienc­ave e praktikave më të mira.

 ??  ?? Bordi i Administri­mit të Universite­tit “Luarasi”
Bordi i Administri­mit të Universite­tit “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania