Panorama (Albania)

Asistenca, Rama: Tri herë më e lartë me skemën e re

Ministri Klosi bën bilancin: Reduktuam me 23% abuzivizmi­n

-

“Sot ndihma ekonomike është larg të qenit e mjaftueshm­e që ne të flemë të qetë, por është tri herë me e lartë seç ishte”.

Kjo rritje, theksoi më tej Kryeminist­ri Rama, nuk është rrjedhojë e shtimit të fondeve, por e heqjes nga skema e atyre që e merrnin abuzivisht, ndërkohë që jetonin nëpër vila, bridhnin me makina, kishin punë e rroga. I pranishëm në aktiviteti­n e nënshkrimi­n të Paktit Kombëtar të Mirëqenies Sociale, Rama u ndal edhe reformën e pensioneve. “Hoqëm pensionin tavan. Një tavan torture. Mund të kishe punuar ku dhe sa të kishe dashur e mundur, ose mund të kishe punuar shumë më pak, njësoj tavani 240 mijë lekë ishte. Nuk kishe shans të merrje më shumë. Me reformën hoqëm pensionin tavan dhe arritëm që të rrisim pensionet e atyre që hyjnë mbas reformës në skemë, deri 40%”, shtoi kreu i qeverisë. Lidhur me papunësinë, Rama tha se janë punësuar 26 mijë punëkërkue­s, ndërkohë që janë edhe 31 mijë vende të lira që kërkojnë forcë punëtore të kualifikua­r.

KLOSI Me skemën e re që ka nisur të aplikohet, ndihma ekonomike nga 3500 lekë është bërë 5600 lekë në muaj, por për kategori të caktuara masa e përfitimit shkon deri në 8 000 lekë të rinj. Ministri Klosi tha se në këto tri vite jo vetëm është dyfishuar ndihma ekonomike, por çfarë ka më tepër rëndësi është targetimi i varfërisë. “Sot themi me bindje se sistemi i ngritur mund të targetojë më të varfrit e më të varfërve, pavarësish­t në çfarë qyteti jeton. Nga skema e ndihmës ekonomike reduktuam 23% abuzivizëm në skemë, duke e bërë kështu me të njëjtat para, me po të njëjtin buxhet dyfishim të pagesës për familjet me ndihmë ekonomike”. Në fjalën e mbajtur nën cilësinë e ministrit të Mirëqenies Sociale, Klosi bëri edhe një bilanc të punës së kryer që nga marrja e detyrës, si edhe falënderoi stafin e ministrisë për të gjithë përkushtim­in për realizimin e reformave të ndërmarra, duke shprehur bindjen se puna e nisur do të vijojë me të njëjtin përkushtim nga ministrja e re, Olta Xhacka.

VELIAJ

I pranishëm në aktiviteti­n për firmosjen e paktit, që do të bëjë të mundur ngritjen e shërbimeve sociale në të

 ??  ?? Gjatë aktiviteti­t të djeshëm
Gjatë aktiviteti­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania