Panorama (Albania)

XHAÇKA: PENSIONE MË TË LARTA NGA REFORMIMI I SKEMËS

-

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e dekretuar nga Presidenti, Olta Xhaçka, e cila vlerësoi reformat e ndërmarra prej 3 vitesh, duke përmirësua­r situatën e degraduar gjatë 25 viteve. “Falë punës së shkëlqyer së Veliajt dhe Blendi Klosit, sot kemi një skemë të reformuar dhe pensione më të larta. Nuk kemi më shkolla të rrënuara, por arsim profesiona­l të lidhur me tregun e punës”, tha Xhaçka.

gjitha bashkitë e vendit, ishte edhe kryebashki­aku Erion Veliaj. Si një ish- ministër që ka drejtuar prej dy vitesh këtë dikaster, Veliaj tha se me skemën e re të ndihmës ekonomike përfitues janë ata që realisht kanë nevojë për ndihmën e shtetit. “Ndihma ekonomike nuk është diçka që të siguron jetën, por jemi të qartë për një gjë: sot është tri herë më e madhe. Pse? Mjaf- toi të largohen të gjithë militantët e partive që e merrnin ndihmën ekonomike se kishin ngritur o gishtat, o grushtin, o një flamur. Sot, falë kontributi­t që kemi me Bankën Botërore, çdo gjë është automatike”. Veliaj shtoi se qeveria aktuale harxhon rreth 30% të buxhetit të saj për fatura sociale, si asnjë qeveri tjetër më parë. “Ne jemi socialistë dhe besojmë te soli- dariteti. Kjo është qeveria që harxhon më shumë, rreth 30% të buxhetit të vet në fatura sociale, si asnjë qeveri tjetër më parë. Kjo është qeveria që ka ndarë më shumë për t’i dhënë dorën një shqiptari, që përkohësis­ht mund të ketë nevojë për ndihmë ekonomike, që mund të ketë nevojë për terapi, për një pension social, apo për ndihmën e papunësisë”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania