Panorama (Albania)

Basha vizitë në SHBA, kërcënon Ramën me Duçen

“Pinjollë të ish- elitës komuniste, s’ka zgjedhje pa PD”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në ditën e 31- të të qëndresës së demokratëv­e në çadrën përpara Kryeminist­risë, i ka kërkuar Edi Ramës të dorëhiqet dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

Sipas Bashës, kreu i qeverisë e ka pranuar se Shqipëria është në anomali, por nuk pranon të tërhiqet. Kreu i PDsë i ka kujtuar Ramës se demokratët janë në shesh për “t’i shpëtuar lëkurën”, ndërsa duke i cituar studiuesin Aurel Plasari, kërkoi që të mos përfundojë si Duçja. “Edi Rama në monolog pranoi se Shqipëria është në anomali, sigurisht nuk i njohin vetes përgjegjës­itë, por tha megjithëse është anomali, unë do t’i shkoj deri në fund. E pra, përgjigjen më të mirë ia dha një nga gjigantët e mendimit intelektua­l, Aurel Plasari, kur i tha: ‘ Mos mor djalë, se do të përfundosh si Duçja’. Edi Rama, ta dish se jemi këtu për të të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja. Republika e Re do të garantojë që as ti e as ndokush tjetër të mos përfundojë si Duçja. Edi Rama, ti je i ikur. Je i ikur. Misioni ynë, këta misionarë këtu, janë mbi të gjitha misionarë të paqes, sepse ne duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Sh- qipërinë dhe për shqiptarët e thjeshtë”, deklaroi Basha. Kreu i PD- së e paralajmër­oi kryeminist­rin të mos i bëjë karshillëk protestës, pasi do të përfundojë keq. “Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë dhe jo në zyrë. Por ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe të papreceden­të në historinë tonë, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe një lëvizje paqësore. Do të qëndrojmë gjatë, ne në fakt na pëlqen të qëndrojmë këtu, sepse ky shesh është pagëzuar tashmë, dhe domethënia e tij për sot e nesër, ka hyrë në histori”, tha Basha, teksa bisedoi me të rinjtë.

VIZITA Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, do të niset ditën e sotme drejt Shteteve të Bash- kuara të Amerikës. Burime pranë PD- së bëjnë me dije se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Basha do të zhvillojë takime me kongresmen­ë e senatorë amerikanë, me të cilët do të ndajë shqetësime­t e opozitës në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këtë takim Basha do të shoqërohet nga zv. kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Aldo Bumçi. Vizita e Bashës në SHBA do të zgjasë 7 ditë, pasi më 27 mars, kreu i PD do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane.

REAGIMI Përmes një reagimi për mediat, Basha u ka kujtuar drejtuesve të PS- së, të cilët, sipas tij, janë pinjollë të ishelitës komuniste, se nuk mund ta përcaktojn­ë ata nëse do të ketë apo jo zgjedhje. “Edi Rama dhe udhëheqësi­t e lartë të PS- së, pothuajse të gjithë funksionar­ë ose pinjollë të ish- elitës komuniste, ngatërrojn­ë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifiko­jnë karrigen e tyre me demokracin­ë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmi­n, të kuptojnë sovranitet­in e qytetarëve mbi pushtetin e tyre. Trimat dhe trimëresha­t socialiste, shërbëtorë të krimit, por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”, u shpreh Basha.

 ??  ?? Basha dje në çadrën e opozitës
Basha dje në çadrën e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania