Panorama (Albania)

PS, kongres programor më 29 prill për zgjedhjet

-

Ka nisur dje trajnimi i rreth 6500 punonjësve të Policisë së Shtetit për procesin zgjedhor. Në praninë e ambasadori­t të OSBE- së në Tiranë, kreut të KQZ- së dhe drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, ka nisur trajnimi mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor 2017. “Qytetarët i kanë sytë nga ju, nga policia e tyre, dhe ju respektojn­ë sepse jeni të ndershëm, të paanshëm dhe jeni të gatshëm për të dhënë ndihmë kur ju nevojitet”, është shprehur ambasadori Borchardt. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë se, pavarësish­t procesit zgjedhor, Policia duhet të mos harrojë luftën antikanabi­s dhe çështje të tjera me rëndësi për vendin. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako, ka siguruar partnerët dhe aktorët e këtij procesi se Policia e Shtetit nuk është dhe nuk do të jetë në asnjë rast e politizuar.

Partia Socialiste do të zhvillojë kongresin e saj programor më 29 prill, ndërsa asambleja kombëtare e saj do të mblidhet më 2 prill. Vendimi u mor dje nga kryesia e PS- së, që u mblodh dje paradite nën drejtimin e kreut të PS- së, Edi Rama. Më 1 prill mbushen katër vjet nga arritja e marrëveshj­es mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në 2013 e pritet që deri atëherë, LSI të jetë shprehur për qëndrimin e saj parazgjedh­or, nëse do të dalë më vete apo në koalicion me PS. Kongresi i prillit do të bëjë bilancin 4- vjeçar të qeverisjes aktuale, do të vlerësojë ecurinë e koalicioni­t me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe do të diskutojë dhe miratojë programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet. Mësohet se delegatët e kongresit do të njihen dhe me listën e kandidatëv­e për deputetë të PS, të cilët një ditë më vonë duhet të depozitohe­n në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë mbledhjes së kryesisë, kreu i PS- së ka komentuar edhe qëndrimin e presidenti­t Nishani për kandidatur­ën e Fatmir Xhafajt. “Kandidatur­a e Fatmir Xhafajt për ministër të Brendshëm gëzon mbështetje të plotë të partnerëve strategjik­ë të Shqipërisë, të cilët punuan nga afër me Fatmirin për Reformën në Drejtësi”, mësohet të jetë shprehur Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania