Panorama (Albania)

Kavajë, ish- i dënuari tenton të përdhunojë vajzën

-

KAVAJE - Një 21- vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar një vajzë me qëllim për të kryer marrëdhëni­e seksuale jashtë dëshirës së saj. Burime nga Policia thanë dje se është bërë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale D. T., i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Ai akuzohet se ka tentuar të përdhunojë shtetasen me iniciale R. D., 31 vjeçe, në momentin kur ajo po kthehej për në shtëpi. Ngjarja është arritur të parandaloh­et nga policia, pasi kalimtarët që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë të vajzës, kanë telefonuar menjëherë në sallën operative. Burimet thanë se menjëherë drejt adresës së dhënë nga dëshmitarë­t janë nisur patrullat e Komisariat­it të Kavajës, duke kryer arrestimin në flagrancë të agresorit. Nga ana tjetër, vajza është shoqëruar për në spital dhe më pas është marrë në pyetje në prezencën e një psikologej­e, për shkak të gjendjes së rënduar. Burimet thanë se ajo kishte disa shenja të lehta dhune dhe ka qëndruar për pak kohë në urgjencë, ku i është marrë kallëzimi, më pas është larguar për në shtëpi. Ajo ka dëshmuar para oficerëve të shtëpisë se kishte vënë re një person që po e ndiqte në një rrugicë të errët kur po kthehej në shtëpi. Për këtë arsye, ajo ka shpejtuar hapat, por agresori ka nxituar duke e arritur dhe menjëherë ka nisur ta godasë dhe t’i grisë rrobat. Për këtë arsye, ajo ka kërkuar ndihmë duke bërtitur që ndonjë prej kalimtarëv­e ta dëgjonte. Megjithëse i riu herë pas here tentonte t’i mbyllte gojën me duar që ajo të mos bërtiste, disa persona të cilët kanë qenë duke kaluar rastësisht pranë vendngjarj­es e kanë dëgjuar dhe i kanë telefonuar policisë, duke i ardhur në ndihmë. Policia tha se 21-vjeçari është arrestuar për marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të rritura të mbetur në tentativë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania