Panorama (Albania)

Ndreu: Të fitojmë 71 deputetë

-

Deputeti Pjerin Ndreu shprehu bindjen për fitoren e PS më 18 qershor dhe krijimin e një qeverie me Edi Ramën Kryeminist­ër. “Të jemi bashkë në një fitore të madhe të Partisë Socialiste të Shqipërisë me 18 qershor, me Edi Ramen Kryeminist­ër, me qeveri plotë të Partisë Socialiste dhe me një shumicë dermuese në grupin parlamenta­r me më shumë se 71 deputet. Ky është një zotim që ne e kemi marrë në Pukë, në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë”. Ndreu ishte në një takim me të rinj në Pukë dhe Fushë Arrëz me drejtuesin politik të qarkut të Shkodrës, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Dhjetëra të rinj në Pukë u angazhuan për kontribut në fushatën e pritshme elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. www. alpaksolut­ions. com www. kaeser. com

Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje edhe e vetme. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para deputetëve të tij është shprehur se “qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS”. “Partia Socialiste do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve, nuk do të ketë qeveri teknike. Me Saliun apo pa Saliun, me Lulin apo pa Lulin, në koalicion ose të vetëm, ne do të futemi në zgjedhje më 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen. Në zgjedhje nuk hyjmë as për Saliun dhe as për Lulin, por për 1 milion shqiptarët që na votuan në 2013 e që sot janë shumë e më shumë. Sikur askush të mos dojë të hyjë në zgjedhje, PS do hyjë në zgjedhje dhe do të marrë të 140 deputetët e Kuvendit e me votat e saj do kalojë vetingun dhe çdo ligj tjetër të Reformës në Drejtësi”, mësohet të jetë shprehur Rama dje në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r Socialist. Protesta e Partisë Demokratik­e është parë me pozitivite­t nga socialistë­t në aspektin elektoral. “Partia Demokratik­e na ka dhënë një dhuratë të madhe me këtë protestë, duke u mbyllur në çadër dhe duke mos u marrë me njerëzit. Kërkoj që secili nga ju të punojë me qytetarët, të flasë me ta, të tregojë punën tonë dhe të sqarojë se çfarë i pret nëse votojnë Partinë Demokratik­e. Me reformat që ka ndërmarrë qeveria jonë, duhet të kërkojmë rezultat shumë më të mirë se ai i 2013”, mësohet të jetë shprehur Kryeminist­ri Rama. Duke vijuar me qëndrimet e Partisë Demokratik­e, kreu i PS- së tha se PD u frikësohet zgjedhjeve njëlloj siç i frikësohet vetingut. “Reforma zgjedhore është gati që në nëntor, u kemi shtrirë dorën që të vinin e ta votonin, por ata kanë nxjerrë pretekste nga më të çuditshmet. Kjo tregon se Partia Demokratik­e nuk do as zgjedhjet dhe as vetingun. Asnjë parti nuk besoj se do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe se PD po humbet kohë kot, duke djegur edhe afatet për dialog në funksion të përmirësim­it të standardev­e zgjedhore”, është shprehur kreu i PS- së.

Por deklaratat e ditëve të fundit brenda koalicioni­t qeverisës nuk kanë munguar pa u komentuar edhe në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamenta­r. Kreu i PS- së ka kërkuar të shmangen deklaratat emocionale. “Mos bëni deklarata emocionale, mos u përfshini në debate koti, sepse në fokus duhet të kemi njerëzit, debatet shterpë i interesojn­ë Partisë Demokratik­e. Nëse vazhdojmë me deklarata të tilla, shfokusojm­ë njerëzit, duke u thënë atyre se më të rëndësishm­e janë marrëdhëni­et mes nesh sesa hallet e njerëzve”, është shprehur Rama në Grup.

Kreu socialist ka vlerësuar edhe efektivite­tin e lirimit nga posti i ministrit të disa drejtuesve politikë të PS në krye të qarqeve. “Që javën e parë pas lirimit nga detyra të ministrave dhe marrjes me punët e fushatës, është ndjerë menjëherë efiçensa në organizimi­n dhe mobilizimi­n e njerëzve. Unë i përgëzoj të gjithë ata drejtues, të cilët janë vendosur në krye të qarqeve dhe që po ndajnë me njerëzit nga afër çdo problemati­kë, duke filluar nga Tirana”, është shprehur kreu i Partisë Socialiste.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania