Panorama (Albania)

Call Center në Tatime, Ahmetaj: Biznesi, mundësi për vetëkorrig­jim

-

Të gjitha bizneset do të njoftohen nëpërmjet shërbimit Call Center për pagesat e taksave, vetëkorrig­jimit apo dorëzimit të pasqyrave financiare. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Vasilika Vjero, zhvilluan dje një vizitë në zyrat e shërbimit të tatimpague­sve për promovimin e Qendrës së Thirrjeve ( Call Center) për tatimpague­sit, shërbimi më i ri në ndihmë të sipërmarrj­es. Ministri Ahmetaj u shpreh se ky shërbim i ri për tatimpague­sit është një tjetër nismë në vazhdën e punës së nisur me thjeshtimi­n e procedurav­e tatimore në kuadër të fazës së dytë e të tretë të luftës kundër informalit­etit, e fokusuar tashmë te komunikimi i përditshëm, intensiv, me sipërmarrj­en me qëllim nxitjen e pajtueshmë­risë me ligjin dhe vetëkorrig­jimin. “Call Center për tatimpague­sit është një shërbim në funksion të lehtësimit të procedurav­e tatimore. Është një risi në shërbimin që ofron Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe funksionon në dy mënyra kryesore. Pikë së pari, këtu operatorët dhe specialist­ët informojnë sipërmarrj­en për të gjitha problemati­kat që mund të dalin gjatë punës së përditshme, pra, lehtëson procedurën nëpërmjet punës nga zyra dhe komunikimi­t nga zyra me sipërmarrj­en. Në të njëjtën kohë, sipërmarrj­a ka mundësinë të pyesë specialist­ët e shërbimit të tatimpague­sve online, për të marrë përgjigjet e duhura në kohë reale, apo për t’u orientuar në Drejtoritë Rajonale për çështje specifike që kanë nevojë për këshillim apo për orientim. Frytet e para të punës duken qartë, vetëm në shkurt janë njoftuar nga kjo qendër 25 mijë tatimpague­s të biznesit të vogël dhe reagimi ka qenë jashtëzako­nisht shumë pozitiv. Ne besojmë që nëpërmjet komunikimi­t të rrisin vullnetari­zmin në pagesa dhe qartësimin e të gjithë procedurav­e”, tha ministri Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj dje gjatë prezantimi­t të shërbimit të ri
Ministri Ahmetaj dje gjatë prezantimi­t të shërbimit të ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania