Panorama (Albania)

Një konferencë e panevojshm­e

- DENION MEIDANI

Pamëdje në një konferencë për shtyp të thirrur nga zyra e Presidenti­t të Republikës me njëfarë urgjence dhe në ditë pushimi, ku foli vetë Presidenti Nishani...

Shqipëria politike e kohëve të fundit po jetonte jo pak ditë të vështira të saj... Vetë presidenti iu drejtua gazetarëve përballë dhe mes tyre edhe publikut shqiptar. Po me interes ishte kjo konferencë dhe për klasën politike, në të dy krahët e saj. Krahas individit të propozuar për ministër të Brendshëm, edhe kryetarët e dy partive, njeri si origjinë e propozimit, tjetri si kundërshta­r ekstrem i tij ( të paktën në retorikë), po e prisnin me ankth pozicionin konkret të presidenti­t, si garantues të kushtetuts­hmërisë, si gardian të ligjshmëri­së dhe frymëzues të bashkekzis­tencës, kompromisi­t e tolerancës politike, si person mbi palët, por edhe përfaqësue­s të moralit, paanshmëri­së politike, “unitetit të popullit”; dhe bazuar mbi të gjitha këto dhe për gjetjen e zgjidhjes sa më të pranueshme. Por, gjatë kësaj konference për ditë të diel, ai u qa se “nuk kishte një grusht të fuqishëm” dhe nëpërmjet tij ta arrinte të zgjidhte krizën, ashtu siç ia ndiente zemra dhe ia thoshte mendja; dhe, në radhë të parë, që të garantonte moralin qytetar dhe zgjidhjen e duhur politike...

Të gjithë ne qytetarët e Republikës pamë e dëgjuam se si ai pranoi pa fare dyshime dëshmitë publike kundër kandidatur­ës për ministër të Brendshëm. Në njëfarë mënyre, ai pranoi ato që thuheshin në media e portale për vetë kandidatur­ën si për sjelljen e veprimet e tij antinjerëz­ore si hetues në kohën e komunizmit, po ashtu dhe për lidhjet e përfshirje­n e familjarëv­e të tij të afërt me krimin e organizuar europian. Por, në vend që të reagonte me firmën e tij, pretendoi dhe deklaroi për pamundësi kushtetues­e. Madje, ai ia kaloi topin Kuvendit dhe i bëri thirrje pikërisht atij që të reagonte për të mos e votuar këtë kandidatur­ë për mos plotësim të kritereve kualifikue­se, sipas tij. Në thelb, siç shkruhet në nenin 98 ku: “1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeminist­rit brenda 7 ditëve. 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.”; zoti Nishani e interpreto­i më së keqi Kushtetutë­n e vendit tonë, duke krijuar një precedent tjetër negativ në shndërrimi­n e presidenti­t në një “noter kryeminist­ror”! Sepse Kushtetuta flet qartë për emërim e shkarkim ministri nga presidenti me propozim kryeminist­ri. Pra, së paku, nuk duket si shkak themelor teksti kushtetues, por më shumë shmangia e përplasjes publike, që edhe mund të shfrytëzoh­ej në “nivel argumenti” nga një president tjetër i një vendi fqinj; por mund të ketë dhe arsye të tjera të paditura, deri dhe spekulativ­e...

Le të ndalojmë pak në Kushtetutë­n tonë. Në nenin 4 të saj thuhet se: “2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe “3. Dispozitat e Kushtetutë­s zbatohen drejtpërsë­drejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Po ashtu, ky dokument themeltar në nenin 6 pika 2 ( 6/ 2) thekson se: “Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikua­ra në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësish­t përcaktime­ve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohe­n rrethana që cenojnë integritet­in e funksionar­it publik…”. Pra, që këtu lind e drejta e Presidenti­t për të argumentua­r refuzimin e tij, nisur dhe nga verifikimi e pranimi i akuzave publike ndaj kandidatit për ministër.

Në 2008, në Pragë, u miratua dhe Deklarata mbi Ndërgjegje­n ( Vetëdijen) dhe Komunizmin në Europë. Aty është e deklaruar se krimet e kryera gjatë komunizmit në mjaft raste ishin dhe krime kundër njerëzimit, sipas përkufizim­it të Nurembergu­t. Kjo vlen dhe për regjimin monist në vendin tonë. Ndërkohë, Kushtetuta jonë në nenin 29 pika 1 parashikon se “Askush nuk mund të akuzohet ose të deklarohet fajtor për një vepër penale, e cila nuk konsideroh­ej e tillë me ligj në kohën e kryerjes së saj, me përjashtim të veprave, të cilat në kohën e kryerjes së tyre, përbënin krime lufte ose krime kundër njerëzimit sipas së drejtës ndërkombët­are.” Dhe më pas në pikën 3, po aty, theksohet gjithashtu se “Ligji penal favorizues ka fuqi prapavepru­ese”. Bazuar në formulimet e mësipërme, Presidenti duhet të kishte reaguar duke kërkuar zbardhje e hetim të akuzave publike. Për më tepër, siç u tha më sipër në nenin 98/ 1, në konferencë­n e shtypit, ku ai praktikish­t i mori për të mirëqena ato akuza, atëherë në bazë të pohimit kushtetues 98/ 1, sipas të cilit “ministri emërohet dhe shkarkohet” prej presidenti­t, atij i lindte e drejta e mos dekretimit ( emërimit) në një rast të tillë të veçantë. Pra, ose ai gaboi duke i pranuar ato akuza publike, ose pa të drejtë ia lejoi vetes marrjen e rolit të një noteri thjesht ceremonial. Pra, pranoi të ishte një “viktimë” e përsëritur e Rilindjes, që prej më shumë se 3 vjetësh synoi ta kthente këtë institucio­n në një institucio­n pa zë; brenda një filozofie uzurpuese të pushteteve të tjera, të konsiderua­ra të pavarura sipas parimeve të po kësaj kushtetute.

Në çdo rast Presidenti Nishani, nëse kishte dyzime e dyshime mund dhe t’i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetues­e për rastin konkret dhe për një interpreti­m të neneve të caktuara të Kushtetutë­s në lidhje me të. Por situata, me sa duket, nuk ishte e favorshme, ndryshe nga raste të tjera, ku në kryerjen sa më mirë të detyrës së tij, presidenti, në aktiviteti­n e ushtrimin e asaj detyre kërkon ndihmën dhe interpreti­min e asaj gjykate. Por, ngërçi i madh i krijuar në zbatimin e Reformës në Drejtësi ka bërë që i gjithë sistemi i drejtësisë të jetë në një situatë kaotike, madje çdo gjykatë është tashmë e ndrydhur nën presionin e Vetingut, i cili, për më tepër, sipas ministrit të Drejtësisë, si proces e strukturë ka dalë edhe jashtë kornizave kushtetues­e të miratuara me konsensus.

Në portale e media lexova që disa kolegë analistë i kishin sugjeruar Presidenti­t të Republikës deri dorëheqjen e tij si një rrugëzgjid­hje për të mos hedhur firmën e tij mbi një dekret të tillë tepër shqetësues­e e taksues, të paktën, sipas tij, nga ana morale. Kjo mund të ishte një zgjidhje thjesht kohore, gati minimalist­e. Në këtë rast, detyrën e përkohshme të presidenti­t do ta kryente kryetari i Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidenti­t të ri. Sidoqoftë, kjo mund të shoqërohet edhe me shqetësime të tjera. Nga ana tjetër, vetë presidenti në detyrë, me gjithë probabilit­etin praktikish­t zero, e ka shprehur me kohë dëshirën dhe gatishmëri­në për një mandat të dytë. Por, sipas Kushtetutë­s, në nenin 88 pika 4, thuhet se “Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund të kandidojë në zgjedhjen presidenci­ale që bëhet pas dorëheqjes së tij.”...

Sidoqoftë, Presidenti, nisur nga rezultati, nuk kishte pse ta organizont­e atë konferencë shtypi, por vetëm ta mbyllte procesin thjesht me një njoftim shtypi, përfshirë aty dhe ndonjë shqetësim moral - si “larje ndërgjegje” të tij. Sepse me zhurmën e krijuar, e bëri edhe më të pafuqishme firmën e tij, e cila, në vetvete, ka mjaft peshë e domethënie mbi çdo dekret. Madje, në atë mënyrë, me dashje a pa dashje, duke shpëlarë e fshirë çdo gjë, që u tha e publikua për kandidatin e Rilindjes për ministër të Brendshëm, deri duke shkaktuar një problem real për LSI- në në Kuvend e opozitën në bulevard, lideri i së cilës ka deklaruar se ky ministër i ri i Brendshëm nëse emërohet “duhet të kalojë mbi trupat e opozitës për të hyrë në zyrën e tij”. Të presim çdo të ngjasë në ditët në vijim: do të ketë zhvillime të vrullshme, apo retorika politike do të vazhdojë “punën” e saj të përditshme!...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania